Fotoja këtij të moshuari ka prekur rrjetin

14 Prill 2016, 17:49Lifestyle TEMA
Fotoja këtij të moshuari ka prekur rrjetin

Një burrë i moshuar, kraharori i të cilit është rënduar në medalje ecën i vetëm në paradë. Nuk mundet ta mbajë një pikë loti.

Ndoshta lulet që mban në dorë janë dhuratë nga një popull mirënjohës ose haraçi i tij për ushtarët e rënë në betejë.

Është një skenë e cila ka prekur shumë zemra në rrjetet sociale.

Memet popullore në Facebook shpreheshin se ai burrë ishte i fundit i mbijetuar nga grupi i anëtarëve të Luftës së Dytë Botërore.

Fotoja ka marrë më shumë se një milion pëlqime në Facebook.

Komentet kanë treguar unanimisht simpati dhe vlerësim, pavarësisht nga konfuzioni që ka krijuar kombësia e burrit, përcjell javanews.

Ndoshta për shkak të titullit të paqartë një sërë shtetesh kanë pretenduar që burri ishte i tyre.

Për këtë arsye BBC ka pyetur një ekspert rus.

Igor Sutyagin thotë se burri në fjalë duket sikur është rreth 75 vjeç në foto.

“Mosha minimale për të hyrë në Ushtrinë e Kuqe ishte 17 vjeç. Prandaj në këtë paradë të vitit 2007 ai mund të ketë qenë 79 vjeç, nëse ka hyrë në ushtri në moshën 17-vjeçare”.

Por ai mund të kishte hyrë në ushtri edhe në moshë më të re.

“Mund të ketë hyrë në ushtri edhe në moshën 13-vjeçare, nëse ishte nga Bijtë e Regjimentit”.

Në radhët e Ushtrisë së Kuqe kishte fëmijë jetimë, që luftonin në krah të të rriturve.

4 komente në “Fotoja këtij të moshuari ka prekur rrjetin”

  1. beni says:

    nga keta injorantet e komenteve asnje nuk arrin te kuptoje vleren e historise, pasi merren ose me politiken e sotme banale ose me orgjite e politkaneve. Nuk mund te pranohet nje ndergjegje e popullit ne ete nivel

  2. ODISEJA says:

    Respekt dhe Mirenjohje per njerzit me Idealin me teLarte” PER ATDHEUN JAP JETEN”

  3. anticensurë 543234 says:

    nuk besoj të ketë prekur nazi-fashistët dhe bashkpuntorët e tyre!
    psh uran butka ka qeshur ose ulëritur!!ai do të shkruaj një libër për këtë!!do ta vërtetojë se dhe ky ka marrë pjesë në luftë civile dhe jo kundër pushtuesit!!
    do të vërtetojë me dokumente se gjermani ka qënë për pushime dhe se këta kanë prishur marveshjen e mukjes!!
    sido që të jetë gazeta e meros përfiton si nga lotët e antifashitëve dhe nga shkrimet e fashistëve dhe tradhëtarëve!!
    rëndësi ka të hyjë leku në xhep pa vari hajdarin të tjerave!!
    nga të dy kraahët hahet më mirë!!
    gjermanët thonë “besser bi,als nie”(më mirë biseksual se pa gjë)!!

  4. Ilirjan Tahmazi says:

    Respekt maksimal per brezin qe beri luften , fitoi ,sakrifikoi dhe punoi me perkushtim dhe idealizem per te realizuar endren e tyre te cilen politikanet e sotem e shkelen ,e hodhen poshte ne menyren me te ulet .Respekte edhe nje here per ate BREZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje