Investimet gjermane kërkojnë garanci nga reforma në drejtësi

13 Prill 2016, 13:09Politika TEMA

“Kemi diskutuar për reformën në drejtësi duke bashkënënvizuar me kolegët gjermanë, rëndësinë që ka kjo reformë për bizneset gjermane të cilat duan të investojnë në Shqipëri por duan që të kenë sigurinë juridike si një gjë të domosdoshme. Thënë gjithë këto, kemi gjetur një mbështetje të sinqertë nga ana e parlamentarëve gjermanë përsa i përket procesit të integrimit” thotë Taulant Balla që kryeson një delegacion parlamentar shqiptar që po zhvillon takime në Bundestag. Në delegacion bënin pjesë gjithashtu deputetët Majlinda Bregu, Kejdi Mehmetaj, Paulin Sterkaj dhe Gerti Bogdani.

Është e rëndësishme që të kuptohet se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë me hapjen e negociatave.

Fakti që Komisioni Europian ka vendosur si parakusht miratimin në Parlamentin e Shqipërisë të paketës së reformës në drejtësi dhe me këtë ka lidhur rekomandimin për hapjen e negociatave tregon se, pasi Komisioni i reformës në drejtësi të ketë përmbyllur gjithë materialin që do t’i paraqitet Kuvendit, duhet votuar para verës. Pra, para se në vjeshtë  Komisioni Europian të bëjë rekomandimin për hapjen e negociatave. Gjithashtu një tjetër gjë e rëndësishme që u diskutua në gjithë këto takime ishte intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike. Janë të shumta bizneset gjermane që po e shikojnë Shqipërinë si një destinacion për të investuar jo vetëm në fushën e turizmit por edhe në fusha të tjera shumë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Kështu që unë shpresoj që këto vizita i shërbejnë pikërisht këtij intensifikimi që duhet transformuar në vepra konkrete sa i përket kompanive të rëndësishme gjermane që duhen afruar në Shqipëri”- deklaroi Balla në përfundim të takimeve.

1 komente në “Investimet gjermane kërkojnë garanci nga reforma në drejtësi”

  1. Anton says:

    C’fare vizioni z. Rama, te dergosh Paulin Sterkaj, intelektualin me te shquar shqiptar dhe gjermanisht-folesin me te mire qe te zhvilloje bisedime me Budestagun gjerman. Keni krijuar nje ‘elite intelektualesh’ shqiptar qe te perfaqesojne popullin shqiptar ne Gjermani. Ju shpelafte shurra mutin ne shale ore Rama. Ndjehem shume i deziluzionuar me perberjen e delegacionit. Nje deziluzionim i jashtezakonshem edhe me viziten qe po kryej keto dite ne Shqiperi. Mendoja qe ‘Rilindja’ e leshit kishte bere dicka per Shqiperine por ekperiencova nje dizaster. Shqiperia eshte lene ne mes te rrugeve; por me rruge plot me gropa. Pata rastin te vizitoj edhe Kosoven dhe shikova nje ndryshim krejt mbreselenes. Kosova eshte ne rrugen e duhur ndersa Shqiperia eshte harruar. Z. Rama premtuat shume por i keni lene te gjitha premtimet ne mes te rruges. Ndosta nuk i lexon keto komente por jame shume i sigurte qe shume shqiptare do ti lexojne. Z. Veliaj jam gjithashtu teper i deziluzionuar me ju. Ne faqen tuaj ne facebook shpallni qe po beni 7 gjera cdo dite por ne viziten time ne Tirane pashe qe e keni lene tiranen ne meshire te fatit. Tirana eshte nje dizaster. Nuk pashe asnje ndryshim per mire pervec fjaleve te shumta ne facebookun tend. Une e di qe Berisha dhe Basha ‘do not give a shit’ rreth Shqiperise, por surpriza e pakendeshme ishte qe te shikoj Shqiperine te lene ne meshiren e fatit edhe nga ju. Turp per genjeshtrat. Ne kete menyre nuk do te mund te fitoni zgjedhjet e ardheshme. Per fat te keq alternativa tjeter e vrasesve dhe hajduteve, PD, do te ishte nje varrosje perfundimtare per Shqiperine. E kuptoj qe qeni Berisha e shkaterroj perfundimisht Shqiperine dhe shpresoja qe ju do te benit dicka te mire por konstatova qe edhe ju nuk qenkeni me te mire. Shqiperi te uroj fat! Je ne mes te kater rrugeve. Per fat te keq rrugecerit qe te drejtojne mendojne vetem per veten e tyre. Paci faqen e zeze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje