Tahiri: Opinionet e misioneve të huaja janë reflektuar në ligjin për Sigurinë. Për ndalimin e vëllait të Alibeajt, detajet ua jep policia

11 Prill 2016, 14:15Kronika TEMA
Tahiri: Opinionet e misioneve të huaja janë reflektuar në ligjin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur poshtë zërat në lidhje me akuzat se për projektligjin ‘’Për masat shtesë për sigurinë publike’’ PAMECA dhe institucione të tjera kanë qenë kundër. Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve ministri Tahiri deklaroi se projektligji është hartuar me partnerët ndërkombëtarë dhe me grupet e interesit.

“Në media kam parë të qarkullojë një draft paraprak të vërejtjeve të PAMECA-s, më duket dhe ICITAP-it që është tërësisht normale, sepse në një proces pune shkëmbehen draftet dhe vërejtjet, pastaj të gjitha janë të reflektuara dhe është kollaj t’i verifikoni dhe ju. E rëndësishme është që me projektligjin për “Sigurinë Publike” të ecim përpara,’’ tha ministri Tahiri

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka theksuar dhe një herë se janë të  gatshëm të ulen me këdo që ka diçka për të thënë në lidhje me këtë ligj.

’Kanë kaluar Europa vite më parë në këtë rrugë, nuk po shpikim rrotën. I gjithë debati që po bëhet është një debat, besojë unë i paarsyeshëm. Gjithsesi ne jemi të gatshëm të ulemi me këdo që ka diçka për të na thënë në lidhje me këtë ligj. Ne do të ecim përpara me miratimin e tij duke marrë përsipër të shikojmë çdo vërejtje dhe çdo sugjerim, por ama, jetën e fëmijëve tanë në shkolla, në kopshte, jetën e qytetarëve, jetën e të rinjve në lokale, jetën e sipërmarrësve, ne nuk mund ta lëmë në dorën e të gjithë atyre që kanë ndërmend të bëjnë politik edhe kur vjen puna te siguria,” shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Ai zgjodhi të mos jepte shumë detaje për ndalimin e vëllait të deputetit Alibeaj në Gjermani, duke i orientuar jo vetëm mediat, por edhe këdo t’i drejtohen për më shumë informacion policisë.

“Ju ftoj t’i adresoheni zyrtarisht Policisë për këtë informacion. Dhe jam shumë i bindur që Policia do përgjigjet në përmasën që është e lejuar – dhe kjo për shkak të natyrës së çështjes. Edhe ata që kanë dalë e janë prononcuar publikisht për motive politike lidhur me këtë çështje, mund të kërkojnë informacion zyrtar në Polici. Dhe besoj Policia do kthejë përgjigje. Unë nuk mund të përgjigjem për këtë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

2 komente në “Tahiri: Opinionet e misioneve të huaja janë reflektuar në ligjin për Sigurinë. Për ndalimin e vëllait të Alibeajt, detajet ua jep policia”

  1. Dajti says:

    Ligji qe kthej kapteri eshte funksjonal ne shume vende te botes po kapteri mbetet kater.

  2. Treviso says:

    Kush kerkon rrumuje dhe kaos nuk don qe te vendosen telekamerat.
    Qyteti i Trevisos mban flamurin ne Itali per qetesine publike. Pse? Ka kohe qe kamarre masat per vendosjen e telekamerave ne çdo kryqzim. Ne çdo shesh, shkolla, muzeume, parkexhe, semafore. Policine dhe karabinjerin e gjen atje ku nuk ka telekamera. Keshtu qyteti eshte bere i sigurte nga keqbersit. A ka vjedhje? Vjedhje ka, por shume te minimizuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje