BSH: Ekonomia shqiptare po zhvendoset nga ndërtimi, tek industria

27 Mars 2016, 15:08Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë gjykon se, ekonomia shqiptare ka nisur të ristrukturohet në terma afatgjata.

Në raportin vjetor të 2015-s të dorëzuar në Kuvend, nënvizohet fakti se, burimet prodhuese po zhvendosen nga sektori i ndërtimit drejt atij të industrisë.

Po kështu, brenda sektorit të shërbimeve kemi zhvendosje të burimeve nga sektorët me vlerë të ulët të shtuar, si tregtia me shumicë e me pakicë, drejt atyre me vlerë më të lartë, si edukimi e shëndetësia.

Banka gjykon se, këto lëvizje strukturore vështirësojnë disi rritjen ekonomike në periudhën afatshkurtër, por në një këndvështrim afatgjatë, ato janë të nevojshme dhe duhet të fuqizohen më tej, raporton TCH.

Prej vitit 2009, ekonomia e vendit është vënë nën trysninë e pasigurive të shtuara, si pasojë e krizës botërore. Ekspansioni i shpejtë i ndërtimit deri në 2009-n, sidomos në segmentin rezidencial, u pasua me një rënie të menjëhershme të kërkesës për to.

Për rrjedhojë, ky sektor që ishte në bazën e rritjes ekonomike u tkurr dhe ndikoi negativisht deri në fund të vitit 2014. Sektorët e shërbimeve shënuan gjithashtu një ngadalësim të dukshëm të ritmeve të rritjes, kryesisht pas vitit 2010. Kjo ka bërë që ekonomia shqiptare të nisë një orientim të ri, i cili sipas bankës qendeore do të nxisë një rritje më të qëndrueshme.

4 komente në “BSH: Ekonomia shqiptare po zhvendoset nga ndërtimi, tek industria”

  1. anonim says:

    Nga pamundesia per te folur te verteten apo deshira per te qene vetem lajkatare te pushtetit,juve te BSH,flisni brockulla….
    Ekonomia po ristrukturohet drej prodhimit industrial eshte perralle e radhes…..ku eshte kjo industri,ku eshte ky prodhim,ku eshte ky konsum dhe ku eshte ky eksport,ku jane keta te punesuar dhe ku jane keta kontribues ne fondin e pensioneve etj,etj…..
    Lerini perrallat dhe ose flisni sic duhet te flasin profesionistet ( dyshoj ne profesionalitetin tuaj…) ose mos flisni fare….

    Shqiperia perderisa po te drejtohet me diletantizem ….( ne rastin me te mire ) dhe me drejtues hajdute dhe te korruptuar ( rasti me i keq por me i shpeshti )…..nuk do te kete zhvillim dhe perparim perkundrazi,sic e tregojne faktet e padiskutueshme,ne bejme vetem prapa…..Jemi kthyer ne konsumator te cdo gjeje te huaj dhe eksportojme vetem emigracion masiv,droge,prostitucion…..

    P.S.Kjo vlen per te gjitha qeverite,qe nga ’90 dhe deri sot

    1. Ilirjani says:

      Nuk mund ta mohoj qe ke te drejte deri ne je fare pike por jo ne gjithcka…

      Ka zhvillim te industrise tekstile dhe industrise se drurit ne Shqiperi, dhe ka marr hov te madh industria e paketimit….

      Sikur Shqiperia te zhvillonte sic duhet industrise e bakrit dhe kromit dhe perpunimit te tyre me mineira gjigande dhe jo monopole, industrise e transportimit te ujit me tubacione masive drej Ballkanit dhe Italise sepse kemi burime ujore pa fund, industrise e gazit dhe naftes dhe me pas industrise e drurit, blegtorine masive me mish bio dhe serat me kate, shqiperia behet lule ne 10 vite.

  2. pro.... says:

    ..eshte orientim ,jo realitet,..industri eshte fjale e rende,qe peshon te ardhura.por mungon truri,apo deshira per ta perdorur ate..

  3. PESHKATAR says:

    Ky argument është gjysmë e vërtetë. Është e vërtetë sektori i ndërtimit është në parkingun. Por kjo nuk është e vërtetë se ekonomia zhvillohet në anën e industrisë. Banka ka qenë në gjendje për të identifikuar pjesë në rritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje