Shqipëria merr masa për të ndaluar vendimet e Strasburgut për ish-pronarët

1 Prill 2016, 14:00Ekonomia TEMA

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve, që e kanë detyruar atë t’i paguajë atyre sasi të mëdha kompensimi financiar.

Në vitin 2006, gjykata e Strasburgut lëshoi vendimin e parë në favor të pronarëve që kërkonin kompensim për pronat e marra nga regjimi komunist – dhe të cilëve u njohën të drejtat nga një komision shtetëror.

Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda ministrisë së drejtësisë dhe përfaqëson shtetin shqiptar në gjykatë të Strasburgut i tha BIRN se shuma totale e kompensimit që u desh të paguhej në 2014 ishte 2,462,015 euro dhe 10,751,416 euro në 2015.

Fatura për 2016 pritet të jetë gjithashtu e lartë.

Më 17 mars, gjykata e Strasburgut e urdhëroi Shqipërinë të paguajë 11 milionë euro të tjera në një vendim në lidhje me gjashtë ish-familje pronare. Qeveria ka tre muaj kohë të gjejë fondet për këtë rast të ri kompensimi.

Burime nga Zyra e Avokaturës së Shtetit dhe shoqata e pronarëve i thanë BIRN se një vendim tjetër multi-milionë euro nga Strasburgu mbi të njëjtën çështje do të jepet së shpejti.

“Norma e çmimit të tokës që gjykata përdor për të kompensuar ish-pronarët është më e lartë sesa ajo e qeverisë. Kjo krijon një barrë financiare për shtetin, që është arsyeja përse po përpiqemi të ndalojmë praktikën e vendimmarrjes së Strasburgut për pronarët shqiptarë të tokave,” tha për BIRN Alma Hiçka, kreu i Zyrës së Avokaturës së Shtetit.

Me shpresën për t’i dhënë fund vendimeve të kripura për nga çmimi i kompensimit, qeveria miratoi një ligj të ri për kompensimin e pronarëve për pronat dhe asetet në dhjetor 2015.

Ky synon të mbledhë rreth 438 milionë euro dhe 23,000 hektarë tokë bujqësore për 10 vite në mënyrë që të kompensohen rreth 26,000 raste.

“Do ta prezantojmë këtë ligj të ri në fillim të prillit në gjykatën e Strasburgut ngaqë e kemi hartuar sipas sugjerimeve të tyre,” tha Hiçka.

“Ne shpresojmë që gjykata do ta vlerësojë si një zgjidhje të qëndrueshme për ish-pronarët dhe do t’i japë fund vendimmarrjes së tyre për pronat,” shtoi Hiçka.

Megjithatë, në një shenjë se ligji i ri nuk do t’i japë fund mosmarrëveshjes së kompensimit mbi asetet e sekuestruara, shtatë padi të ndara janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të ri, përfshirë mocione nga Presidenti i Shqipërisë, Avokati i Popullit dhe shoqatat e ish-pronarëve.

Gjykata Kushtetuese pritet të lëshojë një vendim për ligjin në javën e parë të prillit.

Ish-pronarët thonë se ata kanë pritur vite për të rimarrë pronat – ose të marrin kompensim financiar për to – që është arsyeja përse shumë prej tyre i janë drejtuar Strasburgut.

9 komente në “Shqipëria merr masa për të ndaluar vendimet e Strasburgut për ish-pronarët”

  1. toni says:

    Nuk besohem ligjet qe bejne qeverite shqiptare. Lereni t i marr vendimet Strasburgu. Eshte gjykate e pavarur dhe mbron me mire se ne kolektivistet e xhepistet te drejten e shennte mbi pronen

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Mblidhuni dhe hiqeni ate president palaco dhe merrni masa per keto vendime skandaloze te Strasburgut.. Te bej cfare te doje opozita populli po paguan tarifat e ish rrumpalles.. Flamur pa shkop lexohe mire cfare shkrojta midis gjermaneve dhe cifuteve.. Ata u paguan por mbas 200 vjetesh pretendojne kompensim prape.. Mos ofendo kot se ne kohen e babaqemes shqiptari e bleu token e tij nga shteti osman Turk..Keshtu qe ske pronar te vertete…Plep..

    1. .... says:

      spaske trut ne rregull. dmth ti thua qe leket me mire ti gezojne hajdutet e shtetit sesa pronaret perkates, ata te vertet ? shko mer kokrra loqes se spaske lidhje me kte ceshtje, ose po te preket interesi personal, ose te qenka fikur truri. ik tani se te iku ora per xhami

    2. 06660 says:

      o qytetar optimist nuk ke lidhje me kte ceshtje, mos fol me se spaske 2 gram tru ne koke.

    3. Zigur Qarri says:

      Nuk ka pronar te vertete?!
      Kelcyrat(kliazura) dhe Vrionasit,qe jan konvertur ne mysliman,por pa nderruar mbiemrat,
      kan qene nga familjet me te pasura shqiptare,para,në,dhe pas periudhes osmane.Problemi
      qendron tjeterku,ne tjetersimin e prones,ku vjedhesit jan politikanet.Nese eshte bere nje
      vendim i padrejte(si gati ne te gjitha rastet),nuk ka nevoje te paguaj shteti(takspaguesit
      shqiptare),por ai qe ka dhene vendimin e padrejte,duke u bere palë me vjedhesin ne
      perfitim.Eshte denuar ndonje gjykates deri tani?-JO!Si ka mundesi,kur dihet qe shteti
      shqiptare i ka humbur pothaj te gjitha konfliktet me qytetaret e saj ne Strasburg?
      Ky vendim,izolon Shqiperine si ne kohen e Enver Hoxhes.

  3. Jak-Boston says:

    Ore ti “qytetari optimist” ti qenke kokrra e pabuksit dhe na del ketu dhe na komenton per pronen dhe shkruan gomarlliqe si ajo ku thua se iu blene turqeve dhe sjane pronare te vertete.
    Po e bleve pronen je pronare i vertete jo vetem ne Shqiperi po ne te gjithe boten.
    Sipas llogjikes tende komunisto-hajdute po ta dha partia pronen je pronar, por po e ka blere stergjyshi nuk je. Hajde galloshe mendje qe me ke. Shko more hap ndonje kanal se as per te ruajtur bagetine spaske mendje si paske ngjare gjyshit fare.

    1. !!!!! says:

      Po cmerresh me injorante me dy klase shkolle a derebardhe! Ku e kupton ai cdo te thote: gjykate europiane e te drejtave te njeriut, autoritetin dhe prestigjin qe ajo ka? Ai dhe tufa e sonambuleve si ai, dijne vetem te cohen ne 6 te mengjesit te votojne kur ua kerkon partia! Shif cfare nocioni ka per blerjen, si mund te kete ai tru per te kuptuar strasburgun?? O zot, na shpeto nga injoranca!

  4. KOCI SELFO says:

    QYTETAR OPTIMIST HAJDUT DO TE TE BEJME PESIMIST SE NUK MUND TE VJEDHESH PRONAT. ATO JANE VENE ME GJAK DHE KESAJ HERE NUK DO TE JETE ME DJERSA E PRONAREVE POR E HAJDUTEVE DHE JO VETEM DJERSE POR EDHE ME SHUME SE SA AJO. DO TE PENDOHENI SE TERE JATA DOTU SHKOJE NE FERR SE DO TE LANI BORXHIN QE NUK PAGUAT KUR VODHET. NE TE S.. EMES JUVE PLEHRAVE

  5. Arber says:

    Qeveria Kete ceshtjen e pronave mund ta rregullojne shume mire duke I futur ato aksionere dhe keshtu merr fund 25 vjet rropatje per mallin qe I takon ketyre njerezve dhe gjithashtu nderpret gjygjet e strazburgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje