Rrjedhja e të dhënave nga firma ligjore Mossack Fonseca ka nxjerrë në dritë skandalin e fshehjes së pasurisë nga biznesmenë dhe udhëheqës botërorë, pa lënë mënjanë as persona të njohur të botës së ekranit.
Ndërkohë, gazeta Britanike “The Guardian” ka publikuar një video me 5 hapa, nëpërmjet të cilëve mund të fshihni 1 miliard dollarë, duke marrë shembullin e presidentit Rus, Vladimir Putin.
1.Gjeni dikë, të cilit i besoni (Sergei Roldugin, miku juaj i ngushtë, kumbar i vajzës tuaj të madhe dhe drejtor artistik i Orkestrës së Shën Peterburgut.)
2.Është mirë nëse keni një bankë, e cila drejtohet nga një tjetër mik i juaji (Yuri Kovalchuk)
3.Do t’iu duhet gjithashtu një firmë ligjore e specializuar në kompanitë “offshore” (p.sh: Panama)
4.Banka ju ndihmon të ngrini kompani nën emrin e mikut tuaj të ngushtë (Sergei Roldugin), të regjistruara p.sh në Ishujt Virgin.
5.Firma ligjore firmos kredi për këto kompani offshore
Si fillim, si behen me 10 hapa 1 miliard dollare? Pastaj te vrasim mendjen si t’i fshehim me 5 hapa. Ky problem eshte me shume per Shkelzen syqenin dhe Ilir koktulin, e jo per popull te thjeshte qe ha pluhur.