Franca, pro mësimit të fesë në shkollë

13 Prill 2016, 10:21Sociale TEMA

Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi mbështet idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla, duke theksuar se terrorizmi nuk ka asnjë lidhje me muslimanët.

“Shqipëria është vend besnik me luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvillua dita e profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes muslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë pas besimit.

Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit. Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Të parandalohet që në shkolla”, tha Fitoussi.

Ndërsa ministrja Elona Gjebrea tha se është zgjeruar drejtoria e antiterrorit më i madh i Ballkanit.

Ambasadori gjerman Helmut Hofman tha se lufta ndaj terrorizmit është në axhendën e shumë vendeve.

“Terrorizmi përdor metoda moderne komunikimi”, tha ai.

Vendet ballkanike po diskutojnë në Tiranë për luftën kundër terrorizmit, ku janë ftuar përfaqësues nga shtatë vende të Ballkanit, si dhe përfaqësues te organizmave ndërkombëtare, OSBE, dhe oficerëve ndërlidhës të atashuar në Shqipëri.

3 komente në “Franca, pro mësimit të fesë në shkollë”

  1. Donald says:

    Franca e ka ndritur me fete ne vendin e vet. Ne France jane me qindra geto fetare,ku dhe policia e ka te veshtire te futet,dhe tani duan te bejne te njejten gje ketu. Rama eshte idiot nqs i degjon. Kush do me mesu per fete te shkoje ne shkolla private fetare,te te gjitha llojeve,ka plot ne Shqiperi.
    S’kane pune me publiken. Gjykata Kushteuese duhet te reagoje nqs miratohet kjo MARREZI.

  2. shkodra says:

    Franca,pro mesimit te fese ne shkolla….dhe te behemi si franca me terrorizem…!!
    …keshtu thote ekselenca.ambasadori i frances ne shqiperi…!!

    ky eshte kulm !

  3. ca po thu o Qazimo says:

    U dhi Franca duan ta dhijne edhe Shqiperine ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje