Nga Gjergj Erebara
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e uli normën bazë të interesit në 1.5 për qind nga 1.75 për qind sot, duke shënuar një rekord të ri në historinë e re të bankingut qëndror.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.75% në nivelin 1.50%,” bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
“Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi që norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 0.25%, dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë të jetë në nivelin 2.75%,” vijon më tej njoftimi.
Norma bazë e interesit është norma me të cilën Banka e Shqipërisë jep kredi dhe pranon depozita nga bankat e nivelit të dytë. Për rrjedhojë, ajo teorikisht përcakton interesat e kredive dhe depozitave që bankat e nivelit të dytë pranojnë apo japin për biznesin apo individët.
Banka e Shqipërisë e ka ulur normën bazë të interesit për 13 herë me rradhë që nga marsi i vitit 2011. Përgjatë këtyre viteve, norma e interesit ka rënë nga 5.25 në vetëm 1.5 për qind.
Përgjatë të gjithë kësaj kohe, arsyet për uljen e interesit kanë qenë të njëjta: konsum i ulët që ka sjellë shfrytëzim të paktë të kapaciteteve prodhuese dhe presione shumë të ulëta inflacioniste. Dhe përgjatë të gjithë kësaj kohe, shpresa ka qenë që ulja e interesit bazë do t’i nxiste uljen e interesave të depozitave dhe të kredive dhe rrjedhimisht, rritje të huamarrjes nga bizneset dhe individët.
Problemi është që interesat e depozitave në lekë me të vërtetë kanë rënë në pothuajse zero dhe interesat e kredive në lekë kanë rënë gjithashtu, por as konsumi, as inflacioni dhe as kreditimi, nuk kanë pësuar ndonjë rritje mbresëlënëse.
Interesat e depozitave me afat në lekë në muajin shkurt ranë në 1.2 për qind, niveli më i ulët që nga koha e komunizmit.
Interesi mesatar i kredive në lekë në shkurt qe 7.9 për qind. Megjithatë, volumi i kredimarrjes së re nuk qe aq i lartë.
Ulja e vazhdueshme e interesit bazë nga Banka e Shqipërisë është një përpjekje për të rritur njëkohësisht kreditimin, konsumin dhe inflacionin. Por asnjëra nuk ka ndodhur. Ndërsa BSH e ka ulur interesin, tendenca e inflacionit ka qenë gjithashtu negative.
Per depozitat e qytetareve deri ne 5000 euro jo vetem qe nuk duhen paguar interesa por qytetari duhet te paguaje se paku 1 euro ne muaj taks per ruajtjen e tyre, mbi kete shume interesat vjetore mund te jene jo me shume se 05%,me qellim qe kredia te mos jete me shume se 1% ne vit ose deri 1% ne vit. Me para nuk mund te beshe tregeti te mirefillit ne kuptimin e dhenies me fajde, ne se duhet te zhvillohet ekonomia,te hapen vende pune ,te rritet konsumi etj. kredia duhet te jete rreth 1%, por jo me shume se 1%. Marrja e nje kredie eshte e duhet te jete ne interes te te gjitheve per zhvillimin e vendit dhe jo thjeshte ne interes te atij qe e merr apo te atij qe e jep, duke gjetur menyra per dhenien e saj ne momente te caktuara edhe me zero interes ne vit, pa kaluar pastaj ne arsyetime te tjera qe me rroga te vogela e taksa te larta nuk mund te zhvillohet vendi,
Qellimi eshte qe te rritet kredimarrja per t’u perdorur per investime (nga bizneset) apo per konsum (nga individet) si dhe te zhvleresohet Leku kundrejt valutave te huaja gje qe do shtrenjtonte cmimet e mallrave te importit (qe jane pjesa derrmuese) duke shkaktuar keshtu nje rritje te ndjeshme te inflacionit.
E para nuk ka ndodhur sepse as bizneset e as individet nuk jane krejtesisht budallenj sepse e parandjejne qe gjendja ekonomike sa vjen e keqsohet.
E dyta eshte shume e mundshme te ndodhe por jo ne ate mase qe shpreson qeveria. Fillimisht inflacioni rritet me perqindje nje shifrore, por me vone merr galopin me rritje dy shifrore e madje edhe tre shifrore. Eshte si puna e kanalizimeve te ujrave te zeza. Ne fillim ka pak rrjedhje derisa plasin tubacionet kryesore dhe…..qelbet e gjithe lagja. Keshtu qe me uljet e vazhdueshme te interesit jo vetem qe permiresim ekonomik nuk mund te kete por ekonomise po i hapet varri. Te gjitha keto jane manipulime te sistemeve monetare dhe financiare qe po bejne ekonomite me te medha boterore dhe keta imbecilet tone vecse dine te kopjojne se dicka origjinale te tyren nuk mund te shpresojne se nxjerrin.