Një sasi kokaine me vlerë rreth 200 milionë dollarë është kapur nga autoritetet Amerikane në Teksas. Kokaina ishte planifikuar të futej në SHBA nëpërmjet një nëndetëseje të vogël dhe peshonte rreth 5.5 tonë.
Autoritetet Amerikane kanë bërë me dije se janë arrestuar 4 persona, të cilët drejtonin mjetin, si dhe është konfsikuar sasia e kokainës. Ndërkohë, një sasi kokaine prej 12 000 paundësh është kapur në po të njëjtin vend Gushtin e kaluar.