Tronditëse, gruaja rrëmbehet në korridorin e hotelit, askush nuk reagon

9 Prill 2016, 18:15Sociale TEMA
Tronditëse, gruaja rrëmbehet në korridorin e hotelit, askush nuk

Videoja e kamerave të sigurisë së një hoteli në Pekin, ku duket çasti i sulmit ndaj një gruaje, ka shkaktuar shumë komente në internet. Arsyeja për këtë ka qenë se kalimtarët e tjerë nuk kanë bërë as reagimin më të vogël për të ndihmuar gruan e pambrojtur, apo për të ndalur rrëmbyesin.

Gruaja po përpiqej të hynte në dhomën e saj të hotelit, kur papritur është sulmuar nga një burrë, i cili ka tërhequr nga krahu, duke u përpjekur ta rrëmbejë. Një nga pastruesit e hotelit duket në kamera teksa ka parë gjithë skenën, por nuk ka ndërhyrë, pasi ka menduar se mund të ishte një zënkë mes çiftit.

1 komente në “Tronditëse, gruaja rrëmbehet në korridorin e hotelit, askush nuk reagon”

  1. mirel says:

    Dreq, thashe se ishte ne Peqin te Kavajes kur degjoj kinesce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje