Një refuzim i Gjykatës Supreme të Izraelit për deklasifikimin e një dokumentacioni të kërkuar lidhur me mbështetjen që qeveria izraelite akuzohet t’i ketë dhënë regjimit të Ruandës në vitin 1994, ekspozon edhe Shqipërinë e presidentit Sali Berisha.
Është fjala për një kërkesë të avokatit të të drejtave të njeriut Eitay Mack dhe profesorit të historisë Yair Auron, depozituar pranë ministrisë së Jashtme izraelite në vitin 2014.
Kërkesa u refuzua disa herë derisa mbërriti në Gjykatën Supreme. Ajo kishte të bënte me rolin që ka luajtur Izraeli në furnizimin me armë të fraksioneve në luftën e tmerrshme civile që u kthye në gjenocid, ku humbën jetën gati një milion njerëz.
Pikërisht për këtë arsye OKB kishte vendosur embargo armësh ndaj këtij vendi. Sipas arsyetimit të gjykatësve të lartë,
“Edhe pse është e kuptueshme e drejta e publikut për t’u informuar, ekspozimi i disa dokumenteve të caktuara mund të dëmtojë marrëdhëniet e jashtme të vendit”, thoshte vendimi, siç raportohet në faqen “bignewsnetwork.com”.
Sigurisht, avokati Mack e interpreton këtë bllokim si një pranim indirekt se Izraeli ka kontribuar në armatosjen e palëve në konflikt.
Nga prilli në korrik të 22 viteve më parë, një valë e tmerrshme vrasjesh ndaj etnisë tuci dhe grupeve të moderuara të etnisë hutu zhduku gati një të pestën e popullsisë së vendit, pas vrasjes së dy presidentëve e kandidatëve presidencialë njëri pas tjetrit.
Nga ana e tij, profesor Auron e ka shpjeguar kështu rënien në gjurmët e kësaj afere, për gazetarin Michal Zak:
“Së pari e dëgjova nga një fotograf izraelit. Ai kishte qenë 8 herë në Ruanda dhe pa armët. Kur e pyeta nëse drejtuesit e vendit tonë ishin të përfshirë në shitje armësh, tha që po.
I thashë nëse ishte fjala për Jitzhak Rabinin dhe Shimon Peresin, tha: “Nuk e thashë unë këtë, e the ti. Nëse e boton diku, unë do ta mohoj dhe do them se nuk të njoh”.
Kështu nisa të kërkoj për më shumë fakte. Gjeta raportime se armët ishin ngarkuar në aeroportin Ben Gurion.
Lista e zbuluar nga Amnesty International përfshinte armë të vogla që Izraeli i kishte kapur në luftën e 1973-it, si dhe armë sovjetike e kineze që ishin ngarkuar në Tiranë, Shqipëri, nën mbikëqyrjen e oficerëve izraelitë… Shumë nga avionët që transportuan ngarkesat, ishin britanikë.
Dhe, me gjithë embargon e OKB-së, ngarkesat vijuan edhe në maj e korrik 1994, gjatë masakrave.
Sipas dokumenteve nga ministria ruandeze e Mbrojtjes, 7 dërgesa me municione të lehta erdhën përmes Shqipërisë nga Izraeli, në periudhën prill-korrik 1994, në adresë të milicive që kryen gjenocidin…”.
Kjo padyshim nuk është indicia e parë se qeveria shqiptare e kohës, përveç embargos së thyer rregullisht me ish Jugosllavinë, në fillim të viteve 90-të ka dërguar armë edhe në vende si Ruanda, ku armatimet dhe municionet e depove shqiptare kanë vrarë qindra mijë njerëz.
Akuzat kanë dalë prej kohësh. Të dhënat më të forta dolën në vitin 1999 kur autorët Brian Wood dhe Johan Peleman botuan librin “The arms fixers”, “Matrapazët e Armëve”. Aty ata raportojnë ndër të tjera:
“Shtatë ngarkesa të mëdha me armë të lehta, me vlerë 6.5 milionë dollarë fluturan nga Tirana (Shqipëri) dhe Tel Avivi nga mesi i prillit në mes të korrikut 1994 për forcat e milicisë hutu dhe ato paramilitare teksa po kryenin gjenocidin, madje edhe gjatë kohës që mediat botërore po raportonin masivisht ngjarjet e përgjakshme”.
Fiks! Saliu kryetrafikant i armeve;ky ishte legjendari i luftes civle1997 ku donte te shfaroste jugun,ai bir bushtre
Une jetoj 500 m NGA aeroporti i Gjadrit dhe i kam PA me syt e mi avionet qe ngarkoheshin ne 93-94
pse cuditerisht jane cifutet ne mes kudo?
Ai vrau mijera shqiptar ne 97 ju sillni lajme per zizut e Ruandes .
Sot eksportuesit me te medhenj te armeve jan USA,Russia,Kina etj etj
Nejse , vetem sa i rrit “prestixhin” barbar vicidolasit.
Do e votojne edhe me shume shqipkaaaromalok ndersa jugobythqiiimoret do vazhdojne te thurin vargje me akuza por kurre sdo ken bole ta arrestojne .
Ti jeton ne gjader dhe i ke pare, po te puesesh ushtaret qe sherbenin ne kucove dhe qytetaret e kucoves per vitin 93 dhe 94 qe ulej nje avjon i mathe qe sishte pare ndonjehere ne kucove dy here ne jave dhe ngjysem dite ushtaret qe e ngarkoni me armatim te lehte nga kundra tanke deri ne fisheke.
I pagdhenduri Sali te gjitha pasuriteqe ia la trashegim I ati me Sheqeren I menderosi. Edhe armet edhe pasurite e nentokes nafta gazi apo minierat hidrocentralet e cdo lloj tjeter biznesi qe kalonte ne fiillim tek zyra e femres me pamje burri Gita ose tek vici I tij I vetem Zen.Nga gjithe kjo veprimtari dolen me ligjin 7051 pronat e lalezit dhe shuma marramendase por qe jane depozituar jashte per te miren e popullit. A ka mundesi ky shtet te beje inventarin e gjithe armatimit ne vlere leku dhe ku jane keto lek apo I ka vjedhur ai fshatari me gomar qe vodhi floririn.
Saliu!!!!!!!!! E pa besushme per saliun!
Arsyeja kryesore e hapjes së depove të armëve në ’97 ishte pikërisht mbulimi i kontrabandës së armëve që qe bërë deri në atë kohë. Meqenëse librat e inventareve e nxirrnin SB gafil, atëherë ky urdhëroi ushtrinë të braktiste vendrojet si dhe hordhitë e tij t’i bastisnin ato. Populli si dele që është pastaj I vuri flakën vendit.
E more Mero palla,
SA qejf ke ta shohësh të vdekur Saliun, je bërë obsesiv MBAs Saliut, I ke dedikuar një gazetë të tërë, artikuj nga më të ndryshmit, më sensational, të befasueshëm, dhe vetë breaking news për Saliun,
Po nuk e gjën gjë Sali loqen mor pallë, e di mirë ti SE njëherë e një kohë vdisje për të.
Ju komunistët o Mero një surrat keni., si sala, edi, gramozi, etj etj