Ndërkohë që punimet e Unazës së Re në zonën e Stacionit të Trenit vazhdojnë, ish banorët e banesave të shkatërruara përpiqen të përshtaten me mënyrën e re të jetesës. Ata janë mbledhur në kafene dhe tregojnë historitë e tyre për dritare.net. Mahmudie Këlliçi është një nga ish pronaret e ndërtesave të shkatërruara.
Historia e Mahmudie Këlliçit
Mahmudien e gjej pranë tregut të rrobave të përdorura. Mjaft e sjellshme dhe e qetë. Më fton të ulem në një karrige aty pranë që e përdor për t’u çlodhur gjatë ditës. Për të biseduar qetë dhe për tu larguar pak nga zhurma mbytëse e punimeve por edhe e tregut që gëlon. Teksa bisedojmë herë pas here i hedh një vështrim tendës ku ajo shet rrobat e përdorura.
“Kam gjetur një cep këtu, pasi dyqanet që kishim bashkë me shtëpinë na i prishën. Bashkia na ka shpronësuar vetëm për ndërtesën, por jo për truallin. Paratë e banesës na kanë kaluar në bankë, ndërsa për truallin na kanë premtuar që do të na dëmshpërblejnë, por akoma asgjë.”- tregon Mahmudia duke ngritur supet.
“Nuk na është ofruar asgjë përveç shpronësimit i cili është shpërblyer me një vlerë shumë të ulët 39 milion leke të vjetra me të cilat nuk kemi mundësi të ndërtojmë një shtëpi tjetër”.
Aktualisht Mahmudia jeton në apartamentin e një pallati aty afër. Qeranë e paguan me kursimet e familjes, por edhe nga lekët e shpronësimit. Por sa mund të zgjasë kjo gjendje?
Të ardhurat e vetme të familjes janë 180 mijë lekë pension që merr bashkëshorti. “Është invalid i shkallës së dytë”, shpjegon Mahmudia.
“Ky projekt është filluar që në 2013 nga kryetari i atëhershëm i bashkisë. Jemi lajmëruar që atëherë, ndërsa tani u paralajmëruam që për pesë ditë duhet të dalim nga shtëpia dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, në një takim me kryetarin aktual të bashkisë, na u premtua se do të ndërtoheshin pallatet ku do të strehoheshim”.
“Jo pallate me dymbëdhjetë kate që nuk u ndërtuan, po as me tetë kate.”
Ishte batuta e zonjës Mahmudie ajo e cila shkëput bisedën midis nesh, sepse duhet të vazhdojë punën. Që të jetojë.
Historia e Gencit të “Debatikut”
Kafeja e lagjes është shndërruar në të vetmin vend ku mund të bisedojnë e të “qajnë hallin” ish banorët e pastrehë tek Stacioni i Trenit. Disa nga këta banorë janë ulur për të biseduar me njëri – tjetrin, me shpresën se dikush mund t’i ndihmojë. I pranishëm midis tyre, edhe kryetari i demokratëve në këshillin bashkiak, Leonard Olli. “Na premtoi se do ta çojë çështjen tonë, lart, në mënyrë që të rritet shuma që na takon për shpronësimin”- tregon Oliver Tresa, duke treguar me dorë nga tavani i kafes.
Menjëherë midis tyre bie në sy aktori i njohur Pëllumb Dervishi. Që në moshë të vogël ka luajtur nëpër filma. Ndër më të njohurit është filmi “Debatik” me rolin e Gencit, shokut të ngushtë debatikas të Colit. Kush nuk ka qarë, kur atë e vranë, në rol . Gjithsej, Pëllumbi ka luajtur 15 role kryesore dhe shumë e shumë të tjerë. Sot është një nga të pastrehët tek lagja e Stacionit të Trenit.
“Këta jo vetëm që na kanë lënë në rrugë, por na kanë vrarë edhe shpresën. Ky vend nuk ka më çfarë të shpresojë. Kur ty të heqin të drejtën e pronës e cila është e garantuar me ligj çfarë mund të presësh tjetër” Ai e quan të drejtën e pronës “e drejta e shenjtë”. “Kryetari i bashkisë tha që nuk do vendosim makinat para njeriut dhe po bën të kundërtën. Po na përze nga shtëpia për të ndërtuar parking”-shton Pëllumbi.
“Pretendohet se ne kemi ndërtuar ngjitur me Stacionin e Trenit. Stacioni i Trenit është ndërtuar në 1973. Prandaj dhe ka ardhur treni tek ne dhe jo ne tek treni sepse ne shtëpitë i kemi ndërtuar që në 1930.”
Aktualisht jeton në shtëpi me qera bashkë me familjen, gruan, dy djemtë, nipërit dhe mbesat.
Historia e Mustafa Allës
Banorët janë dakord që bulevardi të ndërtohet por me kusht që të shpronësohen sipas vlerës reale të tokës por edhe banesës. Bashkia iu ofron vetëm 264 mijë lekë për metër katrorë kur vlera reale shkon në 1200 euro metri. “Punimet për Bulevardin e Ri kanë filluar nga Stacioni i Trenit e do të vazhdojnë deri te lumi i Lanës në Paskuqan. Ndërkohë janë shkatërruar 15 shtëpi. Në gjithë këtë pjesën do të ndërtohen pallate”- thotë Oliveri
Një tjetër banor i cili ka mbetur jashtë është Mustafa Alla.
” Nga 200 metra katrorë që kisha në pronësi vetëm 85 metra i përfshinte projekti. Mirëpo na i prishën të gjithë banesën me pretekstin se nuk po na lejojnë të qëndrojmë aty për arsye sigurie. Mund të kishim ndërtuar një çadër përkohësisht”- tregon Mustafai dhe sytë i mbushen me lot teksa përmend fëmijët.
Banorët janë dakord që bulevardi të ndërtohet por me kusht që të shpronësohen sipas vlerës reale të tokës por edhe banesës. “Bashkia na ofron vetëm 264 mijë lekë për metër katrorë kur vlera reale shkon në 1200 euro metri. Ndërkohë janë shkatërruar 12 banesa gjithsej. Në gjithë këtë pjesën do të ndërtohen pallate”- thotë Oliveri.
Projekti për bulevardin e ri
I ftuar në emisionin e gazetarit Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shpreh se: “Ne kemi banesa sociale për të pastrehët dhe dy prej tyre e kanë pranuar. Disa të tjerë kanë pranuar paratë. Kanë marrë bonus qiraje ata që thonë kam nevojë imediate për dy vjet bonus qiraje nga bashkia në mundësitë tona ligjore”. Ndërkohë që banorët e pastrehë e mohojnë këtë fakt.
“Do të shndërrohet nga një stacion terminal në një stacion urban. Do të kemi një pikë të stacionit urban në Tiranë. Pjesën tjetër do ta shfrytëzojmë për parkun qendror dhe për bashkinë. Ne i kemi bërë një ftesë qeverisë që n.q.s ka institucione të tjera që do të transferohen atje. Qoftë për ministri, teatro, opera ne do të kemi pronë shtesë. Tek Bulevardi i Ri ne kemi filluar parkingun e ri me 400 vende tek zona e Stacionit te Trenit”
“Raporti që po e rishikojnë arkitektët britanikë “Green Sho Architect” që e ka fituar projektin këtu e gjashtë vjet para kanë marrë një porosi nga bashkia për të ndryshuar projektin për të ulur ndërtimin dhe për të shtuar hapësirat e gjelbërta. Kemi kërkuar pjesën e gjelbër dhe kur “Green Sho Architect” të na sjellë projektin definitiv pastaj do ta botojmë për publikun”, u shpreh Veliaj në emision.
Banorët shprehen të irrituar nga largimi i tyre, ndërkohë që Bashkia nuk ka një projekt përfundimtar.
“Nuk ka logjikë që të fillojë realizmi i një projekti që ndërkohë nuk është bërë ende publik ose akoma më keq nuk ka përfunduar” , shprehet Oliver Tresa.
Ai na fton të xhirojmë në magazinën ku banon. Ditën që i prishën shtëpinë, i ati donte të hidhej nga çatia, vetëm të mos lejonte t’i prishej shtëpia, blerë me dokumente të rregullta, në kohën e Zogut. Oliveri i ka gjithë dokumentet dhe na i tregon. Bashkë me pafuqinë e tij, për të kundërshtuar shtetin, që nuk i thotë as çfarë do bëjë, në shtëpinë që i prishi./Dritare.net
Çju duhen bulevardet ju, o kafshë pylli.
Lahuni më shpesh dhe lini të qetë njerëzit me hallet e veta,
duke qenë se nuk i ndihmoni dot ata.
Ci duam bulevarded ne mire e ke.. Kafsha e pyllit s’ka bulevarde, pa rruge, pa komunitet, drita.. Me mire ne shtepi te falemi Allahut a Zotit 4-5 here ne dite pa drita dhe ky eshte qyteterim.. E ka gabim nje bote e tere qe ben keto gjera.. Te strukemi neper shtepira te gjithe ham nje kothere buke dhe kjo eshte jeta.. Jeta duhet te behet e qete duke I lene rehat njerzit ne hallet e veta dhe kur eshte koha per tubacjone te ujrave te zeza mos ti bejme se e lem topilin mu ne mes te shtepise.. Ky eshte qyteterimi qe te ndan nga kafsha e pyllit..
Kjo Mahmudia I bie te kete lindur nga fundi I viteve 60′. Imagjinoni ate baba tiranas, i cili ka thene me plot gojen,shume krenar, “goces kena me i vu emrin e bukur turk Mahmudie, sepse kshu e ka pase emnin e joma e Sulltan Mahmutit”.
Hajde shpjegoj shtetin europianoperendimor ketyre njerezve.
Megjithate, e pranoj se kjo gruaja nuk ka faj, as per emrin, dhe as per faktin qe I kane marre shtepite.
Turpi eshte diku tjeter. Kjo shoqerise e dhjere civile, perse nuk mbron interest e ketyre njerezve te pambrojtur? Ai parku tek liqeni prishet prape kur te duash dhe behet prape hapesire e gjelber, ndersa shtepite e ketyre njerezve te pafajshem do humbasin pergjithmone. Ashtu sic na prishi shteti i ashtuquajtur komunist shtepite mua dhe komshinjve te mij per te zgjeruar nje fabrike te atehershme.
20 vjet kujtime iken pergjithmone. Prandaj I kuptoj keta njerez. Erion Veliaj eshte nje njeri I mire por I papjekur qe rastesisht u be kryetari bashkie. Por keta banore te pafajshem duhet te shperblehen sic duhet. Duhet t’ju jepen shtepi diku.
Por ama, shoqerise e dhjere civile e deputeteve te PDse ka pune te rendesishme per te bere. Do mbroje parkun nga sulmet e kalamajve te Tiranes qe do luajne me ca lodra, te cilat nje kryetar tjeter bashkie I heq kur te doje.
Ky shtet hale nuk di sec ben!!!!!!!!
Me pretendimin se prona i duhet kthyer ish pronareve nxorren njerzit ne rruge pa pyetur fare dhe i dhane pronareve edhe shtesen e katit ndertuar nga shteti me kontributin vullnetar te qytareve,ndersa tani as qe pyet per pronen e pronareve i nxjerr ata ne rruge pa i dhene demshperblimin qe i takon.
Televizioni izraelit (në frengjisht) shkruan se kemi kthyer 6 emigran sirian drejt greqise.