Tashmë dyshimeve për krijimin e skandalit me përmasa botërore “Panama Papers”, u shtohet edhe një zë i fuqishëm, Wikileaks.
Sipas saj, qëllimi i gjithë këtij skandali është goditja e Vladimir Putin.
Wikileaks aludon se pas kësaj lëvizje qendron i “famshmi” George Soros dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është teza e ngritur nga organizata e Julian Assange.
“Organizata ICIJ ka gazetarë shumë të mirë, por nuk është shembulli më i mirë i integritetit. Ajo është përdorur nga destabilizuesi Soros dhe SHBA për të goditur Putin”, shkruan Wikileaks në Twitter.
Dmth shkurt dhe qarte :
1.Soros dhe SHBA zbulojne skandalin (i cili eshte ekzistent dhe nuk vihet ne dyshim)
2.Qellimi eshte demaskimi i Putin ( dhe bashke me te “e hane” edhe qindra-mijra te tjere te perlyer ne korrupsion dhe mashtrim,kudo ne bote)
3.E ca pastaj se kush i nxorri te dhenat,E C’RENDESI KA KJO!? Rendesi ka dalja ne drite e FUNDERRINAVE kudo ne bote ?