Revista Monitor ka publikuar sot një artikull ku argumenton se pritshmëritë e reformës së pensioneve të ndërmarrë nga qeveria Rama në 2014, nuk janë realizuar. Kjo ka sjellë reagimin e Enkelejd Musabelliut, në atë kohë këshilltar i Ministrit Veliaj për reformën e pensioneve:
“Revista Monitor ka botuar nje artikull shkencerisht te pasakte koke e kembe sipas te cilit reforma e pensioneve e vitit 2014 na paska deshtuar.
Argumenti i pare eshte se reforma nuk i ka zgjidhur problemet qe synonte te zgjidhte. Faktikisht, asnje reforme strukturore nuk jep rezultate qe vitin e pare, e jo me nje reforme pensionesh! Eshte absurde te pretendosh dicka te tille. Cdo reforme pensionesh bazohet ne projeksione afatgjata 60-80 vjecare dhe synon qe problemet qe adreson t´i zgjidhe ne terma afatmesme dhe afatgjata.
Te gjithe ata qe u moren me reformen nuk kane thene kurre qe problemet do zgjidhen per nje vit, por kemi theksuar qe skema e re do ta arrije efektin e plote ne vitet 2030-2040.
Megjithate, faktet tregoje se reforma ka dhene rezultate, madje ne disa raste edhe me te larta se pritshmerite. Deficiti eshte reduktuar edhe ne vitin 2014 (vini re, pa hyre reforma ne fuqi) edhe ne vitin 2015 dhe eshte reduktuar me ritme me te shpejta se pritshmeria. Numri i kontribuesve eshte rritur gjithashtu. Artikulli e thote vete qe raporti tani eshte 1.2 kontribues per 1 perfitues. Ishte 1 kontribues per 1 perfitues ne vitin 2014. Kush ia ka haberin skemave te pensioneve e di qe ky eshte nje rezulat i jashtezakonshem ne vetem 2 vite.
Keshtu qe pretendimi i revistes Monitor se reforma nuk i ka dhene zgjidhje deficitit eshte komplet i pabazuar e deri diku dashakeq. Ne Dokumentin e Politikave te Pensioneve nuk thuhet se deficiti do te behet zero qe vitin e pare. Do te ishte lajithitje e eksperteve qe u moren me reformen po te ishte thene keshtu. Ne kemi thene qe deficiti do te reduktohet pak nga pak cdo vit, dhe do te behet zero ne vitin 2045. Edhe ne 2014, edhe ne 2015 deficiti eshte reduktuar ashtu sic pritej dhe ashtu sic mund te shihet qartesisht ne Dokumentin e Politikave te Pensioneve.
Meqe artikulli ka krahasuar perfitimet e pensionisteve ne rajon (do merrem pak me poshte me kete), perse nuk ka krahasuar edhe deficitin e skemave te pensioneve ne rajon?! Serbia e ka deficitin pothuajse 10% te PBB (Shqiperia e ka vetem 2% te PBB), cka eshte kthyer ne rrezik per stabilitetin makroekonomik te atij vendi.
Pretendimi tjeter i artikullit eshte se shkalla e mbulimit nuk eshte rritur. Serish, nuk eshte thene se do mbulohet e gjithe popullsia brenda vitit te pare, por eshte thene se do te rritet gradualisht. Merrni numrin e kontribuesve sot dhe krahasojeni me parashikimin e Dokumentit te Politikave te Pensioneve. Eshte me i larte se parashikimi dhe kjo eshte perseri arritje.
Se fundi, pretendohet se Shqiperia ka pensionet me te uleta ne rajon dhe revista ne fjale arrin ne kete perfundim duke bere nje krahasim NOMINAL te pensioneve mesatare ne rajon. E kam shkruar me te medha fjalen “nominale” sepse cdo ekonomist e di gafen shkencore qe behet kur orvatesh per nje krahasim te tille. Eshte njesoj si te krahasosh dardhet me delet (meqe fillojne te dyja me shkronjen D). Krahasimi REAL behet duke krahasuar shkallen e zevendesimit (thjesht, sa perqind e pages mesatare eshte pensioni mesatar). Nje krahasim i tille nxjerr se ne te gjitha vendet e rajonit pensionet jane 35-40 % e pages mesatare. Pak a shume ne te njejtin nivel.
Dhe me qe jemi tek perfitimet, hidhini nje sy tabeles ngjitur, e cila eshte hartuar nga OECD (nje burim miliona vite drite larg nga Monitor persa i perket besueshmerise). Ne te tregohet se sa do te jene pensionet ne vendet Europiane per nje individ qe fillon pune ne vitin 2010. Krahasoni Shqiperine me vendet e rajonit. Ne Shqiperi pensionet do te jene 78% e pages mesatare, ndersa ne Serbi 22% e pages mesatare.
Sic e kemi thene e sterthene, reformat e pensioneve behen per te ardhmen dhe, me c´llogarit OECD, kjo skema jone ne te ardhmen na rezultoka ca si shume me e mire sesa vendet e rajonit
(ps. Apo te kete lajthitur OECD valle?! :p)
Po sa per korrektesi, jepni dhe artikullin e Monitorit e jo vetem komentin e lejfenit te Erivelit.
Sbesoj se ka nevoje per me shume argumenta sec ka dhene autori i artikullit.
Duhet te jesh nje njohes i mire i nje reforme te tille apo nje skeme te tille pensionesh per te kuptuar se cdo argument i thene eshte plotesisht i vertete. Por ne Shqiptaret vuajme pak nga padurimi, i duam rezultatet direkt, madje qe diten e pare te miratimit te reformes.
Reforma e pensineve ishte mese e nevojshme. Vetem per te thene te gjitha problemet qe kishte reforma besoj nuk do me dilte vendi ti shkruaja e nder me kryesoret ishte demi qe shkaktonte tek buxheti i shtetit . Sigurisht qe vazhdon ende te kete probleme po fundja askush nuk tha qe do ishte perfekte qe vitin e pare..
Bravo Gledis,e paske merituar rrogen per sot nga eprori yt!
Di gje ti qe te kerkoi njeri qe ato qe ti i quan refoorme ne po i kerkojme t’i realizosh qe vitin e pare???
Meqenese qenke i brendeshem,a je i zoti te na sqarosh se;
1-Perse duhej bere kjo reforme?
Cfare te metash kishte deri me sot qe duhej reforme?
2-Cfare arriti te beje kjo reforme,pervec shtimit te kontributeve per shtetin?
3-A e reformoi legjislacionin RRUMPALLE TE PENSIONEVE???
4-A korigjoi padrejtesite e bera deri me sot ndaj pensionisteve?
5-Juristet qe keni ne ISSH dhe DRSSH,i mbani per te mbrojtur e justifikuar shkeljet ligjore te eproreve te tyre ndaj pensionisteve apo jane mbrojtesit e ligjeve dhe te drejtes se cdo pensionisti?
Jo per gje,por shikojme tek juristet e ISSH,vetem ca “KUCEDRA”,qe u sulen pensionisteve qe bejne kerkese padi ndaj tyre sikur do ti hane!!!
6-Si mund ta quani ju REFORME TE PENSIONEVE kur nuk eshte bere me ligj,por me udhezime te brendeshme qe nuki i njeh asnjeri?
7-Po shkeljet e Kushtetutes,qe legjislacioni dhe ISSH ka bere per 25 vjet ndaj ish ushtarakeve,PSE NHUK I KA KORIGJUAR KJO PALO REFORME???
Vetem klikat FASHISTE veprojne keshtu sic keni bere ju me pensionet!
Ne cdo veprim gazetaret perpiqen te gjene anet negative te tij, qofte edhe kur nuk ka do shpikin ndonje vetem e vetem te tregojne se kte shtet nuk ka reforme ta ktheje ne vije, se cdo gje qe behet eshte gabim dhe nuk i veme faj asnjerit pastaj qe do te largohet nga Shqiperia me gjithe kete pesimizem qe lexon neper gazeta.
Anet e mira nuk i tregon askush, faktin qe nje reforme do kohe te jape rezultate nuk e permend kush por vetem te kritikojme…
Jam pensionist,por nuk kam ndjere se pensioni im eshte permoresuar megjithese kam 5 vjet qe rropatem gjyqeve per te kerkuar te drejtren time qe ma jep ligji,por KUCEDRAT JURISTE TE ISSH-se dhe DRSSH-se si juriste, me miratimin e gjyqtareve marrin raporte mjekesore qe shtyjne seancat disa vjet!
Cfare p[aska sjelle reforma per pensionistet,pervec TALLJES me ne???
Nena ime ishte mesuese qe doli ne pension ne moshen 60 vjeçare, pinte ilaçe per depresion dhe jepte psikologji ne shkolle te mesme. Po kur te veje nje mesues ne moshen 65 vjeçare ? Te na rroje Erjon Velia
Per mendimin tim shyqyr e mori guximin Veliaj per nje reforme te tille se cdo qeveri me pare, cdo minister pune me pare nuk vuri dore ne nje sistem aq lemsh sa ai i pensioneve. Sistem qe vetem krijonte probleme ne buxhetin e shtetit, ama ishte aq i komplikuar sa askush nuk guxonte te nderhynte..
Eshte thjeshte nje mashtrim, ne shqiperi genjejne te gjithe qe nga i pari vendit deri te roja me i parendesishem. Skemat dhe perfitimet e pensioneve jane te publikuara, artikullshkruesi genjen,mashtron. Italia e ka 95% te pages, Gjermania e ka 105% te pages. Ne shqiperi pensioni eshte i barabarte me faturen elektrike te konsumit mujor, pagat qesharake, aq sa vendi po shkon ne deflacion. Shembujt qe jepen ne shtyp jane per kohen minimale te perfitimit te pensionit dhe jo per vitet e plota. Me te genjyer nuk mund te shkohet me europe, po mesohen te gjithe me te genjyer, edhe kryeministri thote qe energjia elektrike u ule, por ne fakt genjen sepse energjia elektrike eshte ngritur, kjo dihet boterisht. Por duke genjyer askush nuk te beson. Eshte krijuar nje zakon i keq me vesin e te genjyerit.
Shkrimi origjinal i Monitor nuk ben asnje koment, thjesht jep tabelen krahasuese me rajonin, eshte lapsi qe merr tabelen dhe thote reforma ka deshtuar. Autori perpara se te beje komente mbi nje shkrim, origjinalin e te cilit nuk e ka lexuar, le te lexoje origjinalin njehere ne linkun me poshte:
http://www.monitor.al/shqiperia-e-fundit-ne-ballkan-per-pensionet/
Gabimisht quhet reforme ne pensione.
Kjo nuk eshte reforme, por thjeshte nje formule e re llogaritje me qellim qe pensionet ti kushtojne sa me pak buxhetit te shtetit. Nese do te ishte reforme, shteti duhej te paraqiste mekanizma transparent per shtimin e vlerave te grumbulluara.
Ndryshimi i ligjit (ne rastin konkret nenkupto formules se stisur) per pensionet nuk mund te behet “brenda nates” apo te hyje ne fuqi “ne date te vjeter”, por jepet nje kohe me e gjere, keto jane kontribute qe njeriu i investon per gjithe jeten, ben llogari… Normale eshte te publikohet dhe te futet ne fuqi te themi ne kufijte e dy viteve.
Ah mor torollak kur u bere ti te flasesh per reforma:(:(
…artikull shkencerisht te pasakte ka ke e kembe….” Si ta kuptojme kete more idjot me diplome????
…artikull shkencerisht te pasakte koke e kembe….” Si ta kuptojme kete more idjot me diplome????