Ja si të aplikoni për punë në Gjermani

8 Prill 2016, 12:07Sociale TEMA

E ftuar ne emisionin e mengjesit 7pa5 në Vizion Plus, zevendesambasadoria e Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperi,shpjegon procedurat qe duhet te ndjekin qytetaret shqiptare per tu punesuar ne Gjermani.

Prej 1 janarit 2016 sipas Rregullores se re per vendet e Ballkanit Perendimor ku ben pjese dhe Shqiperia, shtetasit shqiptare kane te drejte te aplikojne per pune ne Gjermani sipas ligjit gjerman.

Per vendet e punes ne Gjermani kane perparesi shtetasit gjermane, shtetasit e Bashkimit Evropian.

Azili ekonomik nuk ekziston

Shtetasit shqiptare duhet te gjejne nje vend pune ne Gjermani, te lidhin nje kontrate pune.

Kontraten (origjinale) dhe dokumente te tjere i dorezojne ne Ambasaden Gjermane te Tirane dhe maksimumi per dy jave marrin pergjigje.

Gjate tre muajve te pare kane aplikuar 600 persona, nga te cilet 200 aplikime jane pranuar, 100 jane refuzuar dhe pjesa tjeter eshte ne shqyrtim.

Gjuha gjermane NUK eshte kusht

Shtetasit shqiptare mund te shkojne ne Gjermani te lidhin kontraten e punes. Shtetasit shqiptare duhet te marrin vete persiper akomodimin dhe cdo gje tjeter qe u nevojitet gjate kohes se punesimit te tyre ne Gjermani.

Per me shume informacion kontaktoni ne faqen e Ambasades Gjermane ne Tirane

5 komente në “Ja si të aplikoni për punë në Gjermani”

  1. tare says:

    Nuk kam si ta lexoj artikullin kur qe ne fillim ndeshem me gabime te tilla, injorance e redaksise. Gjermania eshte bashkuar qe me 1992 dhe nuk egziston me RFGJ.

    1. Toni says:

      E ke gabim shoku.Megjithëse Gjermania tashmë është bashkuar, (që nga 3 Tetori i 1990 dhe jo 1992) ajo vazhdon të jetë një Republikë Federale, me ndryshimin e vetëm se tani ajo ka + 5 shtete të tjera, (Bundesländer) pra 16 shtete.

  2. haha says:

    jane thjesshte thirhje mashtruse qe tentojne ,
    kaosin ne trut e njerezve te paditur ,naiveve ,
    qe edhe ato pare qe mundet te ken rezervuar ose disponojne ne jeten e tyre ,
    ti lene ne gjermani ose ne ambasadat e tyre mashtruse ,
    njelloj si letrat qe hidheshin ne siri ,se gjasme gjermani i pranonte .
    sot mashtrimi ,qofte edhe nga zyrtare te larte shtetesh ,nuk perben Problem per asnji
    e nuk mban asnji pergjegjesi morale ose ligjore .
    Europa eshte e mbyllur njiher e pergjithmone per te huajt ,
    politikat e saja jane thjeshte mashtruse dhe shfrytezuese ndaj te huajve ne cdo aspekt te jetes

  3. Nickelby says:

    Bundesrepublik Deutschland= fjale per fjale republika federale gjermane. Hiqe kom, se le nam

    1. Alb-Germani says:

      Bundesrepublik Deutschland fjalë per fjalë do te thotë :
      Lidhja e Republikave Gjermane,
      Pra grupimi ose bashkimi i ketyre republikave nebaze te nje kontrate
      Ne Gjermani zbatohet sistemi ” föderalismus” si dikur ne Jugosllavi qe ne shqip perkthehej si Lidhja e Republikave Jugosllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje