Ne sot kemi një kryeministër të ndjeshëm në problematikën mjedisore dhe, falë tij, kemi zhvillime kurajoze dhe premtuese në sektorin e mjedisit (si moratoriumet për gjuetinë apo së fundi për pyjet). Sigurisht, ky fakt përbën një kusht të nevojshëm, por kjo s’do të thotë se është zgjidhur problem i zhvillimit të qëndrueshëm.
Ka rëndësi që sensibilitete të ngjashme dhe inisiativë të ketë i gjithë ekipi qeverisës. Më konkretisht. Pak vite më parë janë miratuar, duke shkelur ligjin e mbrojtjes së mjedisit dhe të zonave të mbrojtura, një mori hidrocentralesh, një pjesë e të cilëve i kemi denoncuar në fushatën elektorale të 2013. Vetëm në Gusht të vitit 2013, janë dhënë koncensione për ndërtimin e 9 HEC-ve në Valbonë (pak kush e ka marrë vesh). Ndërsa në 2009 ishte dhënë edhe një tjetër. Kontrata është firmosur nga zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës z.Enno Bozdo.
VKM Nr.680, dt. 16.08.2013 , rreth dy muaj pasi humbën zgjedhjet
Hidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:
HEC- 9A Valbonë
HEC- 9 B Otergi i Dragobisë
HEC-13 Otergi i Kaut
HEC-10 Valbonë
HEC-11 Valbonë
HEC-14 Shudenica në malin Potkuq
HEC-15 Shudenicës
HEC-12 Valbonë
HEC-16 Shpella e Kaurit
Do doja të inkurajoj qoftë ministrin e Energjitikës, qoftë atë të Ekonomisë dhe Mjedisit, për ndërprerjen e mundësive për ndërtimin e këtyre HEC-ve në këtë zonë të mbrojtur, jashtëzakonisht të rëndësishme për nga vlera natyrore. Imagjinoni në luginën e Valbonës, ndërtohen 10 hidrocentrale, duke masakruar atë bukuri që sapo ka ndjerë bumin turistik. Jam i bindur se Kryeministri do e refuzojë këtë process, por më pare ministritë përkatëse duhet të bëjnë pjesën e vet.
Ne kemi ardhur në pushtet për t’u sjellë ndryshe nga PD, gjë të cilën po e tregojmë qartë në mbrojtjen e faunës, në mbrojtjen e pyjeve, në ndalimin e ndërtimeve pa leje, në detyrimin e pagesave në sektorin e energjisë, në zbatimin e rregullave të qarkullimit etj. A duhet t’i lejojmë ne këto hidrocentrale që janë në konflikt të hapur me ligjet, pa folur dhe për interesat e Shqiptarëve, pasi fatkeqësisht shpesh ato janë neglizhuar? Arësyet janë të thjeshta dhe të qarta:
1. Lejet kanë më se dy vjet që janë dhënë dhe për fat skanë nisur punimet, pra ka një arësye ligjore për t’i anulluar.
2. Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar të japë leje dhe e sheh të arsyeshme që të mos jepen.
3. Nuk është pyetur komuniteti dhe pushteti lokal në B. Curri dhe në malësinë e Tropojës.
4. Nuk është marrë parasysh efekti kumulativ i tyre, gjë që rekomandohet qartë nga forumet ndërkombëtare për këtë sektor, por dhe nga ligji i sotëm shqiptar që e parasheh këtë element.
Dua t’i bëj një thirrje Ministrit të Energjitikës, personalisht atij, që ta vlerësojë seriozisht këtë problem, në nderim edhe të punës që ka bërë Prof Lekë Gjiknuri, i nderuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i nderuar edhe si pioner i lëvizjes mjedisore në Shqipëri. Do të gjykoja, që kjo ministri duhet të sjellë argumente se pse nuk duhen bërë këto vepra, që më shumë sjellin dëm për vendin, se sa dobi për zhvillimin ekonomik në tërësi. Në shumicën e rasteve, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se është më mirë të ndërtohet një hidrocentral i madh, se të ndërtohen një shumicë hidrocentalesh të vegjël, pasi këta të fundit kanë efekt kumulativ, duke dëmtuar mjedisin më shumë se një i vetëm, por i madh.
Megjithatë, në rastin e Valbonës apo kanioneve të Skraparit, si dhe në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura, do të thosha edhe njëhere, që nuk mund të cenohet e shkartërrohet në asnjë mënyrë dhe për asnjë cmim ajo bukuri dhe pasuri, që natyra na ka falur në shekuj e që kemi detyrim t’ja u trashëgojmë brezave pa i kompromentuar. Lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve në këto zona, do të na vendoste jo vetëm përballë përgjegjesisë ligjore, por edhe asaj morale dhe kombëtare edhe ndaj brezave të ardhshëm.
*Pjesë nga fjalimi i sotëm në Kuvend
ik pirdhu
Fol o Besnik , se na mbyten maskarenjte, nxjerrin vetem aksionet e policise te blloku dhe nuk bejne ze per shkaterrimin e SHqiperise
Enno Bozdo ka firmos dhjetra koncensione jo vetem per hidrocentrale.,dhe ne vend te jete ne burg ,sot drejton protesten tek liqeni per.ndertimin e nje kendi lojrash.dhe harron se gjysma e siperfaqes.se parkut te liqenit eshte zene nga pallatet me.lejen e llulzimes se Shqupit .
Ah mor Besnik.Ka dicka qe se ke kuptuar.Me ato pak hidrocentrale behen milioner pak vete.Me ruajtjen e asaj zone per turizem fiton e tere popullata e asaj lugine te mahniteshme per turizem.Por popullit si jepet dot koncesion se nga ata sfitohet gje, kurse atyre individeve po.Koncesioni ndonese forme primitive per te vjedhur e fituar eshte kryefjala e kesaj qeverie.Keshtu qe…..fjala jote ne vesh te perendise.
Qipidhas, te ka marre mende emri tend, instiktet. merru me mire me ate pune sic ke emrin se jane pune te renda per ty e serioze ato te mjedisit. Sterniperit e tu do i marrin vesh nese ste ngjane ty. Ka te drejte Besniku kur thote se burimet natyrore smund ti trashegoj nje brez e ca me pak ca politikane apo biznesmene.
Keto jane tymnaja injorantesh qe fjalen “hidrocentral” e lidhin me fjalen “shkaterrim”. Vendet si Italia, Zvicra, Austria dhe Gjermania nuk kane lene lumenj pa shfrytezuar per ndertime hidrocentralesh. Dhe Gjermania sot krenohet me energjine e paster qe prodhon. Kurse ne, flasim kot, bertasim kot, bejme sikur mbrojme ambjentin, dhe ekonomine vendase e leme ne vend numero. Shikoni pak se sa harxhohet per blerjen e energjise jashte vendit. Shikoni sa njerez futen ne pune me keto hidrocentrale. Shikoni se cfare te ardhurash do te kete shteti. Dhe pervec ketyre kuptoni, qe ambjenti nuk prishet se shfrytezohen burimet ujore atehere kur jane me shumice. Ne shyqyr qe i kemi qe te prodhojme dicka, e ne duam qe ti kemi e ti shohim e te kenaqemi duke i pare. Kjo eshte si puna e rrobave qe nuk i vesh qe te mos prishen.
Ah,more z.Toni,në se je pjestar i atyre konçensjoneve komenti juaj me të vertetë eshtë i justifikuar.Le të shpresojm se Z.E.Rama e don dhe e respeekton popullin e Tropojes më shumë se z.Berisha. Një zotim e ka mbajtur ,rrugen e Valbones e asfaltoj. Ja kan pa hajrin jo vetem tropojanet,por eedhe gjith shqipëtaret që kan vizitue Valbonen e do ta vizitojn. Ështe e sigurtë se banoret e tropojes nuk jan dakort për nderrtim h/c ne luginën e valbones,nje referendum do ta vertetonte mos pranimin. Po le të shpresojm se edhe investitoret do të ken mençurin e duhur për të mos rrezikuar duke shkatrruar jeten e banorve që brez pas brezii kan administruar ato prona. Le të shpresojm se ligji ipa shkruar i Malsisë Gjakovesë:”Mos luaj me tokën e tjetrit se luan me ……………………”të mos krtë nevoje të bahet realitet.
Po clidhje ke ti me politiken o Besnik Bare o zari i te tjerve ,shijoje dhe kete viti meqe ta dhuruan mandatin o maskara.
Kam patur rastintë vizitoj alpet e Ital is që kan nje sipërfaqe sae gjith shqipëria,kam pa h/c qëfunksjononin me tunele.,po në asnjë prrue apo lum me gjatsi 25km te jen ndertuar 10h/c.Kush ka sigurue para me trafiqe,korrupsjon pushteti mirkuptohet ne mbrojtje te konçensjoneve,se mepare djerse nuk nderton dot një mulli ,jo më h/c që kerkojnë miljona er. Banorët e luginës valbonës me siguri do të organizohen dhe do të ken mbeshtetjen e gjith banorve tëtropojes për të mbrojtur pronat,sistemin e vaditjes,ekosistemin,turizmin që edhtë në fillimet e tije. Deouteti Besnik Bare nuk ka interes personal ,nuk besoj se ka prona në luginen e valbones,me qendrimin që ka mbajtur mbron interesin puplik si i zgjedhur.