Historia e këtij pallati në Phnom Penh të Kamboxhias është sa e trishtë dhe e frikshme.
Dikur në të jetonin pasanikët e qytetit dhe quhej “Pallati i Bardhë” për shkak se në të pranoheshin vetëm milionerët.
Por përballë modernizimit të vendit, shumë milionerë ndërtuan vilat e tyre gjigande duke braktisur këtë pallat.
Ai iu dha me qira apo u shit tek punëtorët e shtresës së ulët.
Por tani ai është kthyer në një çerdhe drogaxhinjsh dhe prostitutash.
Ngjitur me njëri-tjetrin jetojnë: infermiere, familje, prostituta, drogaxhinj, hidraulikë dhe një sërë zanatçinj.
Nga fama e dikurshme e “Pallatit të Bardhë” nuk ka mbetur më asgjë.