Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim, shikon shprese tek reformat e qeverise shqiptare

13 Prill 2016, 17:34Ekonomia TEMA
Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim, shikon shprese tek reformat

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë në zyrat qendrore të Bankës Botërore, ku u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim.

Presidenti Kim u shpreh me tone shumë optimiste për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe rrugën e bashkëpunimit në rajon dhe dha konsideratat me të larta për punën e qeverisë shqiptare dhe lidershipin e Kryeministrit në atë që ai e quajti fazë ndryshimesh historike për Shqipërinë dhe rajonin. Duke iu referuar takimit me Kancelaren gjermane Merkel, Presidenti i Bankës Botërore theksoi opinionin e zonjës Merkel për momentin pozitiv që po kalon Ballkani Perëndimor dhe rolin e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama në zhvillimin e rajonit.

Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Kim për punën e pakursyer të Bankës Botërore në Shqipëri, si edhe theksoi nevojën që Banka Botërore të jete katalizator i zhvillimit të rajonit të Europës Juglindore. Kryeministri Rama u shpreh se bashkëpunimi rajonal është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit, duke nënvizuar faktin se e ardhmja e rajonit i përket Bashkimit Europian.​

2 komente në “Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim, shikon shprese tek reformat e qeverise shqiptare”

  1. po ndodh says:

    me me se e d poplli qe po vuan per 1 cope buke nuk e di askush…po lerini pallavrat e ketyre njerezve qe paguhen nga taksat tona (ne forme ryshfeti)per te thene ca fjale te mira per qeverne me antinjerezore qe ka pae ndonjehee ky popll…

  2. Opinioni says:

    Sonte ne Opinion me bl fevzon ” Cilat Jane te fshehtat e ketij takimi”?!
    O fevzi ! Besoj se tashti e more vesh axhenden e Kryeministrit. Mos na u shqeteso shume se mezi te kemi!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje