Rrëfimi i Obamës: Libia, dështimi im më i madh!

11 Prill 2016, 14:16Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka pranuar se Libia është një nga gabimet e mëdha të presidencës së tij.

Në një intervistë për Fox News, Obama shprehu keqardhjen për dështimin në parashikimin e asaj që do të vinte pas rënies së diktatorit Muhamar Gadafi.

Megjithatë, Obama mbrojti ndërhyrjen si veprim të drejtë për popullin libian.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Obama ka shprehur keqardhje mbi situatën në Libi.

Muajin e kaluar, në një tjetër intervistë mediatike, ai tha se operacioni në Libi ishte zhvilluar ashtu siç ai kishte shpresuar, por që tashme ky vend ndodhet në kaos total.

Në këtë intervistë ai kritikoi Francën dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë të veçantë kryeministrin britanik David Cameron, duke thënë se ai u shpërqendrua pas ndërhyrjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera morën pjesë në operacionet për mbrojtjen e civilëve gjatë kryengritjes së 2011.

Por pas vrasjes së liderit Gadafi, Libia u zhyt në kaos, me dy qeveri paralele dhe me një rivalitet të ashpër të grupeve militantëve.

Në fillim të këtij viti, me ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, por ende nuk duket se ka marrë nën kontroll situatën, shkruan KP.

Presidenti Obama, të cilit nuk i ka mbetur shumë kohë në detyre, ka folur shpesh herë për dështimet e tij, ndër të cilat përmend edhe ligjin e armëve ne SHBA, i cili mbetet një nga pikat e nxehta të shoqërisë amerikane pavarësisht shtimit të numrave të viktimave si pasojë e një ligji tolerant mbi kontrollin e armëve të zjarrit.

3 komente në “Rrëfimi i Obamës: Libia, dështimi im më i madh!”

  1. Vladimir says:

    Pikerisht nderhyrja ushtarake me Sarkozin, ishte gabimi me i rende e i pafalshem i Perendimit, sidomos mbas deshtimit ne sulmin ndaj Sadamit.
    Eshte tjeter gje te izolosh e te luftosh diktatoret duke mbeshtetur opoziten, dhe eshte krejt tjeter gje te sulmosh nje shtet apo te armatosesh opoziten. Ce me teper duket se nuk kane vene mend ende sot ne Siri.
    Absolutisht Sadami, Gedafi dhe Asadi kane qene e mbeten diktatore te urryer e te dhunshem, pa tjeter demokracite perendimore duhet te mbeshtesin e opoziten, por te ngresh avionet e te bombardosh qeverine e nje vendi, kur nuk di kush do te ngrihet mbas tij, kur te ashtuquajturit opozitare jane ca hiça qe ne vendin e tyre nuk peshojne, te rrezosh qeverrine dhe t’jua lesh vendin ne dore bandave apo Isis-it, per mua quhet nderhyrje kriminale me kosto shume te larte per popullsine civile, çka shihet çdo dite.
    Sarkozi duhet çuar ne Gjykaten e Hages per ate qe gatoi. Jane prishur ekuilibrat dhe eshte tronditur ne themel gjithe Bota Arabe çka po pasqyrohet ne valet e refugjateve qe nuk kane te ndalur. Nuk dihet ne se do ta marre veten ndonjehere Bota arabe dhe Europa bashke me te.

  2. Genti says:

    Ne Libi nuk ka pasur Opozite kunder Kadafit, sepse Spitalet ishin falas, energjia elektrike dhe uji falas, Arsimi ishte falas. Shteti ju jepte apartament falas te gjithe te sapomartuarve Libiane dhe rrogat mujore ishin mbi 450 Dollare Amerikane ne muaj. Me kete lloj politike, nuk ka vend ne bote qe te kete opozite. Nderhyrja Amerikane ne Libi, u be per llogari te Bankiereve dhe e ashtequajtuara opozite perbehej nga Mercenare te huaj te armatosur, te cilet u rekrutuan dhe desantuan ne Libi dhe ishin nga radhet e AL Kaides ose ISIS-it te sotem, produkte te CIA-as dhe Mossadit.

    1. Tili says:

      komenti me idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje