Shqipëria do përfitojë 14 mln dollarë ndihmë nga SHBA në 2017, por jo për zhvillim ekonomik

28 Mars 2016, 08:36Ekonomia TEMA

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara mbështesin me ndihma rreth 100 shtete në botë, me miliarda dollarë.

Sipas statistikave të bëra publike nga Qeveria amerikane, këto iniciativa bëhen për të mbështetur paqen në botë, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe të mundësohet një ndihmesë humanitare gjatë kohëve të krizës.

Administrata Obama i ka kërkuar Kongresit që për vitin 2017 të alokojë në total në mbarë botën 33.9 mld dollarë, me një rënie të lehtë të buxhetit krahasuar me vitin 2016 që ishte 37.9 mld dollarë.

Për Shqipërinë është parashikuar një fond ndihme prej rreth 14 mln dollarë, të cilat do alokohen për çështje paqe dhe sigurise, si dhe për garantimin e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe qeverisjes, raporton Monitor.

Duke parë historikun e viteve të mëparshme është shënuar një ulje e fondit (gjatë 2015 kishim 14.096 mln dollarë; dhe në 2014-n 16.8 milionë dollarë). Një tjetër element që bie në sy është që për fondin e 2017, në ndryshim nga të gjithë vitet e mëparshme, nuk përfshihet arsyeja e zhvillimit ekonomik për ndihmesën e dhënë.

Pjesa më e madhe e ndihmës jepet për shtetet e Lindjes së Mesme, por edhe ato në Afrikë dhe Amerikën Latine.

5 komente në “Shqipëria do përfitojë 14 mln dollarë ndihmë nga SHBA në 2017, por jo për zhvillim ekonomik”

  1. tani says:

    Kush e prishi industrine shqiptare? Kush foli per terapine e shokut? Kush hapi firmat piramidale? Kush prishi ushtrine shqiptare? Natyrisht amerikanet, keshtu pse do japin para per dicka qe ato e prishen deri ne themel?

    1. Ilirjani says:

      Ah sa mire e ke thene o vllau im, sikur shqiptaret ta dinin te gjithe se cifutet e amerikes jane pergjegjes te medhenj per katastrofen qe kemi kaluar keto 25 vite dhe per rrenimin total te cdo gjeje qe krijuam per 45 vite….

  2. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Vallaj keto jane ndihma sa me la gojen.
    Do na sjellin emisar te paqes dhe te drejtave te njeriut dhe keto quhen ,…ndihma ?
    Pra paret, prap do shkoj ne xhepat e Ha-merr-ikanve.
    Xhelateve nuk ju intereson zhvillimi ekonomik i Shqipnis,por pasurimi i Podestes dhe i Zanit te Biberizmit.

  3. !!!!! says:

    Bosnja: 43 milione, kosova: 53 milione, shqiperia: 14 milione! Atehere lind pyetja: ca m….. keni qe i sillni ketu muxhahedinet? Cojini atje ku jepni me shume leke!

  4. Raimond vlonjati says:

    Me mire te mos i marin ato dollare

    Krhejani mbrapsh , dhe jepuni te marrin edhe muxhahedinet

    Se mire ne komunizem , por edhe tani te punosh falas per tjetrin

    Ndiqini ata terroriste iraniane , cohuni ne protesta qe ti largojn ata bajga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje