Kapen hajdutët serialë, ja banesat që kishin vjedhur në Tiranë

26 Mars 2016, 09:11Ekonomia TEMA

Katër të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “FARKA 2016”, pasi akuzohen për vjedhje të disa banesave, tashmë të dokumentuara.

Policia njofton se në pranga u vunë shtetasit Amarildo Margjini, 19 vjeç, E. S., 15 vjeç, E. S., 16 dhe Ani Ibraliu, 26 vjeç, te gjithë banues në Tiranë.

Ata u kapën pasi në datë 24.03.2016 rreth orës 20:00 në vendin e quajtur fshati Krrabë –Tirane, ne bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit O. T., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Këtij shtetasi i kanë vjedhur këtij shtetasi mjete pune si (gur fresibel, trapanë dhe saldatriçe) me vlerë totale demi 100.000 lekë.

Pas hetimeve u zbulua se ata ishin përgjegjës edhe për disa vjedhje të tjera, po nëpër banesa, në Tiranë, raporton Panorama.

Lista e vjedhjeve

1­ Më datë 07.07.2015, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. L., banues në Tiranë

2­ Më datë 12.07.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. P., banues në Tiranë.

3­ Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit K. T., banues në Tiranë

4­ Më datë 28.11.2015 kanë vjedhur banesën e shtetases V. A., banuese në Tiranë.

5­ Më datë 24.12.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit F. B., banues në Tiranë.

Materialet ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga Neni 134/2 ­25 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Amarildo Margjini dhe E. S., për shtetasit E. S. dhe Ani Ibraliu për veprën penale “Pervetesim i parave ose mallrave të vjedhura”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje