Nga Gora, “qytetar” i BE: Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukësit

26 Mars 2016, 19:16Sociale TEMA

Nga Bashkim Shala

Çdo javë në qendër të Kukësit, pasagjerë të pazakontë ngjiten me dokumente në duar brenda një furgoni dhe nisen për një udhëtim tetë orësh drejt Sofjes, kryeqytetit bullgar. Pasagjerët i përkasin zonës së Gorës, e njohur për komunitetin e vet dygjuhësh dhe përmes këtij udhëtimi, shpresojnë të fitojnë një pasaportë bullgare që u hap dyert për në Bashkimin Europian.

Shoferi i furgonit, goran edhe ai nga Zapodi, nuhati një mundësi të mirë biznesi kur interesi për kartat bullgare u rrit dhe vendosi të bëjë një linjë të rregullt Kukës-Sofje e kthim, kundrejt një çmimi të leverdishshëm prej 60 eurosh.

“Nisem në darkë dhe mbërrij herët në mëngjes në Sofje. Pasagjerët e mi kanë mundësi të regjistrohen në lagjet e Sofjes (kusht për marrjen e nënshtetësisë) apo të mbarojnë punët në Presidencë,” tha për BIRN shoferi T.Bajraktari.

Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.

Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.

Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.

Shoqata, paradhoma e konsullatës

Gjatë pesë ditëve të javës, para konsullatës bullgare në Tiranë sheh grupe banorësh të zonës së Gorës, të cilët presin radhën për të aplikuar për nënshtetësi bullgare. Në hyrje të portës, Nuredin Nuredinaj-me origjinë nga Gora dhe banim në Farkë u kontrollon dokumentet dhe i këshillon aplikuesit për mangësitë që mund të kenë.

Nuredinaj luan rolin e përkthyesit zyrtar të Konsullatës, ndonëse goranët nuk e kanë të vështirë të komunikojnë direkt me konsullin bullgar.

Në fazën e parë të aplikimit, ata duhet të paraqesin çertifikatën e lindjes, atë familjare dhe çertifikatën e trungut nga babai dhe nëna; të katërta me firmë të prefekturës dhe vulë apostile të Ministrisë së Jashtme.

Një dokument i pestë luan megjithatë një rol thelbësor në marrjen e pasaportës; aplikantët duhet të regjistrohen si anëtarë të shoqatës “Prosperitet Golloborda”.

Njësoj si para konsullatës bullgare, radhë goranësh gjen edhe pranë selisë së kësaj shoqate, e cila ndodhet në një pallat të veçuar në lagjen Ali Demi të Tiranës. Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro.

Konsullata bullgare dhe shoqata “Prosperitet Golloborda” luajnë rolin e dy enëve komunikuese për kandidatët që aspirojnë nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian. Në selinë e shoqatës, BIRN vëzhgoi lëvizjen e shpeshtë të një automjeti “Hyndai” me targa bullgare, pasagjer i së cilës ishte edhe një punonjës i konsullatës.

Kryetari i kësaj shoqate, Haxhi Pirushi pret e përcjell njerëz, ndërsa shton radhët e shoqatës me anëtarët e rinj që presin të përfitojnë nënshtetësinë bullgare.

Banorë të Gorës i thanë BIRN se aplikimet për pasaportë bullgare morën popullaritet të lartë që në vitin 2012, por procedurat u quajtën të pavlefshme dhe të interesuarit u këshilluan të përsërisnin dokumentet.

“Me ardhjen e qeverisë së re të Bojko Borisovit, shanset janë shtuar se tepërmi për të marrë një pasaportë bullgare, ndërsa afatet kohore janë zvogëluar ndjeshëm,” thotë E.Nuredini, i lindur në Oreshkë të Gorës dhe banor në Farkë të Tiranës.

Pakica etnike “e diskutueshme” 

Kërkesat e Bullgarisë për njohjen e “pakicës etnike bullgare” në Shqipëri  kanë shkaktuar jo pak komente në mesin e komuniteteve dygjuhëshe në Kukës. Në dy dekadat e fundit, diplomatë të vendeve ballkanike dhe segmente të caktuara të politikës dhe akademive të shkencave të këtyre vendeve, duke përfituar nga rrethanat aspak të favorshme ekonomike të Shqipërisë kanë treguar oreks në rritje për të “zbuluar” pakica etnike, mundësisht komunitete me një numër sa më të madh banorësh.

