Vetëm ata që janë të kyçur në botën e shkencës e dinë se ekzistojnë disa teori, të cilat me të vërtetë të bëjnë të rrëqethesh nga frika.
Qeniet e dimensioneve më të larta
Paramendoni sikur të ekzistonte ndonjë person 2D (dy dimensional). Sikur ta shikoni atë në një mënyrë të caktuar, ai nuk mund t’ju shohë juve. E tëra që duhet të bëni është që ta shikoni nga lart dhe ai nuk do ta dijë se ju jeni aty. Duke e jetuar jetën e tij si 2D, ai person nuk do të ishte kurrë në gjendje ta kuptonte si dikush mund t’i shikojë nga lart. Tani, imagjinojeni një person 4D. Ai mund t’ju shikojë nga një kënd 4 dimensional, një kënd të cilin ju kurrë nuk do ta kuptoni. Ai mund të jetë afër jush, por ju nuk do ta hetoni kurrë. ai mund të ndërveprojë me ju, por nëse ai nuk do, ju kurrë nuk do të mund të ndërveproni me të.
Paradoksi Fermi
Ta zëmë se kemi një koloni buburrecash në mes të një mali dhe, afër asaj kolonie ne jemi duke ndërtuar një super autostradë, me dhjetë korsi. Pyetja është: a do të jenë buburrecat në gjendje që ta kuptojnë se çka është autostrada me dhjetë korsi? A do të jenë ata në gjendje që ta kuptojnë teknologjinë dhe qëllimet e qenieve që e ndërtojnë autostradën afër tyre? Pra, nuk është se nuk mund të marrim sinjale nga Planeti X duke përdorë teknologjinë tonë, por është se ne nuk mund ta kuptojmë se çka janë qeniet nga planeti X, apo çka janë duke bërë ata. Pra, edhe nëse ata tentojnë që të na informojnë, do të ishte sikur të mundoheshim t’i mësojmë buburrecat se çka është interneti.
Teoria e menaxhimit të terrorit
Çdo gjë që njerëzimi ka bërë ndonjëherë përtej mbijetimit bazik, ka qenë motivuar nga një frikë fundamentale dhe e pakalueshme nga mosekzistimi. Koncepti ynë rreth vetes dhe vetëbesimit kryesisht është një tampon kundër ankthit, i cili vjen nga dija se ne do të pushojmë së ekzistuari. Kultura është vetëm një lajthitje e përbashkët masive për ta zbutur frikën tonë nga e panjohura dhe nga vdekja. Po ashtu, edhe vlera e familjes dhe pasardhësve ka për qëllim ta projektojmë veten përtej vdekjes. Në fakt, një pjesë e madhe e jetës moderne perëndimore i përkushtohet evitimit të vdekjes. Thënë shkurt, çdo gjë që kemi bërë ndonjëherë dhe do të bëjmë në të ardhmen, motivohet vetëm nga tmerri ynë ekzistencial pas ballafaqimit me vdekjen, raporton Lajmi.
Shfarosja e gjashtë masive
Ne aktualisht jetojmë atë që biologët e konsiderojnë shfarosje të gjashtë masive, me të cilën është ballafaquar bota. Deri në vitin 1800 njerëzimi nuk ia kishte dalë ta arrinte numrin prej 1 miliard njerëzish, përkundër asaj se ekzistonte me dhjetëra mijëra vjet. Pas 215 vjetësh, popullsia e botës është rritur në 7.2 miliardë. Kjo rritje eksponenciale ka efekte të mëdha dhe të qëndrueshme në planetin tonë dhe do të vazhdojë që të jetë ashtu derisa ta arrijmë kapacitetin maksimal, ose derisa të zhdukemi.
Mbeshtes Teorine e menaxhimit te Terrorit,sepse ka
ndikuar tek ne ndjenjen e rritjes se Kultures,e cila ka
organizuar lajthitjen e perbashket masive vetem per te
Friken nga e panjohura dhe nga vdekja!
Por kursesi nuk mund te pranoje te ashtuquajturen teori te
Shfarrosjes se gjashte masive!
Kjo ka argumente per te thene se eshte teoria me e padrejte
qe Njeriu i ben vetes.Me pak fjale: Njerezimi asnjehere nuk mund te shfarroset.
Ai vetem do te evoloi gradualisht,ashtu sikunder evolone pak e nga pak
Ambjenti ne te cilin ai jeton.Dhe e fundit por jo nga rendesia eshte Fakti se:
Do te duhen Qindra mijra vite qe Njeriu te shohi ndryshimin e vetes.
Nje gje nuk kuptoj: Cfare mesazhi kerkone ajo lloji Shkence per Ne?!
Nje gje e kuptojme se:Perpjekjet e deritanishme per problemin tone
Jane paradoxale. Gezuar Pashket!
Nuk mendoje se shkencat japin mesazhe, ato konstatojne fakte dhe bejne analize mbi bazen e fakteve
ajo “teorija Fermi” esht teper e sakt per kombin bubrrec shqiptar.
ca s po ben brukseli per me ndertu shtetin shqiptar,po sa kuptojn bubrrecat nga autostrada e interneti aq kupton shqiptar brrumbull i nga shteti.
prandaj rrugzgjidhja me e drejt esht shkel mbi bubrrecat dhe ik tutje o bruksel,se nga brumbujt problem del!
Foli dhe bytha e Janulles.
Keto teori nga shek. 19, e te gjindura ne shume libra, perfshi p.sh. “Dua te di gjithshka”, na jepen sot katunaria e zbritur neper qytete si teori te sotme, sepse katunaria e ka mbytur sot boten, si ne Shqiperi, Amerike, Kine, Australi, Afrike e kudo.
botes I jane shtuar makutet qe shtojne pasurite duke bere lufte dhe teori si keto.
Kane dhe median qe I sherbejne keto pacavure per te justifikuar masakren qe po ju bejne njerezimit