Helikopteri i rrëzuar katër ditë më parë në Liqenin e Shkodrës është nxjerrë në sipërfaqe, përmes një vinxhi të tnazhit të rënd.
Pjesët e gjetura janë transportuar për në Shkodër. Është gjetur njëkohësisht dhe radari i shkëputur nga helikopteri.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura informon opinionin publik lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145.
Ekspertet e kompanisë prodhuese Eurocopter si dhe eksperte ushtarake amerikane te specializuar për këtë lloj helikopteri, te thirrur nga Ministria e Mbrojtjes per te asistuar ne zbardhjen e ngjarjes, kane asistuar grupin hetimor te kryesuar nga prokuroria per te nxjerre kamerën regjistruese.
Që nga ai moment “Kamera regjistruese” është në dispozicion të Prokurorisë, e cila po heton çështjen. Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, polumbarë të Policisë së Shtetit dhe atyre të FA, si dhe mjete të tjera logjistike, kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të dëmtuar të helikopterit nga liqeni. Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë bashkëpunimin intensiv me