Zenulla Bala, mësues në pension dhe studiues nga Shishtaveci mbron idenë se komuniteti i goranëve është zgjeruar me banorë shqiptarë të zonave përreth, të cilët më pas kanë mësuar edhe gjuhën e tyre. Në monografinë me titull:”Shishtaveci, historia dhe tradita”, Bala shkruan se shumë banorë janë mbledhur aty në shekuj nga fshatrat Surroi, Nanga e Lumës, Topojani, Novoseja e Tetova.

“Unë për vete jam nga Mati. Kam lindur në Shishtavec, kam jetuar në Përmet, kam studiuar në Tiranë dhe e quaj veten shqiptar,” thotë Bala.

Pretendimet bullgare mbi këtë komunitet, sipas tij zënë fill në shekullin e XI, ndonëse nuk janë të bazuara në dokumente. Torbeshët-siç quhen ndryshe goranët e Kukësit konsiderohen si mbetjet e fundit të lëvizjes bogomile, të zhvendosur pas përndjekjeve që katolikët bullgarë i bënë popullsisë ortodokse.

Përveç historikut të zonës, Bala ka studiuar edhe lëvizjes demografike të zonës pas viteve ’90, ku rezulton se Shishtaveci ka humbur ¾ e popullsisë së vet gjatë viteve të fundit. Në studimin e tij prej 87 faqesh thuhet se nga 2 mijë banorët e pas ’90, në fshat kanë mbetur 460 vetë, kryesisht të moshës së tretë.

Përtej diskutimeve kontroverse mbi etninë, banorët e kësaj zone kanë zgjedhur të jenë pragmatistë përballë mundësisë së artë të paisjes me nënshtetësi bullgare, si një mënyrë për t’i shpëtuar varfërisë dhe mungesës së perspektivës në njërën prej zonave më të varfra të vendit.

Pasaportat e reja u mundësojnë atyre qëndrimin në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në Angli si dhe lehtësira të shumta në shkollimin e fëmijëve.

Sevdia, një kuzhiniere e njohur në Kukës është në pritje të letrave bullgare bashkë me vëllezërit e saj. Gruaja po planifikon shpërnguljen e të gjithë familjes në Angli.

”Pas vitit 1990 nuk kam punuar asnjë ditë. Së fundi i shkova në zyrë kryetarit të bashkisë, por nuk më dha asnjë shpresë,” tha ajo, duke shpjeguar arsyet e largimit.

Shkollimi i fëmijëve në vendet e BE-së është një tjetër arsye që josh goranët për të rendur pas bërjes së dokumenteve. Dhe shembujt e suksesit në këtë drejtim nuk mungojnë.

Enkeli nga fshati Borje, por me nënshtetësi bullgare ka mbaruar studimet Bachelor në Bullgari dhe ato master në Gjermani.

“Bullgaria ka favore për shkollimin në vendet anëtare të BE. Një student bullgar paguan thuajse 10 % të vlerës së shkollimit,” thotë ai.

Enkeli jeton së fundmi në Angli dhe shpreson që të tërheqë atje edhe pjestarët e tjerë të familjes, të cilët po presin këto ditë me padurim një përgjigje pozitive nga Sofja.

 

“Guri i lotëve”, vendi i përcjelljes së goranëve në kurbet

Emigracioni ka qenë një fenomen i zakonshëm për banorët e Gorës, që pas Luftës së Parë Botërore. Studiuesi Zenulla Bala i tha BIRN se po boton një libër të ri kushtuar emigracionit, me titullin “Guri i Lotëve”. I njohur ndryshe edhe si Guri i Mëngjesit, vendi shërbente për përcjelljen në kurbet të djemve nga Shishtaveci. Bala thotë se banorët e Gorës kanë emigruar në atë periudhë kryesisht në Egjipt, Turqi e Greqi, por edhe në vende tjera deri në Azerbajxhan. Edhe pas viteve ’90, banorët e Shishtavecit ishin ndër të parët që provuan kurbetin. Në fillim të vitit 1995 ata filluar të emigrojnë në Maqedoni. Sipas Zenulla Balës, nuk  ka person nga Shishtaveci që të mos ketë emigruar njëherë në Maqedoni. Por gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar rastet e dhunës serbe ndaj popullsisë gorane që jeton në pjesën e Shqipërisë. Nga fshati Shishtavec numërohen tre të rinj të vrarë në kufi nga serbët, ndërsa një person tjetër i vrarë në kufi është nga fshati Borje.

26 komente në “Nga Gora, “qytetar” i BE: Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukësit”

  1. Fottaq says:

    Shqiptaret jan vertet njerez, pa identitet kombetar. Jan te gatshem te deklarohen cdo gj, edhe indiane po pati rast te mire. Kjo esht normale per nje komb artificial si shqiptaret i krijuar nga austriaket e italianet per te pasur shtet protektorat ne gadishullin ballkanik.

    1. zz says:

      Si puna jote hahahahaha por mire qe e dike qe je i tille kjo eshte kryesorja sa per gallabordasit ata jane te ardhur aty prandaj dhe kthehen andej dhe nga kane ardhur dikur me hordhite sllave

      1. Marco Bocari says:

        Ka dy pasaktesi ne shkrimin e gazetarit.
        – e para gjuha qe flasin keto fshatra mund te quhet bullgare (bugar) por jo “makedonase”,pasi nuk ka gjuhe makedonase.Gjuha e makedonasve te lashte eshte nje nga dialektet e illyrishtes.Nderkohe gjuha qe sot flitet ne Makedonine Veriore (te Shkupit) eshte shqipja per shqipo-makedonasit dhe bullgarisht (dialekti perendimor) per sllavo-makedonasit. Nuk ka “gjuhe makedonase”
        – e dyta bogomilet ishin popullsi bullgare qe ishin kristianizuar,por qe ruanin vecantite e tyre ne konceptet e besimit fetar dhe keshtu kishin krijuar nje komunitet fetar me vehte.Ky komunitet kristian ne kohe te ndryshme eshte quajtur heretik si nga kisha ortodokse (si bullgaret edhe bizantinet) ashtu edhe nga ajo katolike,ndaj ata jane perndjekur vazhdimisht dhe kane levizur e shperngulur ne kohe e vende te ndryshme per shkak te persekutimeve te kishave dhe te pushteteve. Kur Ballkani u pushtua nga osmanet as kisha ortodokse dhe as ajo katolike nuk kishin me mundesi te persekutonin kristianet bogomile,pra perfundon periudha e persekucineve.Duke mos u ndjere te afert as me ortodokset e as me katoliket nje pjese e kristianeve bogomile u konvertua ne islam.

    2. tt says:

      Kur flitni dhe ju grekofilet per Shtet eshte te vesh kujen po pse ore hale Shtetin tend te dashur “grek” kush e beri apo i harroni kush e mbajti dhe po e mban edhe sot akoma me lemoshe ik ore zagare fshij b…perpara se te flasesh per shqiptaret rraca parazitesh e injorantesh me 500 miliard euro borxh keni goje pale dhe hani m…

      1. undefined says:

        dmth , ti je shqiptari i vetem ketu…sunit shqifoles,gjysh turk dhe analbanez krenar, apo jo?

        1. Marco Bocari says:

          Po mire more PISOGLENDA,po ngelet duke thene nje shprehje ju “elinas simetexontas elinikin pedian”! Qe ka kuptimin se “grek eshte ai qe ka edukim-kulture greke”,pra jo ai qe ka “prejardhje” greke.Ju more kok-ponta e dini fort mire perberjen e popullsise ne Greqine e Re,prandaj thoni dhe mbroni keto “teorite”,pikerisht per te justifikuar se popullsite me origjina te ndryshme qe banojne atje jane greke “kulturalisht” (se origjinalisht askush s’ka prejardhje greke).Tani nga njera ane thoni kete e nga ana tjeter pikerisht ju “kulturalisht” greket me origjina te ndryshme etnike guxoni dhe u thoni te tjereve se jane “te perzier”! A ju jeni ca derdimena me komplekse inferioriteti dhe ca kok-kara qe zor se gjen rrotull rruzullit tokesor ? ? ?

        2. tt says:

          Undefined shko mor debil meso te lidhesh 2 fjale pastaj hajde e komento ore mjerim ore derr i trashe me nje shqipe prej nje ardhacaku

        3. Ardit says:

          O (undefined ) clidhje ka njera apo tetra fe me shqiptarin SHQIPTARIA esht komb qe fene dhe gjuhen ja mesoj cdo populli tjeter ti qi ropt e shpis rrac mut me shajt kombin tim o mut muti rrac hardhuc e shkartisme

    3. Ilirjan says:

      Haaaa more jevgjit neo grek, kur u bere edhe ti te flqsesh per komb, ti jevgjit I krijuar nga cifutet Ne 1831 nga nje lufte civile shqiptare.

      Keta Jane sllavet dhe gorane o idiot tek vetullsh dhe jo shqiptare.

    4. Pip says:

      Popull bastard ,njeqind rraca.Prandaj mezi shkruan tre faqe ne nje gjuhe bastarde ne mesjete kur bota kish gjys shekulli me kolegje.

      1. I paemërt says:

        Shkoj laj breket ti buce grekofile se te vjen era shurre pastaj hajde e komento ketu ore mercenare i ndyre

      2. tr says:

        Kush kishte kollegje ore Pip ne ate kohe ne Mesjete “greket” hahahahaha hajde palle kkk hajde na mbyten injorantet

    5. Sinan Pashe -Topojani says:

      @Fottaqis, Shqiptaret i njeh e gjithe Bota, expansioni osman pa shqiptar kurr s’do ia dilte
      t’ia arrine ate cfare arriti, gjate asaj kohe ne ishim ata qe shkerdhyme, pos tj., t’gjithe Ballkanin, inclusive edhe fare e fisin tend, ok? Sllavet dhe gerqit ishin ‘raja’ apo skllavet tone.

    6. Fotaqis says:

      Mos m’a vini re, jam pa buke, pa breke ne bith, motrat dhe mamaja ime shker..ehen per 5 evro dita, une ngaqe nuk kam ça bej, shaj shqiptaret, edhe pse i dua fort, se ata m’a pallojne fort sumen time te zeze dhe sumen e motrave te mia gabele. Mall qe na ka mbetur palla e shqiptareve, se u katandisem pa breke ne bith..

  2. Fottaq says:

    Zz
    Mos ja fut kot. Un jam Helen minoritar autokton si edhe te tjere ne Shqiperi. Kete e njeh edhe shteti shqiptar e gjith bota. Eshte pune tjeter kjo mos u ngaterro. Greqia edhe 10000 here me keq se Shqiperia te ishte nuk do ta ndryshoja kombesine time.

    1. Nga Athina says:

      Ju dogji shume Austria qe ju la evgjitet ne dere, po ashtu dhe Italia qe dergoi ushtare ne kufirin Shqipetar, nejse kto pune kshu jane ske cfare ti besh, mos u merzit per muslot qe kane ardhur dhe po vine perdite te ju me kalimin e viteve do i ktheni avash avash ne ortodokse.. E di qe sje grek por te duket vetja si grek po ju jeni me keq se dhe vete greket,ju jeni me keq dhe se kta hallexhite qe perpiqen te marrin nje lloj letre qe te arrijne te fitojne buken diku. Po ta them sinqerisht, popull pa te meta nuk ka ne bote por njerez me te poshter dinaker dhe te pabese se greket nuk ka. Eshte turp qe nje Europe e perparuar dhe e zhvilluar vazhdon akoma te merret me funderrina si puna juaj, por eshte dhe kenaqesi kur shikon ca egoista nacionalista si puna juaj qe nga njera ane nuk keni arritur te beni as 5 % nga ato qe ka kerkuar Europa ne kto 6 7 vjet krize dhe nga ana tjeter ulni breket dhe kerkoni lemoshe, mbaje mend o grekofil pederast qe shume shpejt do vije qe ate mendimin qe keni per vendin tuaj si me i rendesishmi gjeostrategjik ne rajon do ta fusni ne bythe. Nga njera ane shani Ameriken dhe teorikisht mbeshtesni Rusin, nga ana tjeter e keni rrjepur Europen. Ti kombesine mos e nderro se sta kerkoi njeri por te kesh parasysh se shume shpejt nuk do ti hyni askujt ne pune dhe atehere do te shohim cso te behet me ju. Shume pak jane minoritaret me prejardhje greke ne shqiperi dhe nuk vertetohet me letrat qe dha greku mbash 90 po ata qe i kishin 200 vjet para. Po te shikohen me hollesi kto gjera 95 % nga ju as se dini care dilni.

    2. i menduari says:

      Minoritar “autokton” nuk ka more Fotaqis, vurgar koktrash ? Shteti shqiptar dhe gjithe bota te njeh se je minoritar,por jo se je autokton mor kokgdhe,se te gjithe e dine se ju jeni te ardhur e aspak “autoktone” aty ku jetoni.Kete ju e dini edhe vete fort mire,por kushedi si ju ka hypur qejfi te kruheni ne ditet e sotme.Po me duket se nga qejfi i madh do ngeleni me barre o budallenj,qe beni lojen e grekut dhe tallin bythen pontet me ju ?

    3. zz says:

      Hahahahahahahaha no comment

  3. bobi says:

    O Taqo a e kupton qe ai komenti qe ke bere te pershtatet fikse ty, ti je na ata lloje shqiptaresh pa identitete qe shite bythen te greku per 300 euro. dhe na hiqesh me grek se greket. Ike o Taqoo ha na nje suflaqe me xaxiqi e spiuno na nje shqiptare aty ne greqin tende qe te japin pensionin te hashe suflakin.

  4. A says:

    Kjo politike e qelbur e ketyre 25-se viteve te ashtuquajtur demokraci alla shqiptarce te partive politike ne pushtet si PD + LSI +PS te drejtuar nga prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA te cilet shkaterruan, vjedhen, grabiten pasurite kombetare dhe natyren shqiptare duke perfshire edhe taksapaguesin shqiptar, bene ate qe nga Shqiperia kane ikur 1’500’000 shqiptar si refugjat dhe emigrant neper Ballkan, Evrope, Kanada, Australi dhe SHBA.
    Vetem gjate vitit te kaluar rreth 100’000 shqiptare ja kane mbathur nga Shqiperia dhe 200’000 te tjere kane bere Llotarine Amerikane.
    Tani na del edhe popullsite minoritare duan te ikin ne format me te ndryeshme.
    Keshtu eshte kur drejtohemi nga politikane dhe qeveritar te deshtuar dhe gangstera.

  5. babai i Bariut says:

    tt -Ha ha se te ben mire o race mongole

    1. tt says:

      Babai i Bariut shko futi nje pjate supe tek Kisha e koqevyshkurit merr me vete edhe keto baxhellat e tjera grekofile te forumit dhe dore per dore si shkerdhata

    2. kd says:

      Babai i Bariut nuk te pelqeu shkrimi i-tt – sigurisht ju jevgjiteve nuk para ju pelqen e verteta keni 200 vjet qe jeni mesuar te degjoni e te besoni perrallat e “greke” por ja qe te vertetes nuk kemi cti bejn ajo eshte shume here me e forte se perrallat “greke” ore bajge qe qelb km larg

  6. Nacional says:

    S’ jane Bullgare po xhipsi! Te gjithe the huajt qe kane ardhur ne Shqiperi si Serbe ,Greke,Bullgare ,Romune,etjer jane xhipsi ,te perzene nga momentet fashisto-nacionaliste te atyre vendeve dhe qe Shqiperia si vend nativ tolerant eshte bere strehe e ketyre gjarperinjve mosmirnjohes. Nuk e dime se kur shqipetaret do pastrohen nga lemshi spekulativ etnik i antikombetar!!!

  7. safo says:

    Gollobordasit flasin bullgarisht ne familje, ata nuk jane dy gjuhesh sic thuhet. Shqipen jane detyruar ta perdorin sepse jetojne ne nje shtet me gjuhe zyrtare shqipen. Madje femijet mesojne vetem shqip ne shkolle dhe jo bullgarisht. Pra kemi te bejme me nje projekt shteteror asimilimi dhe integrimi te gollobordasve qe prej 80-e me shume vjetesh . Por tani qe jane hapur kufinjte, asimilimi ka ndyshuar kah dhe ata rikthehen ne identitetin e tyre. Familja Pirushi psh qe ishte vegla sunduese e Partise se Punes ne Golloborde tani qendron ne krye te kthimit ne identitetin e tyre bullgar,
    Sidoqofte, ku qendron e keqja ne se dikush ndjehet bullgar apo serb apo anglez? Femijet e 1.5 milion emigranteve ne europe nuk flasin thuajse fare shqipen, niperit e tyre nuk dine cdmth Shqiperi. Njerezit duan te jetojne -ska rendesi ne Angli apo Greqi e gjekte-ata duan te bejne nje jete me te mire jo per hir te ndonje shqiptarizme, por per hir te femijeve te tyre. Kjo i jep shkelmin cdo ideologjie nacionaliste dhe me sa duket perputhet me globalizmin ashtu sic perceptohet e zbatohet nga fuqite e medha.

  8. shqip says:

    ju lejohet gollove ,sepse muzllumanet kane gjithe kombesite e botes ,
    ata jane njerez paatdhe ,
    askush sduhet ti qortoje ,
    jane njelloj si ciganet lol ,sot buze lumit e neser rrugeve te siris
    e kudo vrk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje