Na erdhën barbarët

31 Mars 2016, 12:13Politika TEMA

Nga Artan Gaçi

 

Kam pasur edhe une nje eksperience si kjo qe po ndodh me parkun e lojrave. E njejta situate, e njejta turme, proteste e PD, nisen protestuesit nga i njejti vend dhe pastaj ndahen, disa per funeral, disa per grusht shteti me kallash e arme, e nje pjese e madhe per te shkaterruar e grabitur qytetin.. Atehere ishte data 14 shtator 1998.

Aktiviteti im ndodhej ne bulevardin Zogu i Pare e si shume te tjere u sulmua nga hordhia e barbareve qe nuk lane gje pa thyer e pa vjedhur. Shkul vetrata, shkul tenda, shkul parket, vidh gjithcka brenda, shkul priza e tela nga muret, qello me automatik etj etj.. Per cerek ore arriten te hiqnin edhe suvane e dolen tek hekuri i soletave. Sikur mos mjaftonte, ne ikje i vune edhe zjarrin.

Gjate  muajve ne vazhdim protestat e PD-se vazhduan ne menyre te shpeshte nderkohe Tirana ishte me e frikesuar se kurre. Cdo dyqan, cdo bar, cdo njesi tregtare, cdo kafe, cdo gje qe ndodhej ne lartesine e syrit e te duarve te mitingasheve e barbareve u vesh me qepena. Nuk mjaftonte shemtimi qe i erdhi Tiranes nga 97a, por u shumefishua me qepenizimin per shkak te protestave te PDse, duke u kthyer ne nje qytet te erret llamarinash, me qepena te vendosur ne shumice mbrapsh nga shpejtesia e frika.

Gjate protestave nuk funksiononte asnje institucion. Madje edhe policia rrinte ne gadishmeri, por e mbyllur neper komisariate. Cdo gje ishte ne meshire te mitingasheve. Varej nga instikti i tyre nese do ngacmonin ndonje femer, nese do thyenin ndonje peme, do grabisnin ndonje makine, apo do bastisnin ndonje dyqan. Qyteti ishte ne meshire te fatit.

Te nesermen e mitingjeve, sikur s’kishte ndodhur asgje shteti funksiononte me qytetaret. Dilte policia, vinin tatimet, funksiononin institucionet etj etj.

Per qytetaret e per te gjithe njerezit e ndershem te ketij vendi, ligji ka funksionuar e nuk ka bere tolerim as ne ditet me te keqija. Nderkohe qe per nje kategori tjeter, per barbaret, hajdutet e shkaterruesit qe grabisnin qytetin ne cdo proteste te PD, ligji nuk funksiononte asnjehere.

Shteti i toleroi mitingashet e asaj kohe, a nga frika a nga paaftesia nuk di ta them.. Por rezultati ishte qe ajo turme e dhunshme, shkaterroi, dhunoi e mbajti peng qytetin derisa erdhi ne pushtet. Sigurisht me te dhunshmit ishin me te shperblyerit e PD-se, tanime ne pushtet. Mjafton ti ktheheni ndonje foto te atyre qe rrinin mbi tank me kallash ne dore per te kuptuar se jane te njejtet qe me pas u bene drejtore e sipermarres te rendesishem, deri edhe pronare te zonave me te shtrenjta te Tiranes. Te njejtet,pas ardhjes ne pushtet njelloj te armatosur vazhdonin t’a dhunonin shtetin per se brendshmi.

Ngjarjet e palo protestave te fundit per mua jane nje film i vjeter qe titullohet “Na erdhen barbaret”. Diten e diele pashe serine e rradhes te ketij filmi qe ka kohe qe po na rishfaqet me shkaterrimin e bunkerit, te hyrjes se kryeministrise, dhunimin e bashkise e se fundmi te parkut te lojrave. Njesoj si 15 vjet me pare, gjate ketyre protestave ne bulevardin Deshmoret e Kombit, simboli i qytetarise e civilizimit, u shfaqen ne parakalim si triumfatore nje hordhi vandalesh qe terhiqnin zvarre trofete, zgara, hunj e pjese eskavatoresh, duke dhunuar edhe fizikisht qytetare qe rastesisht u ndeshen me ta.

Kete te hene, nen shembullin e ketyre vandaleve, edhe elita e Partise Demokratike, nxitoi te merrnin meritat e protestave te dhunshme tek parku i femijeve. Deputeti i Kukesit, deputeti i Shishtavecit, deputeti i Kamzes, deputeti i Devollit, nje deputet nga Vlora, dhe dy deputete nga rrethinat e Durresit, njeri syresh veshur si kolonizator, me kobure ne brez e me nje cante krah-qaf mbushur me karikatore rezerve, u vune ne krye te nje cete per te stisur nje ngjarje pa ngjarje, te nje kauze pa kauze, me nje arrogance e prepotence qe sa me shume shtohej aq me qesharake beheshin ne syte e qytetareve.

Ne paranteze, dua te falenderoj gjithe qytetartet e Tiranes qe ndiqnin indiferente e me sarkazem kete ngjarje groteske. Si kunder kam edhe nje falenderim te sinqerte per te gjithe deputetet e PD-se te qarkut te Tiranes qe e bojkotuan masivisht kete palacollek. Me vjen mire qe qytetaria e ketyre prevaloi mbi kauzen qesharake te kryetarit e te atyre te tjereve.

Ne kete film e kami pare dhe e dime si perfundon dhe prandaj nuk do sillemi si 15 vjet me pare e nuk do t’i tolerojme keta qe te vazhdojne perhere e me agresive nen shembullin e pasurimit te te pareve te tyre me dhune e me force.

Ne kemi marre persiper te bejme shtet duke vendosur barazine ndaj ligjit si parimin kryesor nga ai qe s”paguan energjine elektrike, tek ata qe s’paguajne taksa, deri tek ata qe ndezin nje cigare neper bare. Por do te jemi me te rrepte me forcen e ligjit e tolerance zero ndaj gjithe atyre qe kane shperfillur cdo ligj ne kete vend, duke dhunuar e vandalizuar pronen publike e private, qofshin keta nen mburojen e partise demokratike.

Per te qene te drejte me qytetaret, nuk do te jemi tolerant me abuzuesit.

Nuk ka qytater te Tiranes e te Shqiperise qe mendon se deputetit te Kukesit a kolonizatorit me kobure ju pre barku per parkun e femijeve te Tiranes. Nuk do shume mend te kuptosh qe ata po provokojne incidente te qellimshme per te fshehur te vertetat e medha.

Dy jane te vertetat e medha. E para, sa me shume kantiere e pune publike hapen ne Tirane, aq me shume zhvleresohet ish- kryebashkiaku, kryetar i PD-se e aq me aktuale behet reklama me gerhima tek qytetaret e Shqiperise edhe per fushaten e 2017es.

E verteta tjeter e madhe eshte frika e atyre qe nuk ishin ne proteste. Frika e ish pushtetareve te medhenj, frika e ish grabitesve e abuzuesve te medhenj te ketij vendi, qe nuk i ze gjumi naten, nga prognoza e reformes ne drejtesi, reforme te cilen nuk e do vetem cdo qytetar i ketij vendi, por e do edhe pjesa e me e madhe e PD-isteve te cilet mezi presin te heqin qafe ish udheqesit e tyre te dale boje, ata qe moren peng vendin per 8 vjet me rradhe e qe mbajne peng sot Partine Demokratike.

E dime ne se i kemi degjuar neper biseda, por e dine edhe drejtuesit e partise demokratike te cilet po sajojne lloj lloj preteksesh per te mbajtur te vetet ne bojkot, larg parlamentit. Vota masive per reformen, eshte vote per shtetin e se drejtes duke filluar nga denimi i te paprekshmeve.

Kjo reforme, me bojkote pa bojkote, me zgjedhje pa zgjedhje, me referendum pa referendum, do te votohet, duan apo sduan keta, e shume shpejt te gjithe do i shohim  rezultatet.

Ne fund kam nje lajm te mire per te friksuarit e medhenj te partise demokratike. Burgu 313 qe po rikostruktohet e po vjen ne nje standard shume me njerezor, dhe eshte drejt perfundimit.

Shpresoj qe ky lajm t’ju ngushelloje sado pak.

31 komente në “Na erdhën barbarët”

    1. ALpini says:

      Erdhen barbaret kokpalaret
      e po shkaterrojne ç’mbeti..

      1. shaqo says:

        Ka qene filmi i viteve ’70 “ERDHEN DAKET”.

        1. me thene te drejten says:

          Kerkohet Avni Rustemi ?

        2. ALpini says:

          Me sakte ka qen filmi-ARRITEN TITANET

  1. naku says:

    Te pershendes per kete shkrim shume ne vend.

  2. Endri says:

    Teper e goditur dhe mjaft I sakte. Me vjen keq qe PD se ka per tur te marre nofken me termin “Na erdhen Barbaret por ne te vertete kjo eshte e vetmja e vertet.

    MAJLINDA BREGU, NXIRRE PD NGA KJO NGREHIN PER HIRE TE SHQIPERISE.

    1. Dhia bllu says:

      hahaha Majlinda Bregu.. ne 2005 nuk kishte buke te hante, ne krye te pak viteve, fale bizneseve te ndyra me Santa Corona Unita, ka nje shtepi 300 m katrore, verdalloset me Jaguar dhe qep nje fustan 700 Euro.. Cfare ka mbetur ti shpetoje PD-se nje shushunje “qyteti” qe vdes per placke e per “lacke”?

  3. UNITED KINGDOM says:

    Absolutisht I sakte…keto qe shohim jane injoranca me e pashembullt qe eksiston ne nje parti mercenare, shikoni cfare fytyrash e personash jane….kam qene ushtarak por kur shikoj nje moster si Dilaver Laci nje dibran I poshter dhe hajdut qe kerkon te shkaterroje , masakroje zhvillimin e jetes se nje populli te vuajtur nga PD fashiste , nje klase politike qe vetem ka si moto SHKATERRIM. …populli mos I besoj ketyre horrava por me dhimbje mbeshtet reformat se ne vite te ardhshme ekonomia do te permiresohet sepse per 25vite e kane shkaterruar keto qe dalin sikur po ju intereson populli te cilin e kane lene ne kete gjendje….

  4. Enka says:

    O Tan gaci po intersohu nejehre se gjithje shoket e bankes se guras i ke ne burg o burre interesohu!

  5. TOMORI says:

    Zoti Gace, urime per kete shkrim, Na solle ne kujtese, gjithe veprimet barbare, te gagesterve, hajduteve, krimineleve ne gjithe protestat qe ka organizuar dhe vazhdon te organizoi pd dhe inicjusi, organizusi dhe zbatusi i tyre sali berisha. Ne 98, kure donte te mare me forcen e armeve pushtetitin, solli edhe 200 apo 300 mercenare nga Kosova , Tani smer dote andej, po ka leshuar vandalet e barbaret te shkaterojne e pengojne kendin e lojrave per femije, qe duhej te ish bere shume shpejt. Preteksi dhe qellimi nuke eshte parku, kete e di cdo qytetar i ndercem, qellimi eshte , te pengohen me cdo kusht , punet e mira qe po ben Velia si kryebashkiak dhe mandej ajo kryesorja me madhe eshte qe barbaret te konfrontohen me policine, sic edhe e kemi par deri sa, jo vetem shkateruan pronen publike, pore plagosen edhe tre femra police. Kjo eshte fytyra kriminale e barbareve, gangesterve te pd. Qellimi i i tyre eshte, qe parlamenti te meret me cicmicet dhe jo me rreformen ne drejtesi qe eshte rreforma kryesore, pore qe prek saliun, familjaret e tije dhe gjthe ata pushtetare qe u bene miljoner me pasurine e poullit.

  6. Pa emer says:

    Duhet ta pranoni se barbaria me e madhe eshte hedhja e betonit ne nje park natyral me arrogancen dhe vendosmerine e nje shteti diktatorial dhe jo protesta. Sado barbare qe te duket, ajo i sherben demokracise…

    1. adeci says:

      Megjithe mend e meritoke te jesh pa emer.

      1. Pa emer says:

        Ne fakt une per aprovimin jot kisha nevoje…shume flm

        1. Greg says:

          @Pa emer
          Jo per “aprovimin jot” por per “aprovimin tend” . Nese do te shprehesh ne menyre me formale: per aprovimin tuaj.
          Duhet tju mesojme sintakse dhe morfologji ju “protestuesve te parkut”. Vertet te pashkolle per per protesta jeni “number one”.

          1. Pa emer says:

            Faleminderit per korrigjimin Greg. Nuk mendoj se jam perfekt, asnje s’eshte, te gjithe duhet te mesojme nga njeri tjetri. Une po te mesoj qe te mos ti paragjykosh njerezit pa i njohur si te “pa shkolle” etj., sepse eshte mungese edukate. Gjithashtu po te keshilloj qe ti mbeshtesesh protestat per ceshtjet e drejta, pavaresisht se prej kujt behen, pasi eshte e vetmja menyre per te penguar vendosjen e nje shteti diktatorial. Klm

          2. Pa emer says:

            Faleminderit qe me korrigjon Greg, asnje nuk eshte perfekt, as une as ti. Psh. nuk shkruhet “tju” por “t’ju”, nuk shkruhet “pashkolle” por “pa shkolle”, nuk paragjykohet dikush si i pa shkolle nese nuk e njeh sepse eshte mungese edukate. Gjithashtu te keshilloj te mbeshtesesh protestat per kauzat e drejta sepse jane i vetmi mjet per te parandaluar vendosjen e nje shteti diktatorial.

    2. gasper says:

      PO TAMAM BARBARE JANE ATA QE BETONIZOJNE E JO AI QE SHKOJ PER TE PROTESTUAR FARE E KEQE KOMUNISTET NUK DOREZOHEN

      1. Kostandin says:

        Ne kohe te “komunizmit” u mbollen pemet e atij parku nga rinia e atehereshme, nuk mbeti trashegim nga koha e Zogollit..ironi e fatit, sot “malesoret” e PD qe nuk kane lene peme ne kembe nga anet e tyre, ju dhimbset shume parku i “komunisteve”. E shkreta Shqiperi, qe i duhet ta mesoje demokracine e “shoqerine civile” nga “kanunsat”!

    3. spartaku says:

      PAEMER! O mut muti, ti qe shkruan keshtu do jesh ndonje mut qe i ngjitesh pas kepuces se Sali Berishes.Ke sy ti more qorre se sa padrejtesi po bene pd-ke? Kushe ka fitim me keto shketerrime e me keto protesta te dhuneshme?.Kur bente ps-te protesta,nuk thyhej as nje dege peme.

  7. Totila says:

    per hir te se vertetes nje pjese e shoqerise sone shqiptare ,perkatesisht ajo qe dukshem ka qene e izoluar ne keto vite post-diktature ka probleme me identitetin .
    Sido qe ‘KANIBALI ENVER HOXHA ” u mundua me ate te veten ,kur thojne malsort,’ nuk mundi qe ta emanciponte shoqerine patrarkale veriore edhe atehere kur dergonte detashmente me kuadro kryesisht nga Shkodra ,Tirana ,Korca ,Durresi ,Vlora e te tjera krahina ,por Ai ja doli qe ta fuste ne binare dhe te vendoste deri-diku ate shenjen e barazimit me pjesen tjeter te Shqiperise .
    Jugoret qe pas luftes se II Boterore erdhen nga Jugu dhe u vendosen ne Tirane ja dolen qe te “Konjugohen ” me vendasit me shpejt se sa kjo pjese TRIBALE SHQIPTARE qe ka rrethuar TIRANEN dhe ku rezidencen e ka kryesisht ne BATHORE ,por rrezet qe dalin prej ketij diametri na konfigurojne nje figure gjeometrike qe deri -diku i perngjan rrethit dhe shkon deri ne Fushe-kruje ,apo ne Sauk ne lindje .
    TIRANA ,kryeqendra jone eshte “MALOKEZUAR ” ( te me fale pjesa me e madhe dhe me e shendoshe e malsorve ) pikerisht nga keto falanga te rinjsh pa perspektive ( per te cilen pjesen e luanit ne mos-integrimin e tyre ne shoqeri e kane te gjithe qeverrite post-komuniste ),te cilet edhe pse qethen me moden me te fundit ,qe ne shikimin e pare ata njihen sepse veprojne ne tribu ,njelloj sikur Hispaniket dhe Arabet ne USA ,ne pikniqet e tyre te weekendeve ,qe zaptojne cdo hapesire te gjelber ,ku valon mishi dhe pija nga sabahu deri ne darke vone te shtunave dhe te dielave ,me pretendimin se ata kane qene te persekutuar ,por qe harrojne faktin se mos-integrimi i tyre nuk eshte vetem faji i shtetit ,por shoqerise se tyre primitive ,ashtu dhe keta te rinj tanet qe ju versulen lokaleve dhe pronave private ,sa nga Insuficienca e cila eshte ne Subcortexin e tyre ,po aq dhe nga perpunimi qe u ben atyre PARTIA DEMON-KRATIKE .
    Fati i erdhi ne dore Shqiperise ne 1991 ,por Individet qe e udhehoqen Partine Demokratike ishin shumica me e madhe Gjarperinj ku dhembet e tyre helmues injektonin helmin nga depozitat e U.D.B-se Jugosllave .
    Shikoni SALI BERISHEN se si aq paqesisht ja delegoi pushtetin e tij klanor ,nje KRIMINELI BUZAGAS ,por SHUME GJAKFTOHTE sikur LULZIM BASHA .
    Shikoni se si i motivon dashnorja e H……La ,Matesja e Gjatesise se Kacarrumit te Misrit ne Institutin kerkimor te Miser-Orizit ne Shkoder ,DISENJATORJA e famshme ,JOZEFINA TOPALLI apo se si nje pervers sikur Genti Strazimiri mundohet qe te beje te fortin ,kur ka ngrene grushte dhe shkelma sa eshte ngopur apo se si Thuthuqi EDI PA-LOQJA kur eshte nen pushtetin e avujve te alkoolit ben te fortin dhe motivon kriminelet te cilet per nje 10000-20000 lekesh jo vetem te shkaterrojne por lene mbas vetem toke te djegur .
    Atehere lind pyetja :
    Si mundet kjo Parti qe ishte shpresa jone ,te na drejtoje ne apo ti beje oponence POZITES kur vete kjo parti eshte e kontaminuar qe ne zigote ?
    Ate qe desha qe te shpreh ,nuk po e riperseris sepse komentuesi me Nickname “TOMORR ” e ka bere ne menyre te perkryer !

  8. redacteur says:

    Te them te drejten lexova rrjeshtat e mesiperm dhe me vjen turp .Njerezit po nxjerrin nje urrejtje qe pervecs patologjike nuk mund te quhet ndryshe .Shpresoj qe kjo gazete te kuptoje qe kjo liri e te shprehurit pa asnje limit eshte thjeshte nje bumerang .Pervecse perversitet dhe sharje dhe fyerje nuk permban asgje tjeter ne thelb shkrimi dhe komentet e mesiperme .Dhe se fundmi nje pyetje per stafin kaq e veshtire eshte te mbijetosh ne tregun shqiptar te medias qe te arrihet ne kete gjendje .

  9. perkthyesi says:

    Nuk kam as c’te shtoj, as c’ti heq mendimit tuaj! Nje nga shkrimet me te sakta dhe me me cilesi qe kam lexuar ndonjehere ne shtypin e sotem! Ju lumte!

  10. Eni says:

    Artkull domethënës, por duhet t’i bëja një korrigjim: barabaret kur shembën perandorine romake.. sollën civilizimin sepse familja romake ishte më e prapambetur..kurse barbarët tonë dhe familjen e kanë më të prapambetur….

  11. Muzapopullore says:

    Ceshte ky Gagaç tru shkume
    Barbare jane ata qe zvendesojne natyren me beton dhe cement dhe shesin bythen prej borxheve te mashtrimit. Ti duket qe emrin ke vene se ta kane shkruar ata qe kane tapine e bythes tende. Sbesoj se je çuni I doktor Gaçes mgjs Gagaçi ska lidhje.

  12. ylli says:

    Z.Gaci do te besoja por te flisje dhe per “barbaret” e 21 janarit.Sipas aleatit tend kryesor z.Meta ,ishin llumi dhe kokepalaret qe erdhen nga gjithe Shqiperia e vecanti nga zona elektorale e z.Tom Doshit.Ju z.Gaci dhe partia juaj ,jeni kultivuesit e vetem te urrejtjes ne kete vend.E filluan baballaret tuaj ne 41 e po e vazhdoni ju me sukses.Keta urrejtes patologjike ,keta pervers komuniste ,jane votuesit tuaj z.Gaci.Ti gezoni !.Vete jam gjirokastrit ,por po te isha nga Veriu ,Partine Socialiste nuk do ta votoja kurre.Se si lejon pjesa veriore e PS ,te etikohet e te ofendohet me te tilla epitete eshte tragjedi ,eshte poshtersi.O legena majtist ,malesoret jane pjesa me heroike e Shqiperise.Turp per Temen qe lejon keto felliqesira ,turp per votuesit e PS nga Veriu.Po qe se ju pelqen emri “cecene” atehere ndryshon puna.Redaksia postoje ju lutem ,nuk ofendoj askend pervec joshqiptareve.

  13. Shkreli says:

    Hahahahaha Nard Noka ka dale ne vend te fundit. Keta punonjesit e bashkise jane po aq pa shkolle sa kryetari i tyre mashtrues. O Eni o perlë po cilet barbare paskan sjelle qyteterimin Romes?!? ja vlejti sot te lexoje komentet e bashkiakeve autiste. Bravo Eni e kalove Nard Noken, Ferd Xhaferin, Genc Rulin, Kumbaron, Ennon dhe Peleshin. Qyteterimin Roman e sollet barbare hahahahaha

  14. NINO says:

    NUK KAM FJALE!!!!!!!!!!!HALLALL ARTAN GACI!!!!!!!!!!!.UROJ DHE SHPRESOJ QE KETE SHKRIM BRILANT TA KENE LEXUAR TE GJITHE SHQIPTARET DEMOKRATE DHE SOCIALISTE.POLITIKANE DHE QYTETARE TE NJE KOHE TE RE.SEPSE NGELEM NEPER SHEKUJ “PER JETE A PER VDEKJE”ME KUNDERSHTARIN.

  15. Flamur says:

    Te lumtura dora

  16. Bob says:

    Te lumte ajo dore o Artan. Ke shkruar mendimin e gjithe njerzeve te ndershem, mendimin e popullit te thjeshte. Me mIre askush nuk mund ta analizonte kete barbarizem komik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje