
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, theksoi se studimi duhet të vlerësohet nga Ministria e Financave përpara se sa ti jepet aprovim dhe se ndikimi që ka çdo partneritet publik-privat i ri në llogaritë fiskale të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.
“Propozimi ka dy elementët thelbësorë. Së pari ngritjen e disa elementeve të mënyrës se si procedohet në partneritet publike private në nivelin e ligjit. Pra janë disa elemente të rregulluara me akte më të ulëta, siç janë aktet nënligjore, urdhëresa, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave. Së pari ngrihet në niveli ne ligjit, përcaktohen arritje, fiksohen atje. Por edhe e dyta, që është edhe thelbi i të tërë propozimit, është se edhe dy institucione të tjera përfshihen jo thjeshtë si dhënës mendimi, por si vendimmarrës dhe përkatësisht Ministria e Financave dhe Avokati i Popullit”, – tha z. Vasili teksa shpjegoi më tej arsyet:
“Arsyet janë shumë të thjeshta dhe të qarta. Së pari ashtu sikurse ngrihet me forcë në të gjitha konstatimet apo raportet edhe të partnerëve tanë financiarë më të rëndësishëm, vlerësimi i studimit të fizibilitetit, raportet në ekonomi që këto partneritete publike private kanë, leverdishmëria e tyre, risqet në të ardhmen, risqet nga vetë ata që i ofrojnë dhe raportet e këtyre risqeve me ekonominë kombëtare, e bëjnë mëse të natyrshme. Raporti i fundit i FMN-së, siç e citova dhe më lart, e evidenton qartë këtë nevojë.
Koncesionat e sotem jane Zachary, servilat, ish sekresater e rinise se Emerit.
Luan Bragasi zagari I the gjitha qeveritareve merr koncesionin e aplikimeve ne Zyrat e IpotekesCjane keto Turpe.