Pas identifikimit të Zyra Hidës, si gruaja e vrarë në 1997 në Amsterdam, Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për të zbuluar personat që e trafikuan atë.
Procedimi penal është regjistruar bazuar në kallëzimin e familjarëve, për motrën e ish – bashkëshortit e saj, D. Bani dhe një grua që për herë të fundit është parë me viktimën në Itali.
Në deponimet e bëra nga djali i viktimës, Shpëtimi dhe motra Xhuljana, është përmendur edhe emri i ish – bashkëshortit Petrit Bani.
Ai aktualisht jeton në Mal të Zi dhe policia kërkon ta marrë në pyetje, raporton Klan.
Xhuljeta Hida, u shpreh në një intervistë për Televizionin Klan se motra e saj ishte shitur për 1 milionë lekë të vjetra nga ish – bashkëshorti, në vitin 1995.
Hetimi është regjistruar për veprën penale të trafikimit për prostitucion, me pasojë vdekjen.
Në kontaktet e fundit me familjarët, Zyra Hida kishte dërguar edhe një fotografi, në të cilën shfaqej me një person të njohur me emrin “Titi”.
Ajo u kishte thënë familjarëve se bashkëjetonte me të në Romë dhe se ai ishte nga Fieri.
Nisur nga ky fakt, nën drejtimin e Prokurorisë, pritet që autoriteteve italiane t’u dërgohet letër porosi për informacion rreth këtij personi, por edhe rreth gruas që është parë për herë të fundit me viktimën. E njëjta kërkesë do t’u drejtohet edhe autoriteteve hollandeze.
Zyra Hida u identifikua 19 – vjet nga vrasja në Amsterdam, pasi një grup gazetarësh hollandezë të televizionit “SBS” erdhën në Shqipëri dhe arritën të gjenin familjen e saj.
Po Skenderbeu apo Saleh Berisha do pergjigjet per vepren penale te mosveprimit ne mbrojtje te femrave shqiptare te cilat perfunduan trotuareve te Europes? Cfare bente I dergumi I allahit per albanistanin!? Po per gjakmarrjen , fenomen qe kapi majat me ardhjen e tij ne pushtet ?! Shqipfolesit vertet kane nevoje per psikiater, te cilet lejuan njeriun me te lig ta kishin per udheheqes ! Eshte me shume se e turpshme te mendosh per fatin e zi te nje pjese te madhe , dhe me e keqja vete familjaret e bashkeqytetaret e tyre votojne dhe jane pjese aktive e ketyre palo partive politike! Turp o popull, e kemi ul veten poshte majmunit!