Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili u është drejtuar sërish me një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për problemet me të cilat përballet sektori i Bujqësisë.
Letra e sotme pason atë të datës 31 mars, pas së cilës Vasili thekson se as nuk ka marrë përgjigje as nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret dhe e konsideron këtë fakt politikisht dhe etikisht, jokorret.
Duke u ndalur tek tre probleme themelore, Vasili thotë se moszgjidhja e tyre shkakton dëm shumë të madh në të ardhurat që mijëra familje presin e që lidhen me mbajtjen në këmbë të familjeve të tyre.
Vasili kërkon të merren masa lidhur me qëndirmin e njëanshëm e penalizues të doganës maqëdonase ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare.
Problemi i dytë Shqipëria nuk parasheh me ligj pagesa Cash në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore e blegtorale duke penalizuar fermerët
Dhe problemi i tretë është shërbimi doganor , që mbyllet në orën 20:00 duke kërkuar linjë të dedikuar doganore për kamionët me prodhime bujqësore.
Vasili e mbyll letrën e tij duke kërkuar reagim të menjëhershëm, pasi situata nuk pret, për ti
Letra:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Nr_prot Tiranë, më_/2016
Drejtuar: Z. Edi RAMA Kryeministër
Z. Arben AHMETAJ Ministër i Financave
Të nderuar zotërinj, Jam i shtrënguar t’Ju drejtohem sërish me një letër lidhur me disa çështje tepër të rëndësishme lidhur me bujqësinë, që nuk presin, në mënyrë të veçantë në këto moment të intensifikimit të prodhimit bujqësor edhe për shkak të sezonit që afron. Më 31 mars 2016 Ju jam drejtuar me një letër ku specifikoja këto shqetësime dhe jam i keqardhur që nuk pata asnjë përgjigje apo veprim konkret, e besoj se kjo është politikisht dhe etnikisht jokorrekte. Megjithatë, po rendis sërish tre momente kryesore të cilat në planin praktik janë jetik për realizimin e prodhimit bujqësor në treg, dhe për garantimin shitjes së prodhimit të fermerëve, të cilët e kanë çështje jetike të tyre, veçanërisht në këtë moment të vitit.
Moszgjidhja e këtyre problemeve do të shkaktonte një dëm tepër të madh në të ardhurat që mijëra familje fermere presin me padurim e që lidhen me mbajtjen në këmbë të familjeve të tyre. Konkretisht: 1) Nga ana e Ministrisë së Financave kërkohet një qëndrim krejt tjerë, deçiziv dhe zgjidhës, lidhur me qëndrimin e njëanshëm dhe thellësisht penalizues që doganat maqedonase mbajnë ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare duke penguar qëllimisht hyrjen e produkteve bujqësore shqiptare pa shkaqe e duke bërë që tonelata të tëra produktesh bujqësore të kalben dhe të dalin jashtë përdorimit, duke shkaktuar dëme të mëdha grumbulluesve të produkteve bujqësore si edhe fermerëve.
Një qëndrim i tillë nga ana e Ministrisë së Financave të Shqipërisë, në këtë moment, do të parandalonte këtë praktikë thellësisht negative e të përsëritur të palës maqedonase e cila mund të bëhet akoma edhe më kritike në javët që vjen, nëk ushte kur sezoni bujqësor arrin pikun. 2) Ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit, Shqipëria nuk parasheh me ligj pagesat “cash” në dorë, për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Kjo është kryer në faktor të fortë pengues për dorëzimin-shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët në pikat e grumbullimit si dhe ato të agro-përpunimit.
Pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë konto bankare dhe janë larg shërbimeve bankare duke e parë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve. Kërkohet zgjidhje urgjente, sepse po afrohet piku i prodhimit dhe pengesat enë shitjen do të çojën në kalbje dhe dëmtime të prodhimeve në sera e arë, si edhe humbjen të mëdha për fermerët. Duke u nisur nga eksperiencat të rajonit, në analogji përshembull me Maqedoninë dhe Kosovën, Ju propozojmë të vlerësohet nga Ju që ky problem të rregullohet me Akt Normativ, e drejta për të kthyer shti-blerje ne para në dorë deri në 100.000 lekë për fermat shqiptar në pikat e grumbullimit dhe të agropërpunimit.
Një tjetër problem me mjaft rëndësi që lidhet në mënyrë direkte në shitjen e prodhimit është se Doganat i mbyllin shërbimet doganore e gjejnë veten padrejtësisht të përjashtuar nga e drejta e shitjes së prodhimeve. Kërkohet zgjidhje urgjente, sepse po afrohet piku i prodhimit dhe pengesat në shitje do të çojnë në kalbje dhe dëmtime të prodhimeve në sera e arë, si edhe humbje të mëdha për fermerët.
Duke u nisur nga eksperienca të rajonit, në analogji për shembull me Maqedoninë dhe Kosovën, Ju propozojmë të vlerësohet nga Ju që ky problem të rregullohet me Akt Normativ, e drejta për të kryer shit- blerje me para në dorë deri në 100.000 lekë për fermerët shqiptarë në pikat e grumbullimit dhe të agro-përpunimit. 3) Një tjetër problem me mjaft rëndësi që lidhet në mënyrë direkte me shitjen e prodhimit bujqësor është se: Doganat i mbyllin shërbimet doganore në orën 20:00, ndërkohë që maunet me prodhime bujqësore lëvizin shumë përtej këtij orari. Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë në destinacion, gjë që shoqërohet me penalitete për prodhuesit dhe eksportuesit tanë. Ju propozojmë që të aplikohet: Shërbim doganor 24- orësh, të paktën për ngarkesat bujqësore.
Njëkohësisht të krijohet një linje e dedikuar për kamionët me prodhime bujqësore (linja e gjelbër doganore). Lidhur me tre momentet e mësipërme jam në pritje të reagimit tuaj të menjëhershëm pasi situata nuk pret dhe besoj që situata tepër pozitive në të cilën ndodhet prodhimi bujqësor, qoftë sa i takon rendimenteve por qoftë edhe volumeve në rritje që ai po shënon, kërkon gjithashtu qëndrime që i përgjigjen kësaj situate, pra që i heqin çdo pengesë e barrierë burokratike, që e inkurajojnë atë dhe që motivojnë fermerët e gjithë vendit të prodhojnë gjithmonë e më shumë duke i dhënë në këtë mënyrë një shtysë pozitive ekonomisë kombëtare por edhe ekonomisë familjare të secilit prej tyre.
Petrit Vasili Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së.
Po mire mor Petrit, shume mire ben qe flet per ceshtjet e bujqesise, po per ato qe lidhen me mjedisin, si psh hec-et mbi Valbone, pse nuk e ngre zerin? Thua valle te kete ndonje interes tjeter nga partia qe ju perfaqesoni?