FOTOT e gruas nudo, akuza për tradhti, fyerje: Vlon gara mes Trump dhe Cruz

26 Mars 2016, 13:49Lifestyle TEMA
FOTOT e gruas nudo, akuza për tradhti, fyerje: Vlon gara mes Trump dhe Cruz

Gara mes Donald Trump dhe Ted Cruz ka rritur pikën e vlimit.

Dy rivalët në kampin republikan janë përfshirë në një luftë të egër fjalësh duke mos kursyer as gratë e tyre.

Fillimisht “goditi” një mbështetës i Cruz me foton nudo të Melania Trump.

Donald Trump u kundërpërgjigj se do t’i nxirrte të palarat gruas së Cruz.

Cruz reagoi duke thënë se nuk e kishte nisur ai sulmin.

Trump më pas e ngacmoi duke postuar një foto të një fansi që bënte një krahasim ironik të gruas së Cruz me Melania Trump.

Cruz e “kërcënoi” Trumpin duke i thënë të mos merrej me gruan e tij, Heidi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo hynë në lojë dhe gazetat.

“National Enquirer” publikoi një artikull ku thuhej se Ted Cruz kishte patur vitet e fundit pesë lidhje jashtëmartesore.

Cruz e mohoi duke i quajtur “plehra” dhe akuzoi Trumpin se fshihej pas gjithë kësaj.

Trump reagoi në Facebook duke thënë se s’kishte aspak lidhje me këtë sulm mediatik dhe tha se shpreson që asgjë prej atyre që u thanë të mos jetë e vërtetë.

Një rivalitet tejet i nxehtë që pritet të kulmojë javët e ardhshme, ku mund të shpallet edhe kandidati zyrtar republikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje