Foto nga koha kur Strazimiri kapej… rob

29 Mars 2016, 11:11Lifestyle TEMA
Foto nga koha kur Strazimiri kapej… rob

Në një  fshat të bukur bregdetar,  çeta vullnetare e fshatit gjatë stërvitjes ushtarake ndez fantazinë e fëmijëve.

Duke imituar të rriturit dhe duke imagjinuar veten në një kohë lufte, ata ndahen në dy grupe dhe nisin një loje mjaft tërheqëse.

Spikat trimëria e “gjeneral” Batos dhe e Gonit.

Kjo është pak a shumë fabula e filmit “Një gjeneral kapet rob”.

Do të thoni ju, çfarë lidhje ka kjo me protestën e djeshme?!

Ka posi, në fëmijërinë e tij, Gent Strazimiri, ka luajtur këtë film, dhe dyshimet janë, mos ende ai e mendon veten gjeneral si në atë film, shkruan gazeta Dita, që ka postuar një foto të Strazimirit nga ky film!?

Kjo pasi, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka pasur një pistoletë me vete gjatë protestës të zhvilluar në Parkun e Liqenit.

Ashtu siç duket edhe nga foto, gjatë përplasjes me policinë atij i është shfaqur  arma e cila nuk dihet nëse është ajo që deputetët kanë të drejtë të mbajnë me leje ose jo.

Mos mendon akoma sikur po luan loja luftash ai!

1 komente në “Foto nga koha kur Strazimiri kapej… rob”

  1. e verteta says:

    Kesaj i thone fshatari u ba qytetar.Ndryshe se kuptoj tjeter kete shkrim te shkurter dhe informues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje