“Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët”
Kjo është nisma e re që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do të ndërmarrë përmes një ligji të ri pas skandalit të parajsave fiskale të zbuluar nga “Panama Papers”.
Në një prononcim për median paraditen e sotme ministri Manjani tha se po konsultohet me ekspertët për këtë nismë ligjore që ka një model, ligjin gjerman.
“Kemi nisur punën për të verifikuar mundësinë se në cfarë pjese legjislacioni do të ndërhyjmë.
Jemi në fazë ende hershme paraprake.
Bashkë me ekspertët e huaj por dhe të Ministrisë së Financave ndoshta ekspertë kryesisht të pastrimit të parave të jemi në gjëndje të japim një legjislacion që i përgjigjet sfidave të kohës”.