Shirley Ëebb, 78 vjeç, nuk është një gjyshe e zakonshme.
Ajo ka pasion peshëngritjen dhe ka çuditur shumë njerëz në palestrën e saj dhe përdorues të rrjetit pasi nisi të qarkullonte lajmi.
78-vjeçarja mund të ngrejë 110 kilogramë.
“Ajo mund të sfidojë 90 përqind të palestrës”, thotë trajneri i saj.
Fillimisht 78-vjeçarja nisi të shkojë në palestër për të shoqëruar mbesën e saj 20-vjeçare, por pasioni e përfshiu dhe tashmë ka mahnitur gjithkënd me forcën e saj.
Dikush, para se të jetë vonë, duhet t’i kujtojë nonës peshëngritëse fjlën e urtë shqiptare: Mos u qeth me shelegë!