Reagimet e biznesmenëve të përmendur në "Panama Papers" kur pyeten për skandalin

11 Prill 2016, 21:08Sociale TEMA

Një tjetër shembull se si milionerë të njohur janë përpjekur të shamngin taksat nëpërmjet kompanive “offshore.”

Nick Hague, një biznesmen anglez në fushën e pronave të paluajtshme arriti të shiste një shtëpi në veri të Londrës për një fitim prej një milionë paundësh, nëpërmjet një kompanie “offshore” të zotëruar prej tij.

Por, të dhënat tregojnë se Hague fshihej pas kësaj kompanie dhe përfitimet kanë kaluar tek ai vetë.

Gazetari i BBC vendos ta pyesë në lidhje me skandalin, por ja si reagon ai.

Chris Hudson është një biznesmen i mirënjohur në Londër, i cili kishte përfituar fonde për ndërtimin e një spitali. Por, nëpërmjet një kompanie “offshore” ai ka arritur t’i transferojë paratë në Panama si dhe kishte blerë një avion privat.

Ndërsa gazetari i BBC e pyet në lidhje me skandalin, reagimi i Hudson është deri diku qesharak, por edhe i frikshëm, teksa tenton ta shtypë atë me makinë në largim e sipër

2 komente në “Reagimet e biznesmenëve të përmendur në “Panama Papers” kur pyeten për skandalin”

  1. Anamaria Monti says:

    Mistër Nick Hague ka plotësisht të drejtë, pse jo!

    A nuk na e sqaroi me aq këmbëngulje, me aq kompetencë injorante dhe me aq zell qehajeshe mashtruese të neveritëshme, në emisionin ‘Opinion’ të Fevziut, ajo sorra plakaruqe Zana Guxholli, se Parajsat Fiskale dhe Llogaritë Off Shore, nuk janë antiligjore, madje janë edhe të dobishme sepse vetëm nëpërmjet tyre mund të bëhen investimet e projekteve të mëdha.

    A thua se, i gjithë sistemi financiar dhe bankat gjigante të botës, nuk janë aty për të bërë investime dhe projekte por janë për tu tallur dhe shkuar kohën kotsëkoti.

    Kjo Zana Guxholli, që ka vënë shtresa dhjami të verdha duke larë mutrat financiare korruptive të Familjes dhe Oborrit të Berishës, edhe tani kur nuk shërben më në paradhomën e zyrës së Berishës, ku kalonin e merrnin udhë krimet financiare të tij dhe ku faleshin ‘gjyhnaqarët’ që do t’i paguanin Doktorit gjobën në vënd t’i paguanin shtetit taksat, akoma ështe e obliguar të tërheqë zvarë kockat, labrat dhe pozat prej padrone-prostititutash, nëpër studiot televizive për ti bërë shërbimet ish shefit të saj, tashmë në opozitë pushtetare, por në pushtet dhe zotërim të plotë të togjeve të veta monetare, të shpërndara në shporta të ndryshme të parajsave fiskale, më së pari të atyre të Evropës.

    Këto ndrikulla dhe kodoshe të krimit dhe të trafikut të korrupsionit financiar shtetëror, që nuk i vijnë as tek thëmbra e këmbës Nexhmije Hoxhës, duhet të kalojnë një ditë të bukur, nëpër gjyqet e vërteta të drejtësisë, jo atyre të kafenjta, ku të detyrohen që të vjellin, të zbrazen, të rrëfejnë dhe të kthejnë mbrapsht , ç’u kanë parë sytë, ç’u kanë dëgjuar veshët dhe ç’u kanë zënë duart, xhepat, çantat firmato dhe depozitat e fashehta “off shore” dhe “inn shore”.

    Kështu mbase gjejnë ndopak karar e qetësi ata që kanë shterur e kanë tretur, vetë dhe familjarisht, nga ky tranzicioni kriminal e korruptiv 25 vjeçar, që thau resorset e vëndit dhe përgjysmoi popullatën e tij, e cila ka marrë arratinë nga sytë këmbët dhe është shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë.

  2. Anamaria Monti says:

    Po mire more zoti moderator, kujt i vlen ky komenti im qe cfaqet 36 ore pasi e kam postuar dhe kur artikull qe komentoj ka kaluar tashme ne faqen 12 te arkives tuaj on line per rubriken ‘Aktualitet’ dhe qe nuk ka per ta lexuar askush.
    Sigurisht, nuk i vlen askujt, edhe sikur te supozohej se ka dicka qe mund t’i interesoje publikut.
    Une mendoj se kjo nuk eshte as serioze, as etike dhe as profesionale.
    Nese i ftoni lexuesit tuaj te shprehin opinionet e tyre, respektoini ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje