FOTOT/ Si i shpenzoi "ambientalisti" Nishani 1 milion $ për rikonstruksionin dhe mobilimin e vilës në Parkun e Liqenit

13 Prill 2016, 18:06Politika TEMA
FOTOT/ Si i shpenzoi "ambientalisti" Nishani 1 milion $ për

Ndërsa flitet për hapësira publike dhe për ambiente në shërbim të qytetarëve, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka në shërbim të familjes së tij 3.5 hektarë sipërfaqe (35 mijë metra katrorë). Thënë ndryshe, familja e Nishanit ka në përdorim një hapësirë 9 herë më të madhe me atë që Bashkia e Tiranës kërkon t’iu vendosë në shërbim 200 mijë fëmijëve të Tiranës. Dhe si të mos mjaftonte kjo, për mirëqenien dhe rehatinë e familjes presidenciale janë shpenzuar 1.2 miliardë lekë ose 1 milion dollare.

Brenda një viti, ish-kryeministri Sali Berisha është kujdesur që ish-ministri i tij i Brendshëm, Bujar Nishanit, të cilin e zgjodhi me votat e PD në krye të shtetit, t’i miratoje 3 VKM për ta kthyer vilën nr. 4 ose siç njihet ndryshe “vila ne Parkun e Liqenit” në një rezidencë luksoze per familjen.

Me VKM datë 24 janar 2013, qeveria vendosi që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 48.8 milionë lekësh të reja, për rikonstruksionin e plotë të vilës nr. 4 në Tiranë. 

Për këtë objekt, me një VKM të datës 3 dhjetor 2012, është lejuar Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, si autoritet kontraktor, të përfundojë brenda datës 20 dhjetor 2012, realizimin e procedurave të prokurimit, me objekt “Rikonstruksion i vilës qeveritare nr. 4, Tiranë”.

Me vendim qeverie, “shtëpia e pritjes nr.4” (godina) shtrihet mbi një truall 690 metra katror, ndërkohë që territori përreth saj ze një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh. Edhe më parë, ky objekt ka përfituar një shumë tjetër për rikonstruksion.

Fjala është për një shifër prej 51.638.144 lekësh të reja që do të përdoreshin nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për rikonstruktimin e plotë të vilës nr.4, e cila njihet ndryshe si Vila pranë Pallatit të Brigadave. 

Nëse një investitor privat do t’i hidhte 1.2 miliardë lekë në ndërtim (rreth 1 milionë dollarë ), këto para do të mjaftonin për të ndërtuar një pallat nëntë apo dhjetë kate me sipërfaqe prej më shumë se 2400 metra katrorë, duke marrë parasysh se kostoja zyrtare e ndërtimit, e llogaritur nga qeveria shqiptare, është më pak se 300 euro për metër katror.

Por, nëse këtë shumë e merr Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo shumë shpenzohet vetëm për rikonstruksionin e një vile. 

Pra, në total, për rikonstruksionin e plotë janë shpenzuar afro 1 milion dollarë për një periudhë të shkurtër, ne menyre qe bashkeshortja e tij Odeta te shijoje vilen dhe oborrin per te pire kafe me mikeshat e saj. 

Ndërkohë, në prag të festës së 100-vjetorit të Çlirimit, qeveria akordoi edhe një fond të posaçëm prej 13 milionë lekësh të reja për rikonstruksion të selisë së Presidencës, duke çuar në total shifrën për vilën dhe selinë në 1.2 miliardë lekë të vjetra.

Kjo është vetëm një nga rezidencat, duke mos llogaritur shpenzimet që janë bërë për vilat ku presidenti kalon pushimet verore me familjen e tij.

16 komente në “FOTOT/ Si i shpenzoi “ambientalisti” Nishani 1 milion $ për rikonstruksionin dhe mobilimin e vilës në Parkun e Liqenit”

  1. agel says:

    Qeveria para se te hapi vilen e enverit te hapi per publikun vilat e politikanevr dhe krahasohini..sot ne demokraci nishani e quam vile tek liqeni vilen e popullit,kurse ne vitet 90 e quanin vla e enveri,cfar mashtrimi dhe absurditetit ,

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Një milion dollarët
      U harxhuan kot
      Sakatllëkun Jarit
      Nuk ja ndreqi dot.

      Vate dëm paraja
      U harxhuan kot
      Jari mbeti Jar
      Burrë s’u bë dot.

      Kur e shoh të flasë
      Nis e qesh me lot
      As medet Odetës
      Nuk i del dot zot.

      Qenka botë e dhjerë
      Qenka Botë jarane
      Ndaj mbeti Vatani
      Mu si mutsihane!

    2. nga populli says:

      Nuk na duhet ky lajm po duam te degjojme a do shkoj njeri ne burg per abuzimin.

      1. Kot says:

        Po me plak do shkoj Bujari po meqe jane plot burgjet do rri arrest shtepi te kjo vila ktu.

    3. flori says:

      po cmund te presesh me shume nga PD ?! Gjith ato vite ne pushtet nuk eshte se mendoi njeri per shqiptaret, te gjithe e kishin mendjen kush e kush te vidhte sa me shume dhe ja ku dalin tani vila miliarderesh te bera me “rroga” ministrash apo presidentesh..

  2. adeci says:

    ardhni dhembet me parate e shqiptareve. Harram e paci.

  3. xhateli says:

    Pse nuk thoni paskemi ketu ne Tiranw Mubarakun, Kedafin, Sadatin, Asadin, princin e Arabise Saudite, te Emirateve te Bashkuara?
    Po nje kapter ishte dje, qe mbronte me krahet e tij te gjymtuar bustin e Enverit, e sot u ben karshillek 200 e ca familjeve te varfra. Dilni o njerez para presidences dhe kerkoni te dorezoje karriken ky pasha i pasururar me gjakun e popullit…

  4. Likja says:

    Disproporcion shume i madh dhe absurd,kur e shikon ne raport me varferine dhe problemet qe ka vendi.Mendoni ne nje moment kete shpenzim te kryer ne tre -kater shtepi femijesh ne vend….apo ne dia spitale te vogla rajonale.Natyrisht duhet nje banese dinjitoze per kryetarin e shtetit,por ky eshte ekzagjerim qe e tejkalon atete rregjimit qe u ndryshua.Likja

  5. Kot says:

    Ky sdo kalamoj te liqeni se i prishet siesta. Turp per ne per ket palaco.

  6. Haaaaa says:

    POPULL SHQIPTAR!
    Per keto u rrezua SOCIALIZMNI,jo se ju do hanit buke me shume!
    Ta gezoni presidentin!

  7. tani says:

    Njëri më budalla se tjetri. Ajo nul është vila e Bujar Nishanoz, por e presidencës. Pas dy vitesh do ta lirojë. Nul e di pse Tema dhe mediat e majta hedhin hipoteza kaq qesharake. Dhe ju trashësirat që i komentoni dhe duartrokisni për këto idiotësira, shkoni dhe bjerini murit mw kokë mos u vijnë mendtë në vend.

  8. maximus says:

    tani e kuptova se perse PRESH-identi nuk do qete ndertohet parku i femijeve, nuk do qe te shqetesohet kur eshte me ODETEN te vila, se ai edhe pak zhurme do dhe si ngrihet fare, hoqi dhe mustaqet, te pakten kur i kishte ja guxhuliste pak ODETES

  9. Gardisti says:

    Kapteri mblodhi sot paraushtaraket e PD ne park dhe u bente zbor si te shanin kryetarin e bashkise te zgjedhur nga populli i Tiranes dhe jo nga PD si Kapter Nishani.Turp ,turp.Demostroi ushtarin besnik te partise qe mbas vititi japin nje post ne PD

  10. Coli says:

    O Tani, me te vertete ajo vile e shtetit eshte po shtetin e kane ne dore ca dallkauke si ky dhe gjatoshi dhe salushi me shoke qe po i bejne parate rrush e kumbulla, ble piktura dhe lyej mure. nuk shikojne qe ato nje milion dollare ti hedhi e te ngrene nje fabrike e te punesojne 100 vete a te ndertojne spital a shkolle ku te vene femijet a te sherohen njerezit. kjo eshte puna nuk eshte se i bene shtepine jarit ( qe po ti hysh me prokurori te sakte dicka ka aty se vila nuk u ndertua nga themelet po boje e gelqere u vu keshtu qe nje pjese e mire e lekeve jane ngrene qorrazi nga Miqte e kontrates ;). me kupto nuk e kam me jarin se jari s te tjeret ben nuk eshte vetem po me popullin dhe me ty qe o je naiv o sipatizant partie qe te vjen keq kur te shajne krahun. un jam me ate qe prokuroria me raste te tilla apo jo vetem por ne cdo rast kur ka zyrtare te larte qe perfshihen ne lajme te tilla duhet te ngreje grup pune e ti hyje hetimit e te vertetoje nese me te vertete duheshin bere punime me ca arsyetimi u dha VKMja sepse kot se ju tek sales te lyeje vila nuk jepen kaq shume leke. pra ketu qendron puna.

  11. durresi says:

    Jam antikomunist dhe antienverist, po sinqerisht ne krahasim me “Jarin” (dhe jo vetem) mund te thuhet qe Enveri bente jete spartane.

  12. anticensurë 543234 says:

    mir mor njerëz,që kjo duket që është thjeshtë propagandë duket që larg,nuk kuptoj përse bini në këtë llum!!
    a nuk ishte rilindasi ynë që hodhi një hale me pare për të bërë kryeministrinë si ja kishte qefi atij,bile dhe kosh basketbolli në zyrë??shumë e kritikuan dhe po aq e mbrojtën!thanë se është e shtetit dhe se shteti duhet të prezantohet mirë me të huajt!drejt dhe çdrejt,por në fund të fundit është investim në shtet!u bë përse u bë invesitmi në vilën dhe rezidencat qeveritare!?për ti bërë qefin nishanit a për ti sjellë një farë niveli,nuk ka shumë rëndësi!!ato janë pasuri e shtetit!!nesër thyen qafën nishani dhe dotë na vijë meta a majko(po rivalizojnë të dy,ruçi është i mënçur.nuk bëhet persident se i ka komët e shtremta),do të vijë një president tjetër dhe nuk kanë për tu bërë investime të tjera!përse duhet ti peshoni të njëtat gjëra me kandarë të ndryshëm??përse milionat që hedh rama në kosha basketbolli qekan “vizionare” dhe ato që hedh/hodhi berisha për nishanin,qënkan shpërdorime??
    mua për nivelin ku jemi që të dyja janë shperdorime!!ato paraqesin versajën,parajsën e luigjit XY në një kohë që populli fillon rrevoltën!!
    është e vërtetë që duhet të kemi një nivel paraqitje,por si na kanë edukuar në shtëpi “shtriji këmbët sa ke jorganin”!!na kanë eduakuar se pastërtia e rregulli varet nga ne,të tjerat varen dhe nga rrethi!!kështu që kur nuk e ke mundësinë,kur popullin e ke në katastrofë dhe kërkon azil ekonmik nëpër botë,nuk duhen bërë vila e pallate përrallore për sunduesit!!se ndoshta përfundon si mor-antoneta!!
    hale që të dy krahët,por hale më e madhe është bërë tema!!
    ps:nishani shkon në të sëmës pas pak kohe,çti bëjmë këtij pishtarit ndriçues që po instalohet për të mos lëvizur më?!
    për çunin e tironës e kam fjalën,për sociopatin e anetës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje