Këto janë pamjet, kur policia ka ndaluar dhe shoqëruar disa të rinj, të cilët ishin përfshirë në një sherr, i cili për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për shkak se njëri nga të rinjtë e ndaluar kishte një pistoletë me vete.
Njësia e policisë së Tiranës “Shqiponja”, pasditen e djeshme ka ndaluar dhe shuar një sherr të ndodhur në rrugën “Siri Kodra”.
Katër persona u arrestuan nga patrullat “Shqiponja”, mes tyre edhe një i ri i armatosur. Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me një shumë parash. Mësohet se konflikti ka nisur në një pike bastesh e me pas ka vijuar jashtë ambienteve te saj.
sherr mes arabesh,varu kkkkkkkkk…………allah uakbar!