Sheshi “Skënderbej” drejt mbylljes,së shpejti vetëm i këmbësorëve

29 Mars 2016, 14:20Sociale TEMA

Reduktoni lëvizjet me makine ne qendër te Tiranës. Madje filloni te mësoheni se kjo zone nuk do te jete me per automjetet.

Sheshi’ Skenderbej’ nga Muzeu Historik deri tek hotel “Dajti’ ne nje te ardhme te afërt do te jete vetëm i këmbësoreve.

Ne shesh dhe përreth tij po punohet per përfundimin e unazës se vogël, ndërsa ne zonën e qendrës po ndërsyet per lirimin e hapësirave te zëna. Bashkia do te vijoje prishjen e lokaleve ne krah te Teatrit te Operas dhe Baletit ne funksion te sheshit pedonal.

Pritet shembja e godinës se INSIG-ut dhe disa shtëpive private pas hotel Tiranës per te përmbyllur gjurmën e unazës se vogël. Për shkak te punimeve jane  bllokuar disa rruge brenda qendrës, ndërsa lëvizja e automjeteve është devijuar ne akse paralele.

Prej dy ditësh është mbyllur segmenti pranë Muzeut Historik qe zbret ne rrugën e Durrësit. Ndërsa mjetet qe ngjiten nga kjo rruge per ne shesh, detyrimisht duhet te kthehen djathtas per te vazhduar ne drejtim te Bankës se Shqipërisë per t’u ngjitur me pas ne segmentin pranë Partisë Socialiste apo te dalin ne unaze, raporton Vizionplus.

Devijimet e rrugëve ketë periudhe do te jene te shpeshta dhe te kushtëzuara nga punimet ne terren. Bashkia u ka bere apel qytetareve qe ketë jave te evitojnë qarkullimin ne qendër. Sipas afateve, ne qershor parashikohet te përfundoje ndërtimi i unazës se vogël dhe menjëherë pas saj nis puna për projektin e sheshit ‘Skenderbej”.

9 komente në “Sheshi “Skënderbej” drejt mbylljes,së shpejti vetëm i këmbësorëve”

  1. loli says:

    dmth eri ishte me plan qe ne fillim, prishim trafikum, mbyllim rruget kryesore dhe te gjithe ata qe duan te afrohen aty, duhet te parkojne tek parkingjet me 1 mij lek ora

    1. enter"" says:

      Si gjithe bota!!! Boll jetuat ne rrumpalle. Mesohuni!!! Mesohuni!!! Mesohuni te jetoni si gjithe bota. Zotrote, ke dal ndonjehere jashte me makine? Parkon ku te duash ti ne Rome, Viene, Madrid, NY???????

      E pra, mos u bej kokforte por jeto si I civilizuar.

      Ne te kundert shko e bej rrumpalle andej nga Bathorja, derisa tju fryje Rilindja edhe andej.

      Patetike

    2. tironsi says:

      Po plani ishte te behej unaza e vogel, unaza e madhe dhe jo rrug private, si ajo e tegut, ku dhe Arjani si tallje thoshte te gjitha rruget te cojn te tegu, se tirana shkoi per lesh. Per mua duhet te hapet rruga e ambasadave urgjentisht se esht privatizuar dhe ajo pa asnje te drejt

  2. Albi_I says:

    Do e bllokoj qytetin nga Kinostudio ne Kombinat me pak fjale? Bravo i qofte…

    Se mos vjen njeri nga ata debilet e bashkise e fillon “refrenin” se ky po punon. As nuk i hyjne ne pune njeriu keto lloj punesh. Keto ju duhen vetem oligarkeve qe do ndertojne kulla perreth Sheshit. Qyteti ka nevoje te hapet e te zhvilloje hapesira te reja, e jo te ngjeshet i gjithi ne qender.

  3. Kostandin says:

    Me ne fund po Evropianizohet qendra e Tiranes!
    Qendra e Tiranes Kembesoreve!
    Po çlirohet Qendra e Tiranes nga zaptuesit e promotoret (dhe pronaret e fshehur) e Kioskave te pas 90-tes, ata qe sot kane hall se nuk do te kalojne dot me SUV-et e tyre, deri dje “ilegale” e te vjedhura ne Perendim, e sot “legale” te blera me para te zeza!
    Ju prifte e mbara!

  4. nn says:

    si ne gjithe boten

  5. vjeshta says:

    Sa ma shpejt ishalla….??

  6. cun Tirone says:

    Tiranen, pasi e dhjeu Kryetari, tani po e shuron edhe Ushtari…
    Jazek ju qofte !

  7. aleko says:

    Boll me rrempalle,Tirana eshte kryeqendra e shqiperise dhe duhet te marre pamje moderne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje