Bisedë për të mos u humbur në Zululand/ Artan Fuga: Dija në fe nuk na shpëton nga radikalizimi

12 Prill 2016, 19:57Sociale TEMA

Nisma e qeverisë për të futur edukimin fetar në shkollat publike 9-vjeçare ka ngjallur debate në hapësirën akademike. A është i saktë përcaktimi që ka bërë kryeministri apo Ministria e Arsimit se çfarë realisht kërkojnë të bëjnë? Për këtë, dhe nëse është i drejtë vendimi për të marrë njohuri për fenë në shkollë 9-vjeçare, pa marrë lejën e prindërve të tyre, ishte në studion e Zululand Dr. Profesor Artan Fuga.

Për herë të parë Rama ka folur në Zululand për një nismë të tillë nga qeveria.

Nisur nga citimi i tij “se po punohet për një program shkollor për kulturën fetare”, Fuga tha në studion e Zululand, duke u nisur edhe nga përcaktimet e bëra deri tani nga ministria dhe kryeministri, se flitet në thelb për tre gjera të ndryshme.

“Janë tre gjëra të ndryshme, të futësh edukim, të japësh kulturë fetare dhe të japësh dije mbi fenë në shkollë. Unë nuk e paragjykoj të gjithë aktorët janë të paqartë”, tha Fuga.

Sipas profesorit, e drejta e fesë është drejta e familjes deri në një farë moshe, çka do të thoshte se nuk mund të bëhet e detyrueshme.

Dhe për këtë Fuga solli një realitet në Francë. Ai tha se në shkollat publike nuk aplikohen këto njohuri, por në shkollat private është me zgjdhje, dhe kjo e drejtë i jepet prindërit. Por nëse do të pyeteshin ekpertët e komunikimit apo mësimthënësit ata e kanë gati modelin.

“Për mua modeli më i mirë është që fenë e lë në zgjdhje individuale dhe të lirë.  Ne e kemi modelin tonë nëse do të vinë të na pyesin” tha Fuga.

Profesori shprehur pakënaqësi se si ky program mësimor nuk u konsultua me askënd.

Të ndalur tek islami dhe ekstramistët e fesë islame, Artan Fuga tha se dija nuk ka të bëjë me radikalizimin. “Radikalizimi nuk shuhet me dije. Dija në fe nuk na shpëton nga radikalizimi”, tha profesor Fuga në studion e Zululand.

Ndërsa të ndalur tek ndarja klasike Perëndim- Lindje, profesori e kundërshtoi fort duke e hedhur poshtë si koncept. “Nuk ka koncept Perëndim. SHBA nuk përfaqëson Perëndimin, as SHBA, as institucionet e saj. Ne e njohim Perëndimin nga masmedia dhe ky është kurthi më i madh që biem ne”, tha Dr. Prof. Artan Fuga përballë gazetarit Mustafa Nano në studion e Zululand.

Ndërsa lidhur me faktin që Shqipëria ka një harmoni fetare, për Fugën kjo vjen nga injoranca që kemi mbi fenë.

8 komente në “Bisedë për të mos u humbur në Zululand/ Artan Fuga: Dija në fe nuk na shpëton nga radikalizimi”

  1. faro says:

    Titullin we keni been the forte, poor asgje interesante nuk gjeta.
    Perkundrazi:
    Rreshtin e fundit e vleresoj si nenvleresim vlerash,
    dhe shprehja “radilalizimi nuk shuhet me dije”, mos do the thote se shuhet me injorance?

    1. anticensurë 543234 says:

      faro
      duhet të jesh daltonik si gjëthnjë!!
      nëse nuk është nxehtë nuk duhet të jetë patjetër ftohtë!!
      ky të thotë se nuk zhduket me dituri,por nuk të thotë se është injoranca ajo që e zhduk!!
      fute trurin në punë mose përdor vetëm për të ndarë veshët nga njëri tjetri!!

  2. faro says:

    Titullin e keni vene te forte, poor asgje interesante nuk gjeta.
    Perkundrazi:
    Rreshtin e fundit e vleresoj si nenvleresim vlerash,
    dhe shprehja “radilalizimi nuk shuhet me dije”, mos do the thote se shuhet me injorance?

  3. Tarrasi says:

    Kjo seri e Zuluse, propozoj te quhet : “FURCA PA KUFIJ”.
    Fuga eshte mire, por nuk eshte kurdohere konseguent dhe koherrent me ato qe thote.

  4. anticensurë 543234 says:

    si gjithnjë një emision në nivelin e muhabetit!!
    i një niveli të dobët sa nuk ka!!thjeshtë për të marrë një rrogë!!thjeshtë për ti bërë llustra njëri tjetrit dhe rreklamë vetes!!
    muçi si gjithnjë i pa pregatitur!!e kapin gafil dhe ai “del”pa lagur duke thënë se do të përgjigjet nesër!!
    kurse fuga është “shumë i pregatitur” për nivelin e muçit!
    ato që nuk më pëlqyen tek fuga ishin dy:
    -një vetpublicitet i panevojshëm që e përdorte për të bërë më të vërteta thënjet e tij!!thënje që nuk kishin nevojë të vërtetoheshin me titujt e tij akademik!!janë plotësiht të qëlluara dhe plotësisht të vërteta!!i vetmi që ka folur hapur dhe me kompetencë!!
    -u fol në teori por në asnjërast nuk u tha se fondamentalizmi është në natyrën e njeriut!!u fol për besimet fetare,për njohuritë për to,për mos njohjen e tyre por në fund të fundit nuk u tha se është njeriu ai që i përdor ato për të shprahur fondamentalizmin e tij!!
    sot po flasim për fondamentalizmin fetar,por nuk është ai i vetëm!!
    fondamentalist mund të jetë dhe ateisti!
    fondamentalist mund të jetë dhe ekonomisti!
    fondamentalist mund të jetë dhe fizikani o kimisti,matematikani oseastronomi!!
    të gjithë këta fondamentalistë i bashkon një gjë e vetme!!
    i bashkon mungesa e pranimit të diçkaje tjetër të ndryshme nga ajo për të cilët ata janë të bindur!!
    ju mungon hapja mendore!ju mungon pranimi i një personi,mendimi të ndryshëm nga mendimi i tyre!!
    ps:muç pregatitu kur thërret dikë në emision!!përpiqu të flasësh rrjedhshëm dhe pa gjeste!nuk kemi nevojë për një muhabet rreth oxhakut!!nuk kemi nevojë të na tregosh se je i njëjtë si ne!!
    kemi nevojë për të ditur më shumë!për të na dhënë një mundësi për të zgjidhur problemet tona!!për të na dhënë një mundësi që të përparojmë!!

  5. jashush akashi says:

    o fuga europa eshte krishtere por mos harro krishterimi ka ardh nga lindja e mesme jezusi ishe semit hebre!ik pirdhu tashti profesor leshi qe je!

    1. ganiu says:

      Jashush
      S’të kuptoj se ku do të dalësh? Mund ta kesh për mburrje. Për sharje. Ose thjesht për të treguar se di shumë.
      Është e vërtet që Europa është e krishterë. Që gjithashtu është e përparuar, por m ose harro se ajo nuk ekziston vetëm prej pak kohësh. Mos kujto vetëm kohën e zhvilluar të saj.
      Europa ka kaluar tre periudha në në historinë e saj të civilizuar.
      Antikitetin- ku politizimi ishte besimi i kohës.
      Mesjetën- ku krishterimi ishte pushteti
      Kohën moderne- laiciteti i shtetit.
      Në dy periudha Europa përparoi. Në atë periudhë, që mesa duket ti e harron o nuk e kujton, kur ai besimi që ti thua se e ka prejardhjen nga lindja e mesme, Europa pati periudhën më të errët të saj. Kështu që dhe shtetet e Lindjes së Mesme të arrijnë nivelin e Evropës, duhet të ndjekin të njëjtën rrugë si ajo. Të shkëpusin fenë nga shteti. Evropës ju deshën 1 mijë vjet errësirë dhe luftëra për të dalë. Shpresoj që botës islame ti duhen më pak.
      Evropën nuk e çoi përpara besimi fetar. E çoi përpara shkenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje