Mazhoranca kërkon nga Strasburgu të marrë të pandehur për 21 janarin, Berishën e Bashën

13 Prill 2016, 09:18Politika TEMA

Mazhoranca qeverisëse nuk ka dilema sa i takon përgjigjes për katër pyetjet e Gjykatës së Strasburgut, për dosjen e 21 Janarit.

Një ditë pas dokumentit të publikuar nga Shqiptarja.com, përfaqësues të shumicës në pushtet, kanë një përgjigje për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të viktimave për mohimin e aksesit në proces dhe shkeljen e procedurave të gjykimit.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, aktualisht anëtar i Komisionit të Sigurisë, Arben Çuko thotë se drejtësia për 21 Janarin nis me hetimin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke i identifikuar si përgjegjësit kryesorë për vrasjen e katër protestuesve, plagosjen e gjashtë të tjerëve, manipulimin e pronave, zhdukjen e pamjeve filmike etj.

Zabit Deda: Të administrohen dëshmitë e Berishës

Familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë një mesazh për Gjykatën e Strasburgut, e cila i kërkon informacion shtetit shqiptar për procedurat e gjykimit të çështjes.

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, i vrarë në demostratën e 21 Janarit, thekon se ka besim tek paanshmëria e Gjykatës së Strasburgut, ndërsa shton se hetimet duhet të nisin me administrimin e dëshmive të Sali Berishës.

Kemi besim të fortë tek Gjykata e Strasburgut. Unë kam ndjekur vetëm dy seanca, gjatë procesit të Agim Llupos.

Nuk e kemi ndjekur procesin, pasi kërkonin lekë.

Ne nuk kishim mundësi financiare.

Procesi i zhvilluar në Shqipëri na ka vrarë për së dyti.

Për ne, drejtësia duhet të nisë me dëshmitë e Sali Berishës.

Berisha i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, gjatë këtyre viteve”, ka theksuar Zabit Deda për Shqiptarja.com.

9 komente në “Mazhoranca kërkon nga Strasburgu të marrë të pandehur për 21 janarin, Berishën e Bashën”

  1. sb says:

    asgje skini per ti bere saliut se mbushni poturret vetem nga hija e tij. Prisni kur te ngordhi e pastaj shfajsohuni e thoni qe tani skini ci beni dot me !
    Ju zente syte buka dhe hakat e ketij vendi, palaco njerez

  2. loli says:

    o gazetar idiot, kur do te besh shkrim per drejtesine, lexo njehere ligjet.
    gjykata e strasburgut nuk do nxjerri fajtor, thjesht do te gjykoje a eshte bere nje proces i rregullt apo jo nga ana e gjykatave tona.

    1. e verteta says:

      lol…ke te drejte…..sjam fare i impresionum me keta gazetare…..


      mazhoranca(ne shqip, shumica parlamentare) kerkon……..hahhahahaha, dashka dhe ti tregoje si behen punet gjYkates…kur e kishte vete ne dore dhe se kerkoi nje gje te tille..paradoks alla shqiptar….LOL………

  3. e di says:

    mbas Strasburgut do ti kalojne te dy Gjykates se Hages kriminelat islamike vllaznit e sadamit dhe gaddafit .
    tik tak tik tak tik tak tik tak

  4. visari says:

    Visari
    E c’hyn Strazburgu ketu?! Berisha ka mbi kurriz nje mal me krime,qw jane vertetuar e dokumentuar me dhjetra here e nuk i ka hyre gje ne kembe, e jo ta denoje Strazburgu qe nuk e ka kete kompetence. Berishen po te doje e denon Rama me Ilir Meten,por edhe ata nuk duan dhe tashme te gjithe e dine pse?Kur u premtua ne fushate per ndeshkimin eBerishes per krimet e bera,nuk degjuam gje te flitej per Strazburg!!!!

  5. manu says:

    Po Meta eshte ne mazhorance?

  6. sikur te isha djale says:

    pika mazhorancen? Edhe sot i”mbushin ” nga Saliu.
    Ai leh si qen, “mazhoranca” fshihen pas njri tjetrit,len veten Bracen.

  7. hakmarresi says:

    A more Zabite je bere si ai qe lehe e nuk te ha,plumbi do plumbe e jo llafe,thjeshte je frikacake me fale qe ta theme por kjo eshte everteta’

  8. Safet Qose says:

    Te gjitha krimet shteterore te ketyre 25 viteve jane perdorur vetem per politik qe nepermjet akuzave te ndersjellta te shkembejne pushtetin me r njeri tjeterin dhe kur vene prapanicen ne kolltuqet pushtetare harrojne sikur merren me hallete e tjera por vetem bejne llogje. Kujtoni Saliun ne fillim kur thoshte se do tabejme Shqiperine Zviceren, do te denojme krimet e komunizmit dhe shume brockulla te tjera deri sa futi dhe Fatosin ne burg dhe ngriti firmat piramidale dhe realizoi gjith shkaterrimin e shtetit. Me e bukura ishte dhe angazhimi i Ftosit se tha qe do tu marrim paret hajduteve dhe do tia japim popullit por ne fakt u dha te tjera dhe Saliu vazhdoj te kakariste se Fatosi kishte vrare njeres dhe akuza si te lidhur me krimin dhe mafien duke premtuar se Shqiperine do t6a bente superfuqi elektrike dhe dengla te tjera sa qe nuk i hante as qeni se do te ngrinte impjante per te kthyer detin ne uje te pishem per te pasur 24 ore uje dhe beri nje vrime ne uje qe dhe nje nje TECE qe ngriti akoma dhe sote nuk ka dhene gje vec se ike per dhjeme qeni edhe mbi 100 milon Euro Keshtu ka vazhduar trazocini ferr per popullin dhe parajse per politikanet dhe familjet e tyre .Asnje nga ata qe nga Saliu nuk e kane dashur dhe nuk e duan perpaeimine e vendit dhe futjen e tij ne Evrope. Krimet e tyre nuk kane fund se nga krimi nxjerrin perfitimet.Vetem ndeshkimi popullor i ndrgjegjesuar se nga kane ardhur te gjitha fatekeqesite kombetare u vine hakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje