Shqipëria do hetojë gjithë kompanitë e rregjistruara në parajsat fiskale

6 Prill 2016, 12:46Ekonomia TEMA
Shqipëria do hetojë gjithë kompanitë e rregjistruara në

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaron se po kryhen hetime për të gjithë kompanitë koncensionare që kanë indicie për përfshirjen e tyre në parajsat fiskale të zbuluara nga dosja e “Panama Papers”.

Në një prononcim për gazetarët pas prezantimit të raportit të konkurueshmërisë OECD në hotel Rogner” ministrja e Ekonomisë tha:

“Nuk po hetohet vetëm GFI por edhe kompani të tjera koncesionare. Zyra e trajtimit të koncesioneve në MZHETTS po mbledh informacione. Po kryejmë hetim për gjithë kompanite që ka indicie”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se në dokumentet e Panama Papers ka rezultuar emri i Ismail Mulletit, pronarit të GFI, kompania që kishte me koncension markimin e karburanteve deri para 3 muajsh.

2 komente në “Shqipëria do hetojë gjithë kompanitë e rregjistruara në parajsat fiskale”

  1. Andreas says:

    Po moj nare po, do i hetosh ti te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje