Ngushëllimi prekës i Mimi Kodhelit për familjet e ushtarakëve që ndërruan jetë në Shkodër

6 Prill 2016, 20:00Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka kujtuar me disa fjalë prekëse ushtarakët që ndërruan jetë sot, pasi helikopteri që po pilotonin në kuadër të një stërvitjeje, përfundoi në liqenin e Shkodrës, duke iu marrë jetën dy prej tyre dhe duke plagosur një të tretë.

“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!

Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.

E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.

Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.

I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.

Lutem për shpirtin e tyre.

Shërim të shpejtë Geraldit!”, shkruan Kodheli.

 

4 komente në “Ngushëllimi prekës i Mimi Kodhelit për familjet e ushtarakëve që ndërruan jetë në Shkodër”

  1. erion says:

    vertet prekes. ngushellime familjareve

  2. Keni ngelur ala ne nivele fshati e katundi ,
    qe nuk dini te ndani pergjegjesine ,ndjenjen njerezore ,nga detyra shteterore e shteti ,
    sepse nuk keni pasur kurre ,e nuk keni konceptin shtet dhe nuk njifni pergjegjesi ,
    por e trajtoni gjithcka si normale .Ktu qendron dallimi .
    Nuk kam asgje me z.Mimi ,perkundrasi kam simpati per ate si njeri ,
    por papergjegjesine dhe menyra e komunikimit me publikun ,
    kjo menyre absurde , shtetari shqiptare ku ne cdo deshtim te x ministrie APO dobesie shteti te deshtuar ,
    perdoret si cfajesim kodi i keqardhjes .
    Keshtu nuk mundet te funxionoj asnji shtet ,kurr.
    Kush eshte ai qe kontaktoje me bleresit e elikopterave te pedorur ,
    dhe sa kompetent ishte ai ,njohurite mbi kto mjete fluturuse dhe me cilen siguri e Garantie i bleu .
    Eshte faji i mjetit , te blere ne korrupsion ,per qellime perfitimi , qorr e i papegjegjshem per garancine teknike te tyre ,
    a po pilotet nuk jane ne nivelin e duhur profesional e aspak te sigurte .
    Dikush duhet te pergjigjet per jetet e humbura dhe miljonat e taksapagusit shqiptare hedhur ne ere

  3. i mbijetuari says:

    Zonja @ Kodheli!:::Nuk na Mjafton vetem Ngushellimi..por duam qe te merrni Persiper PERGJEGJSITE…keshtu moj Zonje e Nderuar, une si qytetare
    i thejshte Shqipetare Pa-Parti,dhe duke mos i Rene “Legenit” te Propagandes per Interewsa Patriake, kerkoj nje Hetim te Hollesishem per Rrezimin e Helikopterit…dhe Humbjen e Jetes se Piloteve….Kujtoj se Pjesetaret e Forcave te Armatosura, jane Pjese e c´do Familjeje Shqipetare…Lol

  4. Futja kot says:

    O Zoteria me nikname Shtet i deshtuar jam dakort me ty qe te hetohet menyra e blerjes dhe lloji i blerjes se helikopterit, por nuk jame dakort me ty kur thua se helikopteri ra se ishte korrupsioni qe e beri kete, se po te them qe para 2 muajsh u rrezua ne ShBA nje helikopter me 12 ushtarake ne bord dhe se helikopteri kishte bere disa fluturime dhe ishte i ri, prodhim i vitit 2015 por ai u rezua dhe vdiqen te tere. Mund te ishte dhe gabim njerezor por ata vdiqen kurse tek helikopteri yne njeri eshte akoma gjalle dhe mund te mesojme te verteten ndoshta. Mund te kete qene dhe gabim njerezor dhe jo faji i helikopterit. Ka me qindra raste te reximit te helikoptereve per gabime njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje