SHBA po shpreson të lëshojë sa më shpejtë në det anijen luftarake të quajtur “Gjahtari i oqeaneve”.
Një prototip i saj u prezantua në 6 prill, raporton Reuters.
Por ende anija nuk është në gjendje optimale për të nisur punën.
Anija luftarake që ende nuk ka një emër zyrtar do të shërbejë për përgjimin e nëndetëseve ruse dhe kineze “të heshtura”.
Ajo do jetë 40 metra e gjatë dhe cilësohet si “anije fantazmë” për shkak të aftësive për të mos u kapur nga radarët.
Gjithashtu ajo ka një specifikë të veçantë” është komplet automatike dhe nuk ka nevojë për asistencë njerëzore.
Pentagoni tha se do të kryhen 2 vjet testime përpara se të hidhen në veprim.
Kostoja e saj shkon në 20 milionë dollarë dhe ka nevojë për 15 deri në 20 mijë dollarë mirëmbajtje çdo ditë, një kosto e vogël krahasuar me anijet e tjera luftarake amerikane.
si bici droni detar kjo?
pa njers?
hajt se e kapin pend skafistat shqiptare dhe e perdorin per destinacjonet e tyre ..
emp impulse?
uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ca frike, mossssssssssssssssssssss
Kjo qenka si nane decja 105 model i vjeter rus
Sa vlen kjo ?20 miljon dollare?Kaq para Berisha,Basha,Rama,Beqja,nuk i pranojne as si bakshish.