Të gjithë ata qytetarë që do të rikonstruktojnë banesën e tyre deri në masën 25 % do të detyrohen të bëjnë termoizolimin dhe të vendosin paisje me konsum të ulët energjie.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë po përgatit ndryshimet në ligj të cilat parashikon ndërhyje në ndërtesat aktuale me synim për të ulur konsumin e energjisë elektrike.
Drejtori i Burimeve të Energjisë së rinovueshme në ministri Gjergj Simaku shpjegon se kjo nismë u ndërmor nisur nga fakti se tashmë pjesa më e madhe e ndërtimeve thuajse kanë përfunduar dhe ky ligj funksiononte vetëm për ndërtimet e reja, raporton Ora News.
Aktualisht ministria e Energjisë po punon edhe për një metodologji në bazë të së cilës do të përcaktohet edhe kostoja që duhet për të realizuar këtë ndërhyrje. Mos zbatimi i detyrimeve dënohet me gjobe në masën 300,000 lek për projektuesin dhe në masën 1,000,000 për zbatuesin e punimeve.
Se pari nuk eshte e drejte denimi me gjobe per ndertuesin por zbatimi 100 % i projektit, ndryshe nuk duhet te jepet leja e shfrytezimit dhe hipotekimit ose akoma me mire ndjekje penale e projektuesit ,zbatuesit dhe ndertuesit,dhe nxjerrja e objektit ne ankande per ta blere nga firma te tjera ,te cilat duhet t’i permbahen rigorozisht projektit, dhe SE DYTI: nuk ka shtet ne bote qe te detyroje qytetarin kur bene rikonstruksion ta beje me termo-izolim,kjo eshte prone e tij, te cilit ashtu i ka pelqyer kur e ka blere pa termo-izolim, kjo duhet te jete thjeshte dhe vetem ne deshiren e tij. Eshte ndryshe kur behen ndertime te reja dhe ndryshe kur behen rikonstruksione, kjo eshte thjeshte nje diktature nga ana shteterore,i cili sic duket nuk jeton dot pa te
po mire, e bejme rikonstruksionin te ndare ne tre faza te ndryshme keshtu e pjestojme 25% per 3 dhe edhe rikonstruksionin e bejme edhe ligji nuk na kap.
Shteti mund te te ofroje 50-60 % te shpenzimit nese qytetari vendos te aplikoje normat moderne te ndertimit ne rastin kur ben rikonstruksion te nje ndertimi privat.Kjo eshte ajo qe ben shteti per te stimuluar,nxitur qytetarin per aplikimin e normave moderne e jo te te detyroje(DHUNOJE) te shpenzosh parate qe NUK I KE .Nese keta qe bejne ligjet pretendojne se shohin nga e ardhmja e modernja ,atehere le ti referohen modernes edhe ne menyren e nxitjes e subvencioneve te modernes nga shtetet te cilave u referohen…ndryshe eshte nje dhunim prej çyrykeve(DEFICENTEVE) ligjvenes.