INTERVISTA/ Pandeli Majko: Problemi i Ben Blushit është se nuk ‘ngroh karrigen’, s'largohet nga PS

12 Prill 2016, 21:51Politika TEMA
INTERVISTA/ Pandeli Majko: Problemi i Ben Blushit është se nuk

Ai tha se Ben Blushi nuk do të largohet nga Partia Socialiste dhe se ka një rol kyç brenda PS-së. Madje, Majko tha se ‘problemi më i madh i Blushit është se nuk ngroh karrigen’.

Si e lexuat rezultatin 95% të referendumit?

I thellë shumë është. I mirëkuptoj ata që nga jashtë kanë bërë ironi, por unë nga brenda e shikoj si një proçes demokratik. Ne mbetemi ndër partitë që e ushtrojnë këtë ushtrim demokratik.

Sipas Blushit është vëzhguar vetëm vitrina, Tirana ndërsa në rrethe ka pasur probleme? Si ju duket procesi?

Proces pa probleme vështir se gjen në Shqipëri. Mund të të flas për njësinë 5, ne jemi jashtëzakonisht korrekt.

Keni informacione për procesin në rrethe?

Nuk kam shumë, pas asaj që ndodhi në kongres nuk pritej një rezultat i ndryshëm. Pritej që të kishte një ushtrim demokratik.

Si shpjegohet që demokracinë e kuptoni me 95%?

Është votim brenda një familje, nuk ka ballafaqim. Edhe pala që ishte shprehur në kongres kundër një fryme nuk bëri ndonjë fushatë. Nuk e shoh PS si kulmin e një partie perëndimore edhe ne kemi probleme…Ne mund të kemi probleme të natyrave nga më të veçantat por ne fletë votimi me numër nuk bëjmë. kam parasysh zgjedhjet e fundit..

Jeni pro apo kundër hapjes së kutive të referendumit, pasi Blushi akuzon se procesi u trukua?

Kjo temë me të mirat dhe të këqijat e veta është mbyllur

A ka Blushi të drejtë?

Blushi kishte të drejtë statutore tashëm është një histori që përsëritet në një kontekst tjetër…

Sipas Blushit procesi është trukuar…

Dhe pastaj…

Të gjithëve na habit rezultati 95%?…Pse nuk hapen kutitë?

Si sport mund edhe ta diskutojmë…

Jo si sport…

Kolegu im i tha se ka një komision zgjedhor, atje duhet të ankohet. As hapja as diskutimi nuk më krijon ndonjë ndjesi politike.

6 komente në “INTERVISTA/ Pandeli Majko: Problemi i Ben Blushit është se nuk ‘ngroh karrigen’, s’largohet nga PS”

  1. ARBEN RADA says:

    NUK HAPEN KUTITE SE SHOKU MAJKO E THA SE NE NJESINE 5 KAN VOTUAR EDHE ATA QE NUK ISHIN TE REGJISTRUAR.A DONI ME TROC PSE NUK HAPEN KUTOJAT.FLM

  2. Tritan Kalo says:

    WEB-MASTERIT te “Tema on line”…Ju lutem hiqeni e-mailin tim te meposhtem nga lista e marrjes automatike te postimeve ne Gazeten tuaj, sepse me krijon shume inkovenienca e mbingarkese. Une i lexoj rregullisht materialet qe ju botoni, POR duke bere me kujdes perzgjedhjen e tyre. Ju faleminderit shume per mirkuptimin…

  3. Zjarri says:

    Legen, ke humbur shume nga aj qe ishe.Sot po lepin nga sahanet e padrejtesise.Koha do te gjykoje.

    1. e verteta says:

      Jo legen po i peshtire nga dita ne dite, ish pionieri I Enverit…. Jane te pacipe, nuk e kuptojne urrejtjen dhe neverine qe populli, kuptohet ata qe sjane bageti, kane kundrejt ketij karagjozi sahanlepirsi te pushtetit te korruptuar oligark te Albanistanit.

  4. Ali Pasha says:

    Fatekeqesi per ate vend dhe ate komb. Si Majka, Rama, Ruci, Berisha, Meta, Basha etc…komunista e bir komunistash, sahanlepirsa, spiuna etc. qe kane nenshtruar e gjunjezuar nje popull dhe vazhdojne e tallen me te neper studio televizive duke u lyer e perlyer me makiazhe bukurie njelloje si prostitutat para takimit me klientin e radhes..
    Zoti jua shofte faren…

    1. Daja says:

      Ali Pasha ka qene burr i mencur, por ti qe i paske rrembyer emrin qenke rreke i gjithe nga koka te kemba > Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje