Në kuadër të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe integrim në pesë vitet e ardhshme deri më 2020, qeveria ka artikuluar se dobësitë në administratën publike dhe korrupsioni me format e veta të shumëfishta janë pengesat themelore për jetësimin e reformave.
Në draftin e SKZHI 2015-2010 që tashmë është në një proces konsultimi qeveria ka shpallur 6 prioritet e mëdha për pesë të vitet në vijim të cilat fokusohen në:
1-Shërbime publike inovatore, që kanë në qendër qytetarin (qeverisja e mirë);
2- Efikasitet në koston e furnizimit me energji elektrike (energjia);
3- Nxitja e novacionit dhe konkurrueshmërisë (investimet e huaja direkte dhe të brendshme); (4) menaxhimi i integruar i ujit;
5-) Rritja e qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës (sistemet e tokës dhe prona
6-) Reforma strukturore.
Mirëpo në dokument thuhet se qeveria përballet me një numër risqesh gjatë zbatimit të SKZHI-II dhe vonesash në realizimin e vizionit të saj për zhvillim kombëtar dhe integrim në BE.
Në analizën e posaçme thuhet se pjesa dërmuese e këtyre risqeve konsiston në nivele të brendshme dhe mikro apo sektoriale (si p.sh. risqe sociale, të tregut, të mjedisit, shëndetit, kredisë etj).
Hartuesit e dokumentit që është publikuar nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se paraqesin një rrezik të lartë për reformat kufizime të thella të kapaciteteve përthithëse në radhët e administratës publike dhe shërbimit civil, të cilat mund të sjellin si pasojë vonesa të mëdha, cilësi të dobët të zbatimit të SKZHI-II dhe përfitime të ulta për investimet për fonde zhvillimi.
“Kufizimet për koordinimin dhe zbatimin e politikave mund të çojnë në keq akordim të fondeve, të rrisin konkurrencën e brendshme për burime, mund të çojnë në duplikime, vonesa në vendim-marrje apo mungesë efikasiteti në vendim-marrje dhe humbje të fokusit strategjik në përgjithësi nga ana e qeverisë” thuhet në dokumentin themeltar të politikave të zhvillimit.
Gjithashtu korrupsioni me format e veta të shumfishta, parqet elemente me rrezik të lartë dhe mund të pengojë zbatimin e të gjitha reformave, duke përfshirë edhe vetë ato që kanë të bëjnë me administratën publike dhe shërbimin civil.
Ekziston një risk që burimet e disponueshme qoftë si fonde, ashtu edhe si burime njerëzore të mos jenë të mjaftueshme, në veçanti në lidhje me përpilimin dhe zbatimin e reformave madhore.
Përformanca e dobët e shërbimit civil gjithashtu mund ta pengonte zbatimin, për shkak të hapësirës së kufizuar për shpërblim, vlerësim të performancës dhe mundësive për tu ngritur në detyrë, trajnimeve dhe zhvillimit etj.
“Politizimi i shërbimit civil mund të pengojë zbatimin e SKZHI-II përmes lëvizjeve të vazhdueshme të personelit (sidomos në nivelet e larta); dhe në rastin e medias dhe shoqërisë civile, politizimi mund të pengojë zhvillimin e demokracisë në përgjithësi” thuhet në gjetjet e qeverisë për rreziqet që kanosin reformat për zhvillimin e vendit.
Monitor
Justifikim i deshtimit total te aksjoneve te partise qe ishte luft kunder popullit qe eshte ne kushte mbijetese dhe skan nga dalin te ardhurat ata u gezuan perkohsisht me grabitjen qe bene ne fillim kujtuan se populli eshte lope me mjele per kater vite dhe harruan se lopa duhet ushqyer per me i marre prodhimin.Tani mundohen duke i paraprire deshtimit per te lene fajin kopil ne kete gjendj edhe ai qe ka para nuk i investon sepse e sheh qe grabitet pa meshire nga format e shpikura te shtetit akoma me keq do shkoje ekonomia sepse kerkohet qe njerezve ti merren parat e bukes se teprica nuk ka .Amatorizmi eshte rreziku me i mall qe ka kjo qeveri bashke me arrogancen diktatorjale grabisin popullin per investime qesharake vetem sa me i dhene ligjshmeri vjedhjes se tyre me ane te projekteve te shpejte .
Po si Munde te Besh Shtet, Ligjor kur kemi kaq “Juriste” ME AFTESI TE JASHTZAKONSHME,per te Nxjerre KRIMINELET nga Burgu????
Shqiperia “Prodhon” Juriste, me gjithefare Diplomash, per kete si mund ti leme pa Pune Juristet tane te “Nderuar”???Prandaj na duhen Krime
dhune,gjithefarelloj Krimesh nga ato me te Ultat deri ne ato me te Lartat…
1-Kemi Avokate qe Fitojne Gjyqin, me DREJTESIN sHQIPETARE,kemi Drejtues te Administrates qe kane Dosje me Diploma jo vetem nga UT-sHQIPETARE por edhe Doktaorata te Huaja, qe eshte per te Dhjere kur nuk dine asnje Gjuhe te Huaj, jo te MBROJTUR , por as edhe Gojarisht
kemi Kusherinje Prefekte-pa shkolle te Mesme dhe Diploma..kemi Kry-Bashkiak me Diploma Gjirokastre -Elbasani..kemi nga Kristali..dhe Metali-..
Bej Tumin kesaj Pune…si mund te Ndertosh shtet kur nuk ke Inteligjence???Kur edhe ata Pak Infernmjere qe nxjerrin ne Shqiperi kerkojne “Tja Mbathin ” ne Gjermani….
Shqiperia Prodhuese e STOKUT te Politikaneve Legena, e papunesise….e spiunerise ne Politike…e shitjes se Interesave Kombetare per nje Karrige
c´fare Pret nga Shqiperia qe ka Mbetur vetem ne Harte se ne te vertet Qeveriset nga Klanet Antishqipetare….lol