DEBATET/ Pandeli Majko: Administrata është e mbushur me injorantë. Harito: Paguhen pak, iu duhet rritur rroga

12 Prill 2016, 09:38Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se do të rishikohet niveli i pagave në administratën publike.

Kështu raporton sot “Panorama”.

Sipas saj, kërkesat dhe kompetencat në punë janë të larta, ndërkohë që pagesa për administratën është e ulët. Ajo tha se niveli i pagave do t’i nënshtrohet një strategjie, e cila po kërkon financues të huaj.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes deputetët e maxhorancës kanë ngritur shqetësime për ligjin e nëpunësit civil.

Sipas Petrit Vasilit, nga testet e DAP po eliminohen persona me 20 vjet eksperiencë dhe po fitojnë të rinj që s’kanë punuar ndonjëherë në administratë.

Ndërkohë që Pandeli Majko tha se ligji i administratës publike pengon të rinjtë dhe mbron ata që janë brenda sistemit. Sipas tij, në administratë punojnë injorantë me mesatare 6 dhe jo studentët që përfundojnë me mesatare 9.

“Imagjinoni një student që ka mbaruar me 9.5, 9.6, 9.8 dhe kanë bërë vaki që shkojnë të punojnë në call center për të mbajtur veten dhe familjen. Ndërkohë që injorantë me mesatare 6 punojnë në administratën publike. Ç’do të bëjmë, do t’i lëmë të ikin në Gjermani apo Itali?”, tha dje Majko.

Panorama ka zbardhur debatet në Komisionin e Ligjeve.

Bashkim Fino: Si do të bëhet transparenca e rekrutimeve? Deri më tani është bërë, por ne kërkojmë më shumë transparencë. Dhe çfarë masash do të merrni për të ndryshuar strukturën e pagave që keni miratuar në ligjin e vitit 2014? Pra, ju duhet të bëni ndryshimin e pagës.

Milena Harito: Për transparencën na e ka njohur dhe progres raporti. Për pagat është pjesë e strategjisë së Këshillit të Ministrave. Patjetër që sistemi i përgjithshëm i pagave duhet rishikuar. Po kërkojmë mbështetjen “Tvinig”. Për disa pozicione pagat janë relativisht të ulëta, ndërsa niveli i kompetencës është relativisht i lartë. Dhe për këtë arsye nuk arrijmë të përthithim njerëzit e duhur. Kjo është një çështje që do të trajtohet në strategjinë e reformës.

Vasilika Hysi: Është i treti vit, sipas raportit tuaj, që mbeten vende vakante, dhe të gjithë ministrat në mbledhjet që ne bëjmë thonë kam vende boshe, ndërkohë që njerëzit thonë s’kam punë.

Milena Harito: Ne kemi pasur 20 mijë kandidatë, dhe prapë nuk plotësohen 100% vendet e punës.

Petrit Vasili: Ka plot raste të testeve që zhvilloni ju, apo nga ju, ka njerëz që kanë eksperienca shumë të gjata dhe për hir të teksteve me pyetjet ku dihet që testi ka pyetje aproksimative, ndodh që njerëz me eksperienca 20-vjeçare dhe që e kanë provuar veten në vite, munden dhe nga një djalosh apo një vajzë që s’ka punuar asnjë ditë në administratë dhe që fiton qetësisht konkursin. Kjo ne duhet të na shqetësojë. Këtu është shkaku që konkurrojnë 20 mijë dhe nuk mbushen dot as 1 mijë vende. Ne duhet të tërheqim më të mirët, dhe jo me konkurse të tilla mekaniciste t’i përjashtojmë nga gara. Në këtë mënyrë humbin kualitet. Ia kam ngritur këtë problem dhe kryeministrit. Dhe kam dëgjuar dhe sqarime të tipit që nuk i specifikojnë mirë vendet ministritë dhe nuk bëhen 10 vende, dhe po nuk u bënë 10, nuk hapim dot konkursin. Se po u bënë 7, janë pak. Kemi shpenzuar 3 vjet ne si maxhorancë, nuk mund të presim dhe një vit të katërt të ketë akoma sektorë në administratën publike dhe ministri me sektorë të gjymtuar, drejtorë që vijnë dhe ikin. Në qoftë se performanca e institucioneve është e njëjta apo më e ulëta, atëherë duartrokitja e duarve për zbatimin e ligjit besoj se është shumë e vakët.

Fatmir Xhafaj: Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces. Dhe askush nuk mund të justifikohet që cilësia ka qenë në vite, mund të ketë qenë në vite, por ka dhe një proces në vite. Vlerësimi. Pra, juristë që nuk dinë të shkruajnë ligje, për fat të keq, ne kemi me shumicë në ministri. Në mënyrën e të shkruarit ata lënë jashtëzakonisht për të dëshiruar.

Milena Harito: Shpresoj që këtë gjë nuk e keni konstatuar në ligjet që vijnë nga fusha jonë. Janë një sërë ligjesh, që tek ai me 3/5 i administratës publike deri te ligjet e teknologjisë së informacionit. Shpresoj të mos keni konstatuar këtë mungesë cilësie.

Fatmir Xhafaj: Mos e hap atë diskutim…

Milena Harito: Ju me të drejtë thoni që si do të sigurojmë më shumë transparencë dhe fakti që ne bëjmë rekrutime në grup, por duhet t’i çojmë edhe më tej. Pra, grupet duhet të jenë më të mëdha kur rekrutojmë juristë, të hapim 10 pozicione përnjëherësh dhe jo tre. Kjo do të thotë që institucionet duhet të koordinohen me DAP dhe të publikojnë vendet vakante në sistemin që ka ngritur DAP. Nëse një ministri nuk sjell pozicionet e veta, kjo ngadalëson proceset e tjera dhe kjo ka ngadalësuar procesin, për fat të keq. Kemi pasur një administratë shumë partiake para vitit 2013, të gjithë e dimë këtë. Dhe një administratë instabël që ndryshonte në mënyrë të vazhdueshme. Ligji që kemi miratuar së bashku dhe i kërkuar nga BE, krijon stabilitet në administratë. Dhe sigurisht që cilësia është ajo që vjen mbrapa. Pra, nuk mund të pretendohet që njerëz që ndërroheshin 2-3 vjet, të investonin për veten e tyre në mënyrë që të rrisnin cilësinë.

Petrit Vasili: Ka qenë një kualitet i ulët i administratës publike që nuk ka prodhuar kualitetin e duhur dhe as nevojën e duhur. Për disa fusha të interesit tim të veçantë kam parë nivele shumë të ulëta dhe unë nuk mund ta pranoj dot që në një ligj që zbatohet për t’i dhënë një tjetër nivel administratës publike, të shikoj disa nivele më të ulëta se më parë. Kuvendi ka bërë detyrën e ministrive, vetëm se cilësia ka qenë e ulët. Ka një fenomen që nuk bie fare në vëmendjen tuaj, thuhet me të drejtë që është një pjesë e administratës publike që qëndron aty. U reziston dhe tallazeve të ndryshimit të maxhorancave. Po nuk ju shqetëson juve fare që nga kjo pjesë e administratës asnjëri nuk ecën në karrierë?! Lind dhe vdes si specialist, apo promovimi në shef sektori është një gjë e jashtëzakonshme.

Bashkim Fino: Ne duhet të vendosim në projektrezolutë që në vitin 2016 do të ketë zero vendime të formës së prerë të gjykatës, këto duhet të ndiqen nga ju për gjithë institucionet. Asnjë vendim i formës së prerë të gjykatës në Shqipëri, që sot janë 91 të tilla. Duhet të jenë zero nesër. Të gjithë këta duhet të futen në punë. Dhe ju duhet që këto shifra t’i realizoni.

Pandeli Majko: Sot kemi Sekretarë të Përgjithshëm që u ngjajnë dispeçerëve sesa Sekretarëve të Përgjithshëm. Veprimtaria e DAP ngjan me një këmishë force, dhe ne diskutojmë sa po funksionon cilësia e këmishës së forcës, ne diskutojmë cilësitë e të çmendurit. Si deputet i Tiranës, mua më kanë ardhur shpeshherë studentë shumë të mirë, të cilët kanë një problem me ligjin e administratës civile, i cili është bërë në mënyrë të atillë që mbron ata që janë brenda dhe nuk lë ata që janë jashtë. Të gjithëve u kërkon eksperiencë pune. Imagjinoni një student që ka mbaruar me 9.5, 9.6, 9.8 dhe kanë bërë vaki që shkojnë të punojnë në call center për të mbajtur veten dhe familjen. Ndërkohë që injorantë me mesatare 6 punojnë në administratën publike. Kështu që ne duhet t’u japim një shans këtyre. Duhet t’u jepet një shans këtyre. 10%, 15% duhet ta kemi të hapur për studentët pa eksperiencë pune dhe mundësisht që të vënë kushtin që sapo kanë mbaruar universitetin. Ç’do të bëjmë, do t’i lëmë të ikin në Gjermani apo Itali? Sot hiq sekretarin e Këshillit të Ministrave dhe ndonjë Sektar të Përgjithshëm të ndonjë ministrie tjetër, të tjerët i kemi në nivel shumë të dobët.

Vasilika Hysi: Ndoshta ka probleme ligji dhe ky është një problem i madh.

20 komente në “DEBATET/ Pandeli Majko: Administrata është e mbushur me injorantë. Harito: Paguhen pak, iu duhet rritur rroga”

  1. Quality Management says:

    Niveli do jete me i ulet se niveli i Rames me shoke prandaj beni ligje sa te doni keta do mbledhin vetem nivel te ulet se ashtu jane vete. Nuk mund te besh nje administrate profesioniste kur kryeministri ka mangesi te theksuara ne kulture ligjore dhe ekonomike te cilat as nuk perpiqet ti ndryshoje duke mesuar. Po ashtu dhe shume ministra te tjere jane ne te njejtin nivel apo me keq si mund te perzgjedhin keta me te miret per administrate apo te bejne teste per te nxjerre me te mirin ? Cilesia nuk mund te rritet ne administrate kur ata qe e drejtojne ate nuk kane nivelin e duhur dhe te mjaftushem dhe per me keq nuk lejojne ata qe e kane qe te merren me kete pune. Manaxhimi i kualitetit nuk behet duke vizatuar per te heq stresin se nuk di te zgjidhesh problemet (po nuk pate njohurite baze lexo sa te duash nuk merr vesh dhe fustrohesh fillon dhe zhgarravit letra.).

  2. Juri says:

    Po ik o Pandeli me gjithe mesataren tende te dhjere se nuk do te thote asgje me sistemin arsimor qe ekziston ne Shqiperi. Kam miq e shok te cilet punojne ne shoqeri perendimore te vendosura ne Shqiperi (big four) me mesatare diku tek 7 dhe jane me paga nga 800 deri ne 1000 Euro ndersa ti me tregon 9.5 kur shume prej tyre dihet si imarrin.
    Nese doni cilesi ne administrate paguani si gjithe vendet e rajonit, dhe jo me pagen me te ulet ne Europe, me qellim qe njerezit e kualifikuar te jene te interesuar te punojne ne administrate.
    Pjesa me e madhe e atyre qe punojne aktualisht ne administrate jane ata qe u punesuan me kontrate te perkohshme nga PD dhe ju skeni bere ende asgje per kete.
    Tung

    1. elona says:

      E ke gabim, ne administrate duan te gjithe te hyne per te tundur celesat e per te vjedhur nga papret e popullit.

      1. Xyz says:

        Elona moj vajze, ne administrate ka edhe njerez te perkushtuar, te paperzjere me politiken, me arsim, mastera e specializime, qe iu q… kocka tete ore ne pune duke punuar me perkushtim, per ate shkerdh….. rroge te mjere! por ty dhe lukunise se komentuesve iu duket sikur administrate eshte e gjitha: drejtore ujesjellesash, spitalesh, rrugesh, pergjegjesa qe hedhin firmen neper tendera, hajdute tollonash nafte, apo ku di une, dhe doni t’i shihni te gjithe ne turren e druve, te njome e te thate. Jo moj vajze, ne administrate ka edhe nga ana qe e mbyllin diten me koken lart. Pyeteni pak kete kompetentin qe I fut te gjithe ne nje thes, sa dite pune ka ne libreze!

  3. Realisti says:

    Administrate e korruptuar dhe superinjorante.

  4. sol says:

    Ky Pandeli MAJKO , njerzit qe ka fut ne pune, tek Aluizni psh, me ca mesatare i ka fut??!
    per te mos folur pershkollen qe kane mbaruar

    1. daku says:

      se mos vetem te aluizni .ai e mori tjetren nga banakjere te blloku e beri drejtoresh, se ishte e shkurter se merrnin ushtare

  5. Emer says:

    Administrata dru me pre!

  6. andromeda says:

    Vini re! asnjëri nuk thotë se administrata është e fryrë tej mase me aparatçikë dhe burokratë që dredhin zinxhirin në të shumtën e kohës. Dhe ky aparat i shtetit mbahet me taksat tona. Tani, kjo ministrja idiote e Ripjerdhjes së Ramës kërkon t’ia rrisë edhe më shumë rrogat ani pse zyrtarin e mban qytetari shqiptar n’atë karrike. Shfryjeni sa më shumë burokracinë shtetërore dhe bëjeni më të vogël se ashtu do të jetë më fleksibël dhe efikase.

    1. elona says:

      Po kane hallet e veta moj….secili mbron inetresin e tij aty, s’i plas asnjerit per popullin as per mesataren.A thua se rrine vetem me rroga ata….Une personalisht njoh te pakten 20 persona nga rradhet e partise qe kan shtuar 20-50 kg , kane blere makina, pushime jashte , kane bere dhe dasmat se kishin 20 vjet fejaur e s’u dilnin paret brenda 1-vjecarit te pare te punes ne shtet.Dashkan dhe tu rrisin rrogat ketyre plehrave.

  7. Nardi says:

    Kur i keni neper ministri injorante, po neper bashki? Per te vene duart ne koke. Qe aty ne bashkine e Tiranes. Turp e marre e faqja e zeze qe nuk dine te bejne nje proces verbal gjobe dhe urdher administrativ per gjobe. E kam fjalen per gjoben qe i vune PD-se. Per turp.
    Pa le pastaj bashkite e rretheve. Injorante klasi.

  8. gjini says:

    A doni me provue administraten ? Ja nji test: Jepini me zgjidhe nji problem me regullin e treshit dhe se dyti jepini me mbledhe shumfishet ose nenfishet e nji sistemi mates.(psh 28 m+36 cm+72 km+64 dm+ 58 mm+ 32 hm= rezultati) Keni per te pa se ma shume se 50% e administrates shtetnore nuk kane me dite me i zgjidhe!! Provonje!

  9. mirel says:

    Administrata publike kerkon financim te huaj-borxh qe do e paguaj shqiptari i varfer dhe i papune. Nderkohe qe administrata e kalom kohen duke bere ligje dhe plane si te rrisi rrogat

  10. Niko says:

    kane filluar ethet e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017 dhe po fillon fushata duke rritur presjonin mbi administraten. Shqiptaret kane problemin me te madh nga te gjithe popujt e tjere. Jane qorra dhe nuk shohin dot me larg se maja e hundes se tyre.

  11. a says:

    Ore ca administrate do ky z. Majlesh ??? kur mua me del te punoj si freelancer 2000 euro deri ne 3000 euro ne muaj ca trapin me nevoitet te punoj per kete shtet muti qe spaguan as 500 euro??? pastaj mbi te gjitha ca te punohet ketu??? ketu vec tenderat qe bejne keta po i firmose te rrasin ne burg per nja 10 vjet a ja vlen te futesh ne pune per keta palaco???

  12. ILIRIA says:

    Edhe injorante edhe duhet tju rriten rrogat …… A e kuptoni ju kete gje domethene pa zgjedhur me te miret duke i futur te gjithe ne konkurse por jo qe te vleresohen nga partite PS – PD – LSI etj.etj atehere kur te bejne punen qe ju takon tju rritet rroga qe te mos koruptohen sepse perderisa koruptohet i madhi kush pyet per te tjeret nga mbrapa.

  13. liku says:

    ….aman ky prandaj sqeka fut ne pun, po direkt nga shkolla u be deputet, se spaska pas mesatare…..!!!!!!!!!!!

  14. qytetari says:

    Administrata eshte e mbushur me servila dhe injorante. Ata qe punojne rilindasit nuk i duan, bile i urrejne. Si mund te beje prokopi nje vend qe nuk e do punen dhe ata qe punojne..? Rrofte niko Peleshi dhe dallkauket qe e rrethojne..!

  15. daku says:

    per sa kohe qe nuk do te behet verifikimi i diplomave sidomos perketo 10 vjetet e fundit keshtu do vej kjo pune diploma te blera nga njerez qe nuk dine tehedhin firmen punonjes qe ne keto 6 vite te rreshtuar ne formacione politike vezhgus numerues komisioner etj puneohen dhe kane ne dore jetet tona por edhe te femijeve shikoni armaten e lsi-steve ne te gjitha nivelet jane jo vetem injorant por pune ngateruar ndaj o majko kerko verifikimin e ketyre diplomave .

  16. Arben says:

    CDO NJERI MERR ATE QE MERITON.

    CDO POPULL MERITON QEVERRINE QE KA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje