Ben Blushi tani ka nisur një betejë të re në PS.
Ai kërkon verifikimin e atyre që votuan në referendumin e 9 prillit, edhe pse në fakt ishte kundër këtij referendumi dhe e injoroi, duke mos votuar.
Mbështetësja e Blushit në këtë betejë, Mimoza Hafizi, ka thënë se kërkon që t’u vihet në dispozicion fotokopja e të gjitha listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimin e votuesve të 385 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Dhe kjo, sipas deputetes, kërkohet për një arsye.
“Me këto lista në dorë ne do shkojmë të kontaktojmë të gjithë socialistët shqiptarë, qytet më qytet e fshat më fshat, për t’iu treguar sesi emrat e tyre janë abuzuar dhe se sa i shëmtuar dhe i manipuluar ka qenë ky proces.
Është detyra jonë morale para socialistëve dhe shqiptarëve! Kërkesën do ia parashtrojmë KZP, Komisionit Zgjedhor të Partisë, sapo ky komision të shpallë rezultatin e referendumit, kuti për kuti, ashtu siç e kërkon Kodi Zgjedhor i Partisë”, tha ajo.
Ironia është se Blushi ka nisur një betejë për hapjen e kutive, gjë për të cilën ishte kundra Ramës pas zgjedhjeve të 2009-s, kur ky i fundit kërkonte nga Berisha të hapeshin kutitë, pas dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve.
Iken per lesh keta ….si ka mundesi…. vetem per karrigen e Blushit gjithe kjo gurgule po iki me gruje bej ndonje pune si deptutete se le name….
Pastaj meqe do muhabet, Rama eshte mandatuar nga shumica e zgjedhesve per te qeverisur, cna duhet nese e ke zgjedhur ti me rregullat e partise sate per kryetar…. kjo pike e zeze….
shume ironike.ai qe kerkonte hapjen e kutive,sot do e kundershtoj..jepni lajmin ,ska nevoje per komente nga pas.komentin beje ne nje editorial jo pas cdo lajmi.gazetari e ndyre e fiktive..ska as nje lloj ndryshimi si gazetaria pro berishes dhe ajo pro rames.nje sistem pune.kur gjeni popullin leshko mire beni .beni ca lek e qeshni dhe me keto qe shkruaj un
e keni gabim jo rama po eshte votuar partia socialiste
Paska qene nje idiote kjo…. na kujtoj idioten tjeter Xhozi …..kjo e fundit , te pakten gezoj nje fare pushteti dhe justifikohet se i mungon…po Hafizi, qe eshte ndoshta me e pasur se Xhozi, si e ka punen qe eshte hapur ne b….per parimet e funksionimit te PS …..