Kina, partneri i dytë tregtar për Shqipërinë

2 Prill 2016, 19:48Ekonomia TEMA

Shkëmbimi tregtar me Kinën vitet e fundit ka arritur peshë të konsiduerueshme duke zënë 7,1 % të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin shkurt.

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave tregojnë të pozicionuar Kinën si partnerin e dytë tregtar.

Tregtia është e orientuar më shumë drejt importeve.

Mallrat kineze duket se po preferohen në tregun shqiptar për shkak të çmimit të ulët të tyre.

Për këtë periudhë, eksportet drejt shtetit aziatik arritën nga 221 milionë lekë nga 622 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Ndërsa importet arritën vlerën e 3,984 milionë lekëve nga 3.712 milionë lekë që ishin në shkurt të 2015-ës

Nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe kërpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale.

Ndërkaq marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve pritet të intensifikohen më tej.

4 komente në “Kina, partneri i dytë tregtar për Shqipërinë”

  1. kuq e zi says:

    nje lajm i vjeter prej nje viti

  2. ***** says:

    Kina kryeson listen si investitorja e pare per vendet si Shqiperia qe jane ne zhvillim e siper. Eshte ironik fakti qe ka pesha e ekonomise Kineze ne Shqiperi duke parsur paraysh se konkurenti me i madh i Kines eshte shteti aleat (SHBA) me strategjik i Shqipersie.

  3. Berlin says:

    perendimi nuk i afron imoralet dhe hajdute alabake!

  4. raimond vlonjati says:

    MIqesi e vjeter , si vera e vjeter

    Me Kinen kemi qene tamam miq te vertete

    Miqesi e vjetet …dhe plot mall
    Sic ish njehere ….na u ringjall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje