Qeveria shqiptare ka filluar procedurat dhe duket se po shkon drejt heqjes së marrëveshjes hidrokarbure me kompaninë TransAtlantic Petroleum ltd.
Kjo kompani hyri në tregun shqiptar në fund të vitit 2014, kur bleu Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare.
Stream Oil është e njohur edhe për shkak të përplasjeve politike. Opozita e majtë akuzoi demokratët në pushtet se në vitin 2007 i kishin dhënë 4 burime të naftës dhe gazit një kompanie në të cilën ishte pronar Arjan Tartari, bashkëjetuesi i atëhershëm i deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi.
Pas ardhjes së të majtëve në pushtet gjërat ndryshuan për Stream Oil. Në 2 Shtator të vitit 2014 u njoftua marrëveshja për blerjen e 100 të kuotave të Stream Oil & Gas Ltd nga kompania amerikane TransAtlantic Petroleum Ltd.
Ulja e ccmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe situata e borxheve duket se e ccuan edhe kompaninë amerikane drejt dështimit. Marsin e vitit 2016, TransAtlantic Petroleum Ltd njoftoi shitjen e operacioneve në Shqipëri tek GBC Oil Company Ltd.
Fakti se TransAtlantic (ish-Stream Oil) ka një borxh të trashëguar ndaj Albpetrol në shumën 15 milion USD dhe tentativa për të shitur kuotat tek një tjetër kompani e panjohur kanë vënë në lëvizje qeverinë e cila përmes Albpetrol ka filluar procedurat e prishjes së marrëveshjes hidrokarbure.
Kompania shtetërore Albpetrol i ka bërë të qartë përmes dy letrave respektive kompanisë TransAtlantic Ltd. se është në kushtet e shkeljes së parashikimeve të marrëveshjes hidrokarbure pasi nuk ka respektuar detyrimet në raport me të. Albpetrol i ka vendosur afat 6 muaj kompanisë TransAtlantic që të përmbushë detyrimet, në të kundërtën shkohet automatikisht tek prishja e marrëveshjes.
Rectifying with in 6 month..?!?! Jo po 10 vjet.. Ore, c’fare prisni ju me traget permes oqeaneve do I dergojne borxhet ata ?!?! 1 month to comply ore and that’s it it.. Hiqini more licencen.. Cojeni kontraten ne gjyq me procedure te shpejte dhe me sistem gjyqesor te hiqet.. Ne te njejten kohe filloni te kerkoni per sipermarres..