Ministria e Brendshme ka njoftuar këtë të enjte se rreshjet e shiut që përfshinë 24 orët e fundit vendin tonë nuk kanë shkaktuar probleme dhe situata është nën kontroll.
Sipas Ministrisë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë rreshje bore në zonat malore, ndërsa rreshjet e shiut do të vijojnë edhe në ditët ne vijim.