FAKSIMILE/ HEC-et në Luginën e Valbonës, si u firmosën nga Ruli e Bozdo kontratat dhe u miratuan nga Berisha

4 Prill 2016, 16:02Ekonomia TEMA
FAKSIMILE/ HEC-et në Luginën e Valbonës, si u firmosën nga

Përfaqësues të shoqatave të ambientalistëve kanë shprehur ditët e fundit shqetësimin për rrezikun që mund ti kanoset zonës së Valbonës në Tropojë nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht kur flitet për ndërtimin e këtyre veprave energjetike dhe kur janë dhënë këto koncesione?! Kontrata e parë koncesionare daton në 27 Korrik të vitit 2009 dhe bazohet mbi vendimin e marrë nga qeveria “Berisha” më 07.11.2007, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit Dragobia”.

Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k. Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia, brenda të cilit janë 4 HEC-e parashikohet të ndërtohet në Lumin e Valbonës me fuqi të instaluar 22760 kW dhe prodhim vjetor 116,014,456 kWh.

Kontrata e dytë koncesionare daton në 29.01.2009, bazuar mbi vendimin e qeverisë “Berisha” të datës 7.11.2007 “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Valbona”. Edhe kjo kontratë është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Tplani” sh.p.k.

Ky HEC ka fuqi të instaluar 2300 kW dhe prodhim vjetor të energjisë 11,028,240 kWh. Kontrata e tretë koncesionare është nënshkruar në 15.08.2013, në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Ajo mban firmën e zv.ministrit Enno Bozdo dhe shoqërisë “Valbona Project Company” shpk.

Kjo kontratë koncesionare parashikon në total 9 HEC-e, me fuqinë totale të instaluar 51040 kW dhe prodhim vjetor 245,726,989 kWh.

9 komente në “FAKSIMILE/ HEC-et në Luginën e Valbonës, si u firmosën nga Ruli e Bozdo kontratat dhe u miratuan nga Berisha”

  1. mirel says:

    C’rendesi ka te kujt jane firmat?
    Doni tja lini ne dere Berishes?
    Shteti duhet ti shfuqizoje patjeter, dhe jo te na tregojne kujt do I ngelet faji nese Hecet ndertohen.

    1. "Horri i Bulevardit" says:

      Mirel, ke te drejte, duhen te shfuqizohen, por duhet te botohen keto afera, per shkakun se nje nderprerje e njeanshme e kontrates, ka koston e saj dhe i demtuari ne kete kontrate, kerkon demshperblimin, ne gjykaten e arbitrazhit ne Gjeneve dhe kesaj gjykate si intereson as salehu dhe as edi.
      Se duke njohur salehun, qe te vret naten dhe te ngushellon diten, duhet sqaruar mileti, qe kur te paguhen gjobat, mileti mos ti kerkoje llogar kryeministrit, por te kerkoje denimin e atyre qe e firmosen kete afere korruptive.

    2. ALpini says:

      Po kush duhet ti firmoste,opozita?
      Po sot kush i firmos kontratat e koncesioneve,ministri ose zv/ministri
      e me pas kryeministri.
      Ka nje ndryshim rrenjesor qe qeveria e djeshme firmoste per ndertime
      e qeveria e sotme firmos per prishje ose shkaterrime.

  2. nikoll says:

    Pis m.., as fshatin tend nuk kursen po le Shqiperine.

  3. Hazalli says:

    Interesant !Kudo ku bie “ere” eshte Gener 2!!!!

  4. luani says:

    PO Fahri Balliu si specialist i H/C ka marre ndonje nga keto nga Berisha?

  5. Abdulla Diku says:

    Ligji per zonat e mbrojtura ndalon aktivitete te tilla. Ndaj e gjithe praktika per licensimin e HEC-eve ne parqet kombetare eshte anti-ligjore

  6. Gezim says:

    Ci duam hidrocentralet e vegjel. Le ti leme njerzit pa energji elektrike. Keshtu thoni ju? Edhe kafshet ne perendim trajtohen ne ambjente me elektricitet. Nuk e kuptoni se presioni behet nga pronaret e restoranteve?

    1. Abdulla Diku says:

      Se pari, LIGJI ndalon ndertimin eveprave te tilla ne nje Park Kombetar. Eshte e mjaftueshme kjo?
      Se dyti, Valbona eshte park kombetar natyror, njerzit vijn aty prej natyres dhe bukurise se zones. Banoret e zones po e blejne dhe do vazhdojn ta blejne edhe me shtrenjt energjine elektrike. HEC-et nuk po behen per banoret, por perfituesit e koncensioneve. Nese duhet kthyer ne park energjitik, jam dakord me ty. Un as nuk jam pronar restoranti e as jam fare nga ajo zone.
      Ky lloj bastardizimi i natyres, edhe ne Afrike nuk lejohet dhe nuk behet, ndaj duhet ndaluar njehere e pergjithmone edhe ketu, ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